Mjete që mësojnë, motivojnë dhe forcojnë
1 Ato janë të fuqishme për t’u mësuar njerëzve rreth Biblës dhe Dëshmitarëve të Jehovait. Kanë motivuar shumë persona që të marrin një qëndrim të vendosur për të vërtetën. Kanë forcuar besimin dhe çmueshmërinë e shërbëtorëve të dedikuar të Perëndisë. Kush janë këto? Videot e prodhuara nga organizata e Jehovait. A i keni parë ato? Po këto kohët e fundit? A i përdorni në shërbim? Si mund të nxirrni dobi të mëtejshme nga këto mjete të mrekullueshme?
2 Në artikullin e Kullës së Rojës, 1 korrik 1999, «Studiojeni rregullisht si familje fjalën e Perëndisë», jepej këshilla «të lini pak kohë nga studimi për të parë pjesë të njërës nga videot ndërtuese të Shoqatës . . . e pastaj të flitni rreth saj». Në harmoni me këtë këshillë të mirë, një video e ndryshme do të trajtohet në Mbledhjen e Shërbimit në secilin nga muajt e ardhshëm. Të gjithë në kongregacion inkurajohen që ta shohin videon në shtëpi përpara se ajo të diskutohet në Mbledhjen e Shërbimit.
3 Këtë muaj do të fillojmë me videon e parë që prodhuam, Dëshmitarët e Jehovait: Organizata pas emrit. Shiheni dhe dëgjojeni për t’u dhënë përgjigje këtyre pyetjeve:
◼ Për çfarë njihen më mirë Dëshmitarët e Jehovait?
◼ Me cilin shkrim lidhet gjithçka që bëhet në Bethel?
◼ Cilën skenë biblike patë të përgatitej, të fotografohej dhe të retushohej me penel për t’u përdorur në botime?
◼ Çfarë ju bën përshtypje lidhur me mënyrën se si përgatitet literatura jonë?
◼ Nga viti 1920 deri në vitin 1990, sa copë literaturë ishin shtypur nga Shoqata?
◼ Kush janë ata nga populli i Perëndisë që në mënyrë të veçantë duhet të synojnë për t’u kualifikuar për shërbimin në Bethel?—Prov. 20:29.
◼ Në cilat mënyra lë familja Bethel një shembull të shkëlqyer për të gjithë Dëshmitarët e Jehovait?
◼ Çfarë ju bën përshtypje lidhur me punën që bëhet në Bethel për të arritur sa më shumë njerëz që është e mundur me lajmin e mirë?
◼ Si financohet vepra mbarëbotërore?
◼ Cilin aktivitet mund të mbështetim me zell dhe me çfarë fryme?—Gjoni 4:35; Veprat 1:8.
◼ Si ndiheni për organizatën që qëndron pas emrit që mbajmë?
◼ Si mund ta përdorni këtë video në shërbim?
Në dhjetor do të trajtojmë videon Bibla: Histori e saktë, profeci e besueshme.