Programi i Mbledhjes së Shërbimit
SHËNIM: Gjatë muajve të verës te Shërbimi ynë i Mbretërisë do të programohet një Mbledhje Shërbimi për çdo javë. Kongregacionet mund të bëjnë përgatitjet e nevojshme duke mbajtur parasysh pjesëmarrjen në Kongresin Krahinor «Jepini lavdi Perëndisë». Kur është e përshtatshme, të përdoren 15 minuta nga Mbledhja e Shërbimit që mbahet javën e fundit para kongresit për të përsëritur këshillat thelbësore nga shtojca e këtij muaji, që zbatohen për zonën tuaj. Gjatë muajit tetor një Mbledhje Shërbimi do të përdoret vetëm për të rishikuar pikat kryesore të programit të kongresit. Që të përgatitemi për këtë diskutim, të gjithë mund të marrim shënime domethënëse në kongres, duke përfshirë një listë të pikave të veçanta që do të donim t’i zbatonim personalisht në jetën tonë dhe në shërbimin në fushë. Më pas mund t’i inkurajojmë të tjerët, duke u shpjeguar si i kemi zbatuar këto sugjerime që nga koha kur ndoqëm kongresin.
Java që fillon më 14 prill
Kënga 9 (37)
15 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. Duke përdorur sugjerimet në faqen 8, përgatit dy demonstrime që tregojnë si prezantohet Kulla e Rojës e 15 prillit dhe Zgjohuni! e 22 prillit. Në secilin rast, të dyja revistat duhen ofruar së bashku, ndonëse do të prezantohet vetëm njëra prej tyre.
10 min.: «Kutia e pyetjes.» Fjalim nga një plak.
20 min.: «Shkëlqeni si ndriçues.»a Përfundo me një fjalim prej pesë minutash, duke u bazuar te Kulla e Rojës 1 qershor 1997, faqet 14, 15, paragrafët 8-13. Thekso përse nuk duhet t’ua mbajmë të fshehtë njerëzve mesazhin e Mbretërisë.
Kënga 8 (53), lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 21 prill
Kënga 15 (127)
10 min.: Njoftime lokale. Raporti i llogarisë.
15 min.: «Të mblidhemi së bashku për të lavdëruar Jehovain.»b Përdor pyetjet e caktuara. Nxiti të gjithë të jenë të pranishëm në çdo sesion, që nga mëngjesi i së premtes deri pasditen e së dielës. Thekso se duhet jo vetëm të dëgjojmë, por edhe ta zbatojmë atë që kemi mësuar. Shqyrto shënimin e mësipërm në lidhje me atë që është planifikuar të bëhet në një Mbledhje Shërbimi në tetor, ku do të rishikohen pikat kryesore të kongresit krahinor. Inkurajoji të gjithë që të marrin shënime.
20 min.: «Le t’i bëjë vend.»c Intervisto një ose dy lajmëtarë, të cilët po e përdorin mirë beqarinë për të çuar përpara interesat e Mbretërisë. Të komentojnë se çfarë i ndihmon për të gjetur kënaqësi në shërbimin e tyre.
Kënga 13 (124), lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 28 prill
Kënga 23 (200)
10 min.: Njoftime lokale. Kujtoju lajmëtarëve të dorëzojnë raportin e shërbimit për muajin prill. Duke përdorur sugjerimet në faqen 8, përgatit dy demonstrime që tregojnë si prezantohet Kulla e Rojës e 1 majit dhe Zgjohuni! e 8 majit.
15 min.: «Ji një shembull veprash të shkëlqyera.»d Përdor pyetjet e caktuara. Thekso nevojën për të vepruar në përputhje me rregullimet për strehimin që janë bërë për dobinë tonë. Shpjego përse është thelbësore që të gjithë të kemi një sjellje të mirë.
20 min.: «Rivizitat çojnë në studime biblike.»e Të mbahet nga një plak, duke përdorur pyetjet e caktuara. Ftoje auditorin të tregojë përvoja të shkurtra nga shërbimi në fushë, të cilat kanë lidhje me pikat që janë trajtuar. Kur të diskutosh paragrafin 5, trego një përvojë për ndonjë studim biblik që është filluar në territorin tuaj.
Kënga 18 (162), lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 5 maj
Kënga 7 (51)
10 min.: Njoftime lokale. Rishiko shkurtimisht sugjerimet e dhëna te Shërbimi ynë i Mbretërisë prill 2002, faqja 2, në pjesën e titulluar «Të planifikojmë më përpara për stinën e verës».
20 min.: «Veshja e rregullt tregon nderim të thellë për Perëndinë.»f Të mbahet nga një plak. Përdor pyetjet e caktuara. Të lexohet çdo paragraf nga një vëlla që është lexues i aftë.
15 min.: Një raport i mirë—Një shkak për t’u gëzuar. (Prov. 15:30) Diskutim me auditorin që tregon se çfarë arritjesh ka patur kongregacioni si rezultat i përpjekjeve të veçanta që bëri gjatë marsit dhe prillit. Ftoje kongregacionin të tregojë përvojat pozitive që patën në fushat e mëposhtme: (1) Ndihma që i është dhënë një të interesuari për të ndjekur Përkujtimin, (2) shërbimi si pionier ndihmës, (3) inkurajimi që i është dhënë një lajmëtari joaktiv për të rifilluar shërbimin me kongregacionin, (4) ndihma që i është dhënë një të riu në të vërtetën për të dalë në shërbim dhe (5) kultivimi i interesit të atyre që morën pjesë në Përkujtim. Cakto disa komente që më përpara. Inkurajoji të gjithë që të ngulmojnë në të tilla përpjekje edhe në të ardhmen.
Kënga 26 (212), lutja përmbyllëse.
[Shënimet]
a Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.
b Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.
c Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.
d Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.
e Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.
f Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.