Njoftime
◼ Literatura që do të ofrohet në qershor: Çfarë kërkon Perëndia prej nesh? ose Njohuria që të çon në jetën e përhershme. Në rast se i zoti i shtëpisë i ka tashmë këto botime, të ofrojmë ndonjë nga broshurat e përshtatshme për të që janë në repartin e literaturës së kongregacionit. Korrik dhe gusht: Mund të përdoret secila nga broshurat e mëposhtme me 32 faqe: A kujdeset me të vërtetë Perëndia për ne?, A duhet të besosh në Trinitet?, Çfarë ndodh me ne kur vdesim?, Cili është qëllimi i jetës: Si mund ta gjesh? dhe Kur të vdes një njeri i dashur. Broshurat Një libër për të gjithë njerëzit dhe A do të ekzistojë ndonjëherë një botë pa luftë? mund të ofrohen kur të jetë e përshtatshme. Shtator: Jeta: Si erdhi ajo këtu? Me evolucion apo me krijim?
◼ Të gjitha kongregacionet dhe grupet duhet të porositin brenda datës 30 qershor këto botime në gjuhën shqipe: Të shqyrtojmë shkrimet çdo ditë 2003, Kalendari 2003, Libri vjetor 2003. Për këtë qëllim, ju lutemi të përdorni formularin S-14-AL për kërkesën e literaturës. Ju nxitim që t’i porositni këto botime, duke mbajtur parasysh nevojën e lajmëtarëve dhe të individëve që studiojnë me ta, si edhe kontributet për mbulimin e kostos së tyre.