BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 6/01 f. 2
  • Programi i Mbledhjes së Shërbimit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Programi i Mbledhjes së Shërbimit
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2001
  • Nëntema
  • Java që fillon më 11 qershor
  • Java që fillon më 18 qershor
  • Java që fillon më 25 qershor
  • Java që fillon më 2 korrik
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2001
km 6/01 f. 2

Programi i Mbledhjes së Shërbimit

Java që fillon më 11 qershor

Kënga 9 (37)

10 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë.

15 min.: «Të vazhdojmë ‘të bëjmë atë që është e shkëlqyer’.» Fjalim nxitës i bazuar në shkrime, i mbajtur nga një plak.

20 min.: «Të prekim zemrën e studentit.»a Përfshi udhëzime praktike rreth asaj se si t’i ndihmojmë të interesuarit e rinj që të zhvillojnë në zemrën e tyre besimin dhe dashurinë për Jehovain dhe Jezuin. Përdor pika kyçe nga Kulla e Rojës e 15 korrikut 1999, faqja 14, paragrafët 18-20.

Kënga 18 (162), lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 18 qershor

Kënga 23 (200)

15 min.: Njoftime lokale. Raporti i llogarisë. Përgatit një demonstrim për të treguar se si mund të përdoret broshura Çfarë kërkon Perëndia prej nesh? për të filluar një studim biblik. Jep sugjerime të tjera në lidhje me literaturën që do të përdoret këtë muaj.

30 min.: «A mund të jemi të gatshëm?» Fjalim nxitës duke përfshirë herë-herë komente nga auditori, i cili do t’u përgjigjet pyetjeve të përgatitura për paragrafët 13 dhe 18-24. Nxiti prindërit që t’i ndihmojnë fëmijët e tyre ta shohin shërbimin në Bethel si një karrierë. Këshillo që familjet ta studiojnë këtë shtojcë së bashku në studimin e tyre familjar.

Kënga 25 (204), lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 25 qershor

Kënga 21 (191)

10 min.: Njoftime lokale. Rishiko literaturën që do të jepet në korrik dhe në gusht. Tërhiq vëmendjen te dy broshurat që kanë mbetur në repartin e literaturës së kongregacionit. Të paraqiten dy demonstrime të përgatitura mirë që tregojnë se si mund të ofrohen ato në shërbim. Shih faqen e fundit të numrave korrik dhe gusht 1995 deri 1998 të Shërbimi ynë i Mbretërisë, në të cilat sugjerohen prezantime të ndryshme.

15 min.: Nevoja lokale.

20 min.: «Të jemi të rregullt në shërbim.»b

Kënga 22 (130), lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 2 korrik

Kënga 7 (51)

13 min.: Njoftime lokale. Kujtoju lajmëtarëve të dorëzojnë raportin e shërbimit për qershorin. Rishiko Kutinë e pyetjes: «Kur mund të raportohet një studim i ri biblik dhe cilat studime mund të shënohen?»

15 min.: Të rinj: Jini të mençur kur zgjidhni karrierën. Kjo është e para nga tri pjesët në Mbledhjen e Shërbimit që do të shqyrtojë parimet biblike lidhur me marrjen e një arsimimi shtesë. Disa të rinj të krishterë po ndjekin karriera shekullare nëpërmjet arsimimit të lartë, dhe kjo po ushtron një ndikim negativ në gjendjen e tyre frymore. Kjo pjesë është një diskutim ndërmjet dy prindërve dhe djalit të tyre adoleshent ose vajzës së tyre adoleshente. (Nëse kjo nuk është e mundur, të përshtatet sipas rrethanave lokale.) I riu është në një pikë ku duhet të marrë një vendim serioz lidhur me synimet për të ardhmen. Megjithëse disa mund të duan të rendin pas fitimeve ekonomike, prestigjit ose kënaqësive të jetës, familja shqyrton Biblën për të parë çfarë këshillon ajo. (Shih Të rinjtë pyesin, faqet 174-175; Kullën e Rojës të 15 gushtit 1997, faqja 21 dhe atë të 1 shtatorit 1999, faqet 19-21, paragrafët 1-3 dhe 5-6.) I riu pranon se është e mençur të ndjekë një drejtim në jetë që do t’i shërbejë më së miri atij ose asaj për të arritur synimet teokratike për çuarjen përpara të interesave të Mbretërisë.

17 min.: «Të jemi syçelë për të gjetur personat e shurdhër në territorin tonë!»c

Kënga 3 (32), lutja përmbyllëse.

[Shënimet]

a Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo me një diskutim me pyetje dhe përgjigje.

b Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo me një diskutim me pyetje dhe përgjigje.

c Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo me një diskutim me pyetje dhe përgjigje.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo