BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 4/03 f. 1
  • «Le t’i bëjë vend»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • «Le t’i bëjë vend»
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2003
  • Material i ngjashëm
  • Përfito plotësisht nga beqaria
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
  • Beqaria: Derë për një aktivitet të përqendruar
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
  • Beqaria
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Beqarë dhe të kënaqur në shërbim të Jehovait
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2005
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2003
km 4/03 f. 1

«Le t’i bëjë vend»

1 Në një rast, kur po fliste me dishepujt rreth martesës, Jezui e quajti beqarinë ‘një dhuratë’. Më pas tha: «Ai që mund t’i bëjë vend, le t’i bëjë vend.» (Mat. 19:10-12) Disa vjet më vonë, apostulli Pavël shkroi për dobitë që sjell beqaria dhe i inkurajoi të tjerët të ndiqnin shembullin e tij për të mbetur beqarë. (1 Kor. 7:7, 38) Sot shumë veta ‘i kanë bërë vend’ beqarisë dhe po gëzojnë dobitë e saj. Cilat janë disa prej tyre?

2 Shërbim «pa shpërqendrim»: Pavli e kuptoi se beqaria i dha mundësi t’i shërbente Jehovait «pa shpërqendrim». Po kështu, edhe sot një vëlla beqar mund të bëjë kërkesën për Shkollën e Stërvitjes për Shërbim; një beqar është zakonisht më i lirë që të bëhet pionier, të mësojë një gjuhë tjetër, të shkojë atje ku nevoja është më e madhe, të shërbejë në Bethel ose të jetë i gatshëm për privilegje të tjera të veçanta shërbimi. Ai mund të ketë më shumë kohë dhe mundësi që të angazhohet në një studim të thellë personal, si edhe të meditojë e të komunikojë me Jehovain me anë të lutjeve të përzemërta. Një beqar zakonisht ka më shumë kohë të lirë për të ndihmuar të tjerët. Të gjitha këto veprimtari janë për «dobinë personale».​—1 Kor. 7:32-35; Vep. 20:35.

3 Ky shërbim pa shpërqendrime ndaj Perëndisë sjell shpërblime të bollshme. Pas 27 vjetësh që jetonte në Kenia, një motër beqare shkroi: «Kisha kaq shumë miq dhe shumë punë! I bënim gjërat së bashku [dhe] vizitonim njëri-tjetrin. . . . Isha në gjendje që lirinë e madhe dhe mundësinë për të udhëtuar që ofron beqaria t’i përdorja për të qenë e zënë në shërbim. Kjo më ka sjellë lumturi të madhe.» Ajo shtoi: «Me kalimin e viteve, marrëdhënia ime me Jehovain është bërë më e ngushtë.»

4 T’i bëjmë vend: Jezui tha se motivi për ta kultivuar dhuratën e beqarisë duhet të jetë «për shkak të mbretërisë së qiejve». (Mat. 19:12) Ashtu si çdo dhuratë, beqaria duhet të përdoret siç ka hije që të sjellë kënaqësi dhe dobi. Duke shfrytëzuar mundësitë që jep beqaria dhe duke u mbështetur te Jehovai për mençuri e fuqi, shumë beqarë kanë kuptuar sa e vlefshme është t’i bëjnë vend kësaj dhurate.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo