Programi i Mbledhjes së Shërbimit
Java që fillon më 9 tetor
Kënga 1 (13)
8 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë.
12 min.: «Të jemi të vëmendshëm ndaj veprave të mrekullueshme të Perëndisë.» Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo me një diskutim me pyetje e përgjigje. Nga libri i ri, trego disa ilustrime që ndërtojnë çmueshmërinë për profecitë e Isaisë.
25 min.: «Mijëvjeçari i ri: Çfarë ruan e ardhmja për ju?» Diskutim me entuziazëm nga mbikëqyrësi i shërbimit ose një vëlla i kualifikuar. Pas leximit të njoftimit që bëhej në letrën e Shoqatës drejtuar pleqve, më datë 3 korrik 2000, shpërndaju një kopje të Lajmërim i Mbretërisë Nr. 36 çdo personi të pranishëm. Më pas vazhdo me një diskutim me pyetje e përgjigje të pjesës. Thekso rregullimet e bëra në shkallë lokale për të mbuluar plotësisht territorin. Shqyrto se si mund të ndihmohen të rinjtë në të vërtetën dhe fëmijët për t’u kualifikuar si lajmëtarë të papagëzuar. Të demonstrohet një prezantim i shkurtër. Thekso nevojën që gjithsecili të angazhohet plotësisht në këtë fushatë.
Kënga 3 (32) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 16 tetor
Kënga 2 (15)
10 min.: Njoftime lokale. Raporti i llogarisë. Kujtoju lajmëtarëve se gjatë aktivitetit të fundjavës, revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! do të prezantohen bashkë me Lajmërim i Mbretërisë Nr. 36.
15 min.: «Mjete që mësojnë, motivojnë dhe forcojnë.» (Vetëm paragrafët 1 dhe 2.) Fjalim. Shqyrto shkurtimisht historinë se si ka filluar Shoqata me prodhimin e videove. (Shih librin Lajmëtarët, anglisht, faqet 600-601.) Inkurajoji të gjithë të shohin videon Dëshmitarët e Jehovait: Organizata pas emrit, dhe të përgatiten për diskutimin që do të bëhet në Mbledhjen e Shërbimit të javës që fillon më 30 tetor. Ata që e kanë videokasetën mund t’ua japin të tjerëve që nuk e kanë, ose ndoshta ta shohin bashkë.
20 min.: Të gjithë ne mund të shfaqim frymën e pionierit. Diskutim ndërmjet një drejtuesi të studimit të librit dhe ndihmësit të tij ose ndërmjet dy vëllezërve të kualifikuar, bazuar në Kullën e Rojës, 15 tetor 1997, faqet 22 dhe 23. Të trajtohet përse do të ishte mirë të kishte më shumë pionierë në kongregacion dhe se si mund të kontribuojnë të gjithë për arritjen e këtij synimi. Të shqyrtohen, gjithashtu, disa mënyra për t’i inkurajuar ata që aktualisht po shërbejnë si pionierë që të vazhdojnë më tej dhe se si të gjithë në kongregacion mund të rritin zellin për shërbimin.
Kënga 22 (130) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 23 tetor
Kënga 20 (93)
10 min.: Njoftime lokale.
15 min.: Nevoja lokale.
20 min.: Të përgatitemi plotësisht për mbledhjet. Fjalim dhe diskutim me auditorin. Dobitë që nxjerrim nga mbledhjet varen në një masë të madhe nga ajo se sa përpjekje bëjmë për t’u përgatitur. Rishiko udhëzimet praktike që ofrohen në Kullën e Rojës, 1 mars 1998, faqet 15 dhe 16, paragrafët 8-11. Ftoji ata në auditor që të bëjnë komente ku të tregojnë se si e zhvillojnë iniciativën e nevojshme dhe gjejnë kohën që duhet për t’u përgatitur plotësisht për mbledhjet.
Kënga 7 (51) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 30 tetor
Kënga 4 (43)
8 min.: Njoftime lokale. Kujtoju lajmëtarëve që të dorëzojnë raportin e shërbimit për tetorin.
12 min.: Përvoja nga ofrimi i Lajmërim i Mbretërisë Nr. 36. Kërko nga lajmëtarë të ndryshëm të tregojnë rezultatet inkurajuese që kanë pasur deri tani gjatë shpërndarjes së Lajmërim i Mbretërisë Nr. 36. Ftoji pionierët e rregullt dhe ata ndihmës që të shprehin çmueshmërinë e tyre për faktin që aktiviteti është shtuar gjatë kësaj fushate dhe që kanë mundësi të punojnë me shumë lajmëtarë të ndryshëm.
25 min.: Dëshmitarët e Jehovait: Organizata pas emrit. Diskutim me auditorin. Shqyrto pyetjet që gjenden në paragrafin 3 të pjesës «Mjete që mësojnë, motivojnë dhe forcojnë». Ofro sugjerime se si mund të përdoret kjo video për të ndihmuar personat e interesuar që të njihen më mirë me organizatën tonë. Përfshi një ose dy përvoja të shkurtra.—Shih Kulla e Rojës, 1 tetor 1992, faqet 30 dhe 31, anglisht.
Kënga 15 (127) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 6 nëntor
Kënga 16 (143)
15 min.: Njoftime lokale. Rishiko progresin në shpërndarjen e Lajmërim i Mbretërisë Nr. 36. Raporto se në ç’masë është punuar territori deri tani dhe se çfarë do të nevojitet për ta përfunduar të gjithë territorin brenda datës 17 nëntor.
20 min.: Çfarë besojmë? Një vëlla riviziton një person që ka bërë pyetjen: «Çfarë mësojnë Dëshmitarët e Jehovait që i bën ata të ndryshëm nga fetë e tjera?» Diskuto pikat e trajtuara në kutinë në faqen 6 të Kullës së Rojës, 1 tetor 1998. Shpjego se si i shpërfillin ose i hedhin poshtë fetë e tjera këto të vërteta bazë biblike, për të përkrahur mësimet e sajuara nga njerëzit.
10 min.: Kënga: Një pjesë e rëndësishme e adhurimit tonë. Një drejtues i studimit të librit bisedon me dy lajmëtarë lidhur me mënyrën e tyre të të kënduarit në mbledhjet e kongregacionit. Ai ka vërejtur se ata këndojnë pa gjallëri. Drejtuesi trajton disa pika nga Kulla e Rojës, 1 shkurt 1997, faqet 27 dhe 28. Ata analizojnë tekstin e njërës prej këngëve që do të këndohet në studimin e Kullës së Rojës të kësaj jave, siç sugjerohet në Kullën e Rojës, 1 korrik 1999, faqja 20, paragrafi 12. Duke kënduar me zell, ne i japim jetë lavdërimit me gjithë zemër që i bëjmë Jehovait.
Kënga 6 (45) dhe lutja përmbyllëse.