Rishikimi i Shkollës së Shërbimit Teokratik
Pyetjet e mëposhtme do të trajtohen me gojë në Shkollën e Shërbimit Teokratik gjatë javës që fillon më 30 qershor 2003. Mbikëqyrësi i shkollës do të drejtojë një rishikim prej 30 minutash, të bazuar në materialin e trajtuar në caktimet për javët nga 5 maj deri më 30 qershor 2003. [Vër re: Kur pas pyetjeve nuk ka referime, për të gjetur përgjigjet duhet të bësh kërkime vetë.—Shih Shkolla e Shërbimit, f. 36-37.]
CILËSITË ORATORIKE
1. Pse intonacioni është i rëndësishëm kur mbahet një fjalim, dhe si mund të arrihet ai? [be kutia në f. 111; kutia në f. 112]
2. Kur një orator e beson atë që po thotë dhe e do Jehovain, atëherë përse mund t’i mungojë entuziazmi? [be f. 115 par. 3, 4; f. 116 par. 1]
3. Çfarë do ta ndihmojë një orator që të shprehë ngrohtësi dhe ndjenjë në një fjalim dhe pse ka rëndësi kjo? [be f. 119 par. 1-4]
4. Çfarë përcakton entuziazmin, ngrohtësinë dhe emocionet e tjera të përshtatshme në një fjalim? [be f. 120 par. 2-5]
5. E vërtetë ose e rremë: Gjestet dhe shprehjet e fytyrës kanë vlerë vetëm në rast se auditori po sheh nga ti. Shpjego. [be f. 121 par. 3]
FJALIMI NR. 1
6. Çfarë e ndihmoi Josian që të zgjidhte drejtimin e duhur, me gjithë fëmijërinë e vështirë që kishte pasur? (2 Kron. 34:1, 2) [w01 15/4 f. 27 par. 1-6; f. 28 par. 4]
7. Cili është kuptimi i Proverbave 9:7, 8a, dhe si mund të zbatohet kjo për shërbimin në fushë? [w01 15/5 f. 29 par. 4, 5]
8. Çfarë donte të thoshte Jehovai kur u tha izraelitëve ‘mos harroni’, dhe si mund ta shmangim të harruarit? (Ligj. 4:9; 8:11) [be f. 20 par. 1-3]
9. Si tregojnë shprehjet e sinqerta të Davidit te Psalmi 32:1, 5 dhe te Psalmi 51:10, 15 se dikush që ka kryer një mëkat të rëndë, por ka shfaqur pendim të sinqertë nuk duhet të ndihet i pavlefshëm? [w01 1/6 f. 30 par. 1-3]
10. Çfarë mund të mësohet për sa i përket përkujdesjes për nevojtarët nga udhëzimet e Pavlit që paraqiten te 1 Timoteut 5:3-16? [w01 15/6 f. 11 par. 1]
LEXIMI JAVOR I BIBLËS
11. Për çfarë e kishte fjalën Jezui kur përdori shprehjen «lind përsëri», siç është shkruar te Gjoni 3:3? [w95 1/10 f. 9, 10 par. 4, 5]
12. Si e përdori Jezui arsimimin e tij, dhe çfarë mësimi të vlefshëm mund të nxjerrim nga kjo? (Gjoni 7:15-18) [w96 1/2 f. 9, 10 par. 4-7]
13. Ç’lidhje kanë fjalët e Gjonit 8:32 me mbrojtjen që u siguron Jehovai shërbëtorëve të tij? [w99 1/9 f. 4 par. 4]
14. Sipas Veprave 2:17, çfarë nënkuptonte derdhja e frymës së shenjtë në shekullin e parë dhe çfarë do të thotë sot? [w98 1/5 f. 18 par. 16]
15. Me ç’autoritet Pjetri tha fjalë dënimi kundër Ananisë dhe Safirës? (Vep. 5:1-11) [w96 15/4 f. 28 par. 9]