Kutia e pyetjes
◼ Ç’lloj veshjeje dhe krehjeje duhet të kemi kur vizitojmë shtëpinë Bethel dhe ndërtesat e degës?
Kur vijmë në Bethel për të vizituar ndërtesën ose për t’u takuar me pjesëtarë të kësaj familjeje, «veshja, krehja dhe sjellja jonë duhet të jenë të ngjashme me ato që priten nga ne kur jemi të pranishëm në mbledhjet për adhurim në Sallën e Mbretërisë». (Të organizuar f. 131) Megjithatë, është vërejtur se, kur vizitojnë zyrat e degës, disa vëllezër e motra kanë prirjen të jenë tepër të shkujdesur në mënyrën se si vishen. Një gjë e tillë nuk është e përshtatshme kur vizitohen mjedise të tilla. Paraqitja jonë duhet të jetë shembullore, e rregullt dhe modeste duke pasqyruar sjelljen dhe dinjitetin që u ka hije shërbëtorëve të Perëndisë Jehova.—1 Tim. 2:9, 10.
Kjo është veçanërisht e rëndësishme kur vizitojmë shtëpinë Bethel dhe ndërtesat e degës, sepse ato tërheqin vëmendjen e shumë vëzhguesve që nuk janë Dëshmitarë. Këta vëzhgues mund të krijojnë një mendim për popullin e Perëndisë dhe për organizatën e tij nga ajo që shohin. Do të ishte mirë të flitej me studentët e Biblës dhe ata që mund të vijnë për të vizituar këto mjedise, për t’u kujtuar se është e rëndësishme t’i kushtojnë vëmendjen e duhur veshjes dhe krehjes. Familja Bethel do të ishte mirënjohëse për një gjë të tillë.
Si shërbëtorë të krishterë duhet të jemi të kujdesshëm që paraqitja jonë të mos bëhet shkak pengese. (2 Kor. 6:3, 4) Në vend të kësaj, me sjelljen tonë të mirë ‘në çdo gjë të stolisim mësimin e Shpëtimtarit tonë, Perëndisë’ dhe këtë ta bëjmë gjithmonë.—Titit 2:10.