BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 2/02 f. 2
  • Programi i Mbledhjes së Shërbimit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Programi i Mbledhjes së Shërbimit
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2002
  • Nëntema
  • Java që fillon më 11 shkurt
  • Java që fillon më 18 shkurt
  • Java që fillon më 25 shkurt
  • Java që fillon më 4 mars
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2002
km 2/02 f. 2

Programi i Mbledhjes së Shërbimit

Java që fillon më 11 shkurt

Kënga 18 (162)

12 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. Nxiti të gjithë që të lexojnë ose të rishikojnë Zanafillën 6:1 deri në 9:19 dhe të shohin videokasetën Noeja: Ai eci me Perëndinë, gjatë përgatitjes për diskutimin që do të bëhet në Mbledhjen e Shërbimit, javën që fillon më 25 shkurt.

20 min.: «‘Të predikojmë plotësisht fjalën e Perëndisë.’»a (Paragrafët 1-13) Të trajtohet nga mbikëqyrësi drejtues. Një diskutim entuziast për atë që duam të arrijmë në muajin mars e në vazhdim. Gjithsecili duhet të përdorë kalendarin që përmban shtojca, për të hartuar një program praktik me qëllim që të marrë pjesë sa më shumë në shërbim gjatë marsit. Nxiti të gjithë ata që munden, që të shërbejnë si pionierë ndihmës gjatë këtij muaji. Gjatë diskutimit të paragrafëve 7-8, kërko nga ata që shërbyen si pionierë gjatë sezonit të kaluar të Përkujtimit, që të shprehen për bekimet që patën. Njofto që kërkesat për shërbimin si pionier ndihmës do të jenë në dispozicion pas kësaj mbledhjeje.

13 min.: «Çfarë të themi për revistat?» Kërkoju lajmëtarëve të tregojnë se si i ka ndihmuar kjo pjesë në Shërbimi ynë i Mbretërisë, që të jenë më të përgatitur për t’i lidhur artikujt me ngjarjet shqetësuese të këtyre kohëve kritike. Çfarë përvojash kanë pasur disa duke i ngushëlluar njerëzit dhe duke i ndihmuar të gjejnë përgjigjet me bazë biblike të pyetjeve që i shqetësojnë? Me një demonstrim, trego si të prezantohet revista Kulla e Rojës e 15 shkurtit.

Kënga 5 (46), lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 18 shkurt

Kënga 2 (15)

8 min.: Njoftime lokale. Raporti i llogarisë.

12 min.: «Jemi populli më i lumtur në botë.»b Përfshi shkurtimisht pjesën «Hapa drejt lumturisë», në faqen 6 të Kullës së Rojës të 15 tetorit 1997.

25 min.: «‘Të predikojmë plotësisht fjalën e Perëndisë.’»c (Paragrafët 14-23) Të trajtohet nga mbikëqyrësi i shërbimit. Rishiko planet e veçanta që janë bërë në shkallë lokale, për të shtuar shërbimin gjatë marsit. Trego të gjithë programin e mbledhjeve për shërbim që janë planifikuar për këtë muaj. Drejto vëmendjen në riaktivizimin e atyre që janë bërë joaktivë dhe në ndihmën që do t’u jepet fëmijëve e studentëve të Biblës që të kualifikohen si lajmëtarë të papagëzuar. Njofto emrat e atyre që kanë plotësuar kërkesën për shërbimin si pionier ndihmës gjatë marsit dhe nxit edhe të tjerë që të mendojnë me kujdes rreth mundësisë për t’u bashkuar me ta.

Kënga 3 (32), lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 25 shkurt

Kënga 22 (130)

15 min.: Njoftime lokale. Demonstro dy prezantime të shkurtra, një duke përdorur revistën Kulla e Rojës të 1 marsit dhe një tjetër duke përdorur revistën Zgjohuni! të marsit. Fto një lajmëtar në moshë të re që të prezantojë njërën prej tyre. Kujtoju lajmëtarëve të dorëzojnë raportin e shërbimit për shkurtin.

15 min.: «Si ndikojnë videokasetat që japin dëshmi?» Diskutim me auditorin. Deri tani, kemi rishikuar katër nga videokasetat tona gjatë programit të Mbledhjes së Shërbimit. Pas diskutimit shkurtimisht të shembujve që jepen në artikull, ftoji lajmëtarët të tregojnë se çfarë suksesi kanë pasur duke ua shfaqur videokasetat të tjerëve.

15 min.: «Kushdo mund të mësojë nga videokaseta Noeja: Ai eci me Perëndinë.» Fillo menjëherë diskutimin me auditorin për videokasetën Noeja, duke përdorur vetëm pyetjet që jepen në kutinë në këtë faqe. Në prill do të rishohim videokasetën Të rinjtë pyesin: Si mund të zë miq të vërtetë?

Kënga 16 (143), lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 4 mars

Kënga 21 (191)

5 min.: Njoftime lokale.

12 min.: Nevoja lokale.

12 min.: Të përdorim librin Njohuria për të filluar studime. Gjatë marsit duam të bëjmë një përpjekje të veçantë për të filluar studime biblike. Trego shkurtimisht përvojën në Shërbimi ynë i Mbretërisë, gusht 1998, faqja 4, paragrafi 8. Nëse ndonjë ka filluar kohët e fundit një studim me librin Njohuria, të tregojë se si e ka arritur këtë. Kujtoju të gjithëve pjesën «Sugjerime për prezantimin e librit Njohuria», që gjendet në shtojcën e Shërbimi ynë i Mbretërisë, janar 2002. Duke përdorur librin, demonstro një nga sugjerimet në faqen 6 të shtojcës, poshtë nëntitullit «Prezantim i drejtpërdrejtë».

16 min.: «Përse të vazhdojmë të predikojmë?»d Përfundo duke intervistuar një ose dy lajmëtarë, të cilët janë duke predikuar prej shumë vitesh. Ftoji të shprehin ndjenjat e tyre lidhur me atë se përse kanë ngulmuar në këtë vepër dhe si u ka sjellë dobi kjo gjë.

Kënga 4 (43), lutja përmbyllëse.

[Shënimet]

a Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin me pyetje e përgjigje.

b Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin me pyetje e përgjigje.

c Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin me pyetje e përgjigje.

d Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin me pyetje e përgjigje.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo