BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 6/03 f. 7
  • Të kufizuar, por të frytshëm

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Të kufizuar, por të frytshëm
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2003
  • Material i ngjashëm
  • Jehovai do të të japë forcë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2021 (Për studim)
  • A po e kryen plotësisht shërbimin tënd?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2019
  • Prilli​—Kohë ‘për të punuar pa u lodhur dhe për t’u përpjekur’
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2001
  • Pse jam kaq sëmurë?
    Të rinjtë pyesin ... Përgjigje praktike, Vëllimi 2
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2003
km 6/03 f. 7

Të kufizuar, por të frytshëm

1 Edhe nëse je njëri ndër ata Dëshmitarë të Jehovait që janë të kufizuar, mund të bësh ende një shërbim të frytshëm. Në të vërtetë, ndoshta rrethanat të japin mundësi të veçanta për të dhënë dëshmi e për të inkurajuar të tjerët.

2 Rastet për të dëshmuar: Shumë veta që u duhet të përballojnë këtë problem po marrin pjesë plotësisht në shërbim. Për shembull, një motër që nuk mund të lëvizte e të fliste për shkak të një dëmtimi serioz nga një operacion mendoi se mund të shpërndante revista nëse burri e parkonte makinën afër një trotuari ku kalonin shumë njerëz. Në një rast vetëm brenda dy orësh shpërndau 80 revista. Edhe ty, rrethanat e tua të veçanta ndoshta të japin mundësinë të bisedosh me njerëz që përndryshe vështirë se mund të takohen. Nëse po, shikoji ata si territorin tënd të veçantë.

3 Predikimi që bën mund të jetë shumë i efektshëm. Kur të tjerët vërejnë vendosmërinë tënde dhe ndikimin e mirë që ka e vërteta biblike në jetën tënde, mund të tërhiqen drejt mesazhit të Mbretërisë. Përveç kësaj, kur takon njerëz që vuajnë nga ndonjë shqetësim, përvoja e jetës të pajis për t’u dhënë ngushëllim nga Fjala e Perëndisë.—2 Kor. 1:4.

4 Forcoji të tjerët: A nuk more zemër nga jetëshkrimi i Lorela Nizbetës, e cila megjithëse ishte e ngujuar për 37 vjet brenda një aparati për frymëmarrje, të quajtur mushkëri çeliku, ndihmoi 17 veta që të merrnin njohurinë e saktë për të vërtetën biblike? Po kështu, shembulli që lë ti mund t’i nxitë bashkëbesimtarët të bëjnë përpjekje në shërbimin ndaj Jehovait.

5 Edhe nëse rrethanat e tua të pengojnë të dalësh në shërbim aq sa do të dëshiroje, ende je në gjendje për të forcuar të tjerët. Një vëlla tha: «Kam mësuar se edhe një njeri që është tepër i kufizuar, mund të jetë një ndihmë e madhe për të tjerët. Gruaja dhe unë kemi qenë si një lloj spirance për anëtarë të ndryshëm të kongregacionit. Për shkak të rrethanave tona jemi gjithmonë këtu, gjithnjë të gatshëm.» Megjithatë, për faj të kufizimit tënd, kuptohet që jo gjithmonë mund të bësh aq sa të shtyn zelli që ke. Prapëseprapë, me pak ndihmë mund të kesh një pjesëmarrje aktive në shërbim. Prandaj, nëse ke nevojë për pak ndihmë, mos ngurro t’u thuash pleqve ose pjesëtarëve të tjerë të kongregacionit, që kanë mundësi të të ndihmojnë.

6 Jehovai shikon çdo gjë që bën për t’i shërbyer atij dhe gjen kënaqësi nga shërbimi yt me gjithë shpirt. (Psal. 139:1-4) Ndërsa mbështetesh te Jehovai, ai të jep fuqinë për të pasur një shërbim të frytshëm e cilësor.—2 Kor. 12:7-10.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo