Programi i Mbledhjes së Shërbimit
Java që fillon më 14 janar
Kënga 21 (191)
10 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë.
15 min.: Të nxjerrim dobi nga rregullimet e dashura. Fjalim nga një plak i kualifikuar, i cili trajton rregullimet që kanë si qëllim të ndihmojnë kur merren vendime mjekësore siç janë: deklarata mjekësore dhe artikujt «Pyetje nga lexuesit» në Kullën e Rojës të 15 qershorit 2000 dhe të 15 tetorit 2000. Kongregacioni duhet të ketë gati një sasi të mjaftueshme të kartave Deklaratë/Shfajësim mjekësor i mëparshëm. Ky dokument do të jetë në dispozicion për lajmëtarët e pagëzuar që pas mbledhjes së sotme, por nuk duhet plotësuar po sot. Firmosja, dëshmitarët dhe vënia e datës në të gjitha kartat do të bëhet pas Studimit të Librit të Kongregacionit në javën pasuese, në prani të drejtuesit të studimit të librit, nëse është e nevojshme. Ata që firmosin si dëshmitarë, duhet që faktikisht ta shohin individin kur firmos dokumentin. Lajmëtarët e papagëzuar mund t’i shkruajnë udhëzimet për veten dhe për fëmijët e tyre, duke ia përshtatur gjuhën e këtij dokumenti rrethanave dhe bindjeve të tyre. Thekso se është e mençur që vendimet mjekësore të merren më përpara, në bazë të ndërgjegjes së stërvitur nga Bibla. (Proverbat 27:12; 14:15) Diskutimi që më përpara me personelin mjekësor, duke thënë qartë se çfarë pranoni për sa u përket procedurave mjekësore dhe produkteve farmaceutike, është jetësor. Kërkohet një studim personal i kujdesshëm që të merren vendime të përshtatshme. Lexo paragrafët e përshtatshëm nga artikujt e Kullës së Rojës të përmendur më lart. Pleqtë janë të gatshëm të ndihmojnë, por nuk mund të marrin vendime për të tjerët. Shpjego disa mënyra se si mund të sigurohet dokumenti i shkruar për bindjet e tyre.
10 min.: Kutia e pyetjes. Diskutim me auditorin. Thekso përse është e rëndësishme që fëmijët të njihen për një sjellje të mirë dhe një dëshirë të sinqertë për të marrë pjesë në shërbim, me qëllim që të kualifikohen si lajmëtarë të papagëzuar.
10 min.: «Çfarë të themi për revistat?» Të demonstrohet si të prezantohen Kulla e Rojës e 15 janarit dhe revista Zgjohuni! e shkurtit. Nxiti të gjithë lajmëtarët që të mbështetin ditën e revistave.
Kënga 3 (32), lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 21 janar
Kënga 9 (37)
10 min.: Njoftime lokale. Raporti i llogarisë. Të trajtohet kutia ‘Të vëmë diçka mënjanë’.
13 min.: A po e shqyrtoni shkrimin e ditës? Një diskutim familjar. Për të nxjerrë më shumë dobi nga diskutimi i shkrimit të ditës, ata shqyrtojnë Kullën e Rojës të 15 dhjetorit 1996, faqja 18, paragrafët 13-14. Rishohin shkurtimisht dy ose tre nga shkrimet e ditës të trajtuara kohët e fundit dhe shpjegojnë se si ky informacion ka dalë veçanërisht i dobishëm për ta. Theksojnë se ky sigurim duhet të jetë pjesë e një programi të studimit të rregullt familjar, me synimin për t’i mbajtur ata aktivë në shërbim.
22 min.: «Të mbajmë Mbretërinë në vend të parë.»a Përfshi disa pyetje nga pikat kryesore të Kullës së Rojës të 1 shtatorit 1998, faqet 19-21.
Kënga 4 (43), lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 28 janar
Kënga 19 (164)
10 min.: Njoftime lokale. Kujtoju lajmëtarëve që të dorëzojnë raportin e shërbimit për janarin. Duke përdorur sugjerimet në faqen 8, bëj një prezantim të shkurtër, duke përdorur revistën Kulla e Rojës e 1 shkurtit. Përmend literaturën që do të ofrohet në shkurt, duke theksuar librat që gjenden në repartin e literaturës së kongregacionit.
20 min.: «Prindër: Stërvitini fëmijët që nga foshnjëria.»b Përfshi komente nga Kulla e Rojës e 15 prillit 1998, faqja 32. Ftoji prindërit të tregojnë rezultatet e mira që kanë pasur duke filluar t’i stërvitin fëmijët që në foshnjëri.
15 min.: Nevoja lokale. Ftoji lajmëtarët të tregojnë përvojat që kanë pasur duke përdorur broshurën Argumente biblike, duke ofruar broshura të veçanta që u përgjigjen pyetjeve të njerëzve ose duke ngushëlluar me shkrime nga broshura Kur të vdes një njeri i dashur. Ndoshta mund të tregohen një ose dy përvoja.
Kënga 22 (130), lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 4 shkurt
Kënga 5 (46)
8 min.: Njoftime lokale.
17 min.: «‘Si do të dëgjojnë?’»c Kërko komente nga auditori për mënyrën se si zbatohen shkrimet. Përfshi pyetje nga Kulla e Rojës e 15 gushtit 1998, faqja 20, paragrafët 17-18.
20 min.: «Prezantime që sugjerohen për shërbimin në fushë.» Diskutim me auditorin, trajtuar nga mbikëqyrësi i shërbimit. Kjo shtojcë përmban prezantime të sugjeruara në numrat e kaluar të Shërbimi ynë i Mbretërisë, bashkë me disa prezantime të reja. Vijat boshe mund të përdoren për të shkruar sugjerimet e tjera që do të ketë në të ardhmen, të cilat kanë qenë të efektshme në territorin lokal. Ftoje auditorin të tregojë se cilat prezantime i pëlqejnë në mënyrë të veçantë dhe përse. Prezanto një ose dy prej tyre, të cilat mund të përdoren me literaturën që do të ofrohet në shkurt. Nxiti të gjithë lajmëtarët që ta ruajnë këtë shtojcë dhe t’i referohen asaj sa më shpesh kur përgatiten për shërbim.
Kënga 7 (51), lutja përmbyllëse.
[Shënimet]
a Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo me një diskutim me pyetje dhe përgjigje.
b Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo me një diskutim me pyetje dhe përgjigje.
c Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo me një diskutim me pyetje dhe përgjigje.