Programi i Mbledhjes së Shërbimit
Java që fillon më 14 gusht
Kënga 13 (124)
12 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. Komento rreth raportit të shërbimit të vendit dhe të kongregacionit për muajin prill. Vetëm dy fundjavë kanë mbetur nga gushti, prandaj inkurajoi të gjithë që të marrin pjesë në shërbim përpara se të mbarojë muaji. Rishiko programin e fundjavës së mbledhjeve për shërbim.
15 min.: «‘Të luftojmë luftën e shkëlqyer të besimit!’» Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo me një diskutim me pyetje dhe përgjigje. Nxirr komente shtesë nga libri Të organizuar, faqet 44 dhe 45, rreth mënyrës se si drejtuesit e Studimit të Librit të Kongregacionit organizojnë aktivitetin e shërbimit për grupet e tyre dhe si i kushtojnë vëmendje kujtdo që ka nevojë për ndihmë në veçanti që të marrë pjesë në shërbim dhe të dorëzojë rregullisht raportin e tij të shërbimit.
18 min.: Si mund të nxirrni dobi duke shkuar në shkollë? Një baba bisedon me fëmijët e tij që t’i ndihmojë të vlerësojnë përse arsimimi shekullar është i dobishëm ose dy vëllezër të kualifikuar të trajtojnë materialin në formë bisede. (Shih librin Të rinjtë pyesin, faqet 133-139.) Shumë të rinj mendojnë se të shkosh në shkollë, duke pasur parasysh shoqërinë e sotme rebele, është vërtet një sfidë. Gjithashtu, ndiejnë mërzi, duke nxjerrë përfundimin se ajo që mësojnë do të ketë pak vlerë praktike. Babai rishikon parimet biblike dhe u tregon arsye të forta përse është e mençur të fitohet një sasi e mjaftueshme arsimimi në botë. Ai i inkurajon fëmijët që të studiojnë mirë dhe t’i kushtojnë vëmendje mësimit në klasë.
Kënga 9 (37) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 21 gusht
Kënga 5 (46)
12 min.: Njoftime lokale. Raporti i llogarisë. Përgatit një demonstrim të përgatitur mirë për shërbim, që tregon se si t’i jepet përgjigje pyetjes: «Përse duhej të lejonte një Perëndi i dashur që vuajtjet të vazhdonin kaq gjatë?» (Shih broshurën Argumente biblike për t’u trajtuar, pika 32 C dhe Ç.) Inkurajoi të gjithë që të angazhohen në shërbim këtë fundjavë.
8 min.: «Programi i asamblesë së re speciale njëditore.» Fjalim. Njofto datën e asamblesë së ardhshme speciale, nëse dihet, dhe nxiti të gjithë që të jenë të pranishëm gjatë gjithë ditës. Inkurajoi lajmëtarët që të ftojnë personat e rinj të interesuar dhe studentët e Biblës.
25 min.: «A po i sjellim dobi vetes?» Me pyetje dhe përgjigje.
Kënga 21 (191) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 28 gusht
Kënga 27 (221)
10 min.: Njoftime lokale. Kujtoju të gjithëve që të dorëzojnë raportin e shërbimit për gushtin. Drejtuesit e Studimit të Librit të Kongregacionit duhet të sigurohen se çdo lajmëtar në grupin e tyre e ka dorëzuar raportin, kështu që deri më 6 shtator të gjithë raportet të mund të jenë regjistruar.
15 min.: Nevoja lokale.
20 min.: «Mbledhjet u sjellin dobi të rinjve.» Diskutim me pyetje dhe përgjigje i drejtuar nga një plak ose një vëlla i kualifikuar. Kur të diskutohet paragrafi 8, shqyrto disa gjëra praktike që të nxitin të jesh më i përqendruar e më i vëmendshëm gjatë mbledhjeve. (Shih Zgjohuni!, tetor 1998, faqet 19, 20.) Inkurajoi prindërit të jenë të vendosur që fëmijët e tyre të ndjekin rregullisht të gjitha mbledhjet.—Shih përvojën në Kullën e Rojës, 1 shtator 1997, faqja 25.
Kënga 20 (93) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 4 shtator
Kënga 8 (53)
15 min.: Njoftime lokale. Kutia e pyetjes. Ftoji lajmëtarët të tregojnë përvojat që kanë pasur, kur kanë dhënë dëshmi joformale ndërsa udhëtonin për të shkuar në kongres, gjatë ditëve të kongresit ose ndërsa ktheheshin pas përfundimit të tij.
10 min.: Koha në të cilën jetojmë është e veçantë. Fjalim nga një plak ose një vëlla i kualifikuar, i bazuar në Kullën e Rojës, 15 nëntor 1996, faqet 22, 23.
20 min.: «A po tregojmë qëndrueshmëri?» Fjalim dhe diskutim me auditorin. Inkurajoi të gjithë të mendojnë për suksesin që kanë pasur si individë duke treguar qëndrueshmëri në shërbimin e krishterë. Nëse shfaqen dobësi, është e nevojshme të forcohemi në aspektin frymor. Përfshi komente nga Kulla e Rojës, 1 tetor 1999, faqet 20 dhe 21, paragrafët 17-21. Fto dy ose tre lajmëtarë që kanë qëndruar me besnikëri për vite me radhë, të tregojnë se çfarë po bëjnë që të ngulmojnë.
Kënga 11 (85) dhe lutja përmbyllëse.