Programi i Mbledhjes së Shërbimit
Java që fillon më 10 prill
Kënga 28 (224)
10 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. Mos harro të përmendësh fjalimin publik special me titull «Përse njerëzimi ka nevojë për një shpërblesë?» që do të mbahet më 16 prill. Inkurajoi të gjithë që të ndjekin leximin e Biblës për Përkujtimin, të programuar për periudhën 14-19 prill, siç tregohet në broshurën Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë—2000. Rishiko «Përkujtues për Përkujtimin», në faqen 4 të shtojcës.
15 min.: «A po i përgjigjemi dashurisë së Krishtit?» Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo me një diskutim me pyetje dhe përgjigje. Përfshi pika nga Kulla e Rojës, 1 maj 1998, faqet 16, 17, paragrafët 12, 13. Inkurajoi të gjithë që të bëjnë një përpjekje të veçantë për t’i ftuar njerëzit në Përkujtim.
20 min.: «Prilli—Një kohë për të qenë të zellshëm për vepra të shkëlqyera!» Me pyetje dhe përgjigje. Një diskutim entuziast lidhur me aktivitetin që dëshirojmë të bëjmë gjatë prillit. Përdor tre ose katër minutat e fundit për të shqyrtuar pjesën «Zell që nxit shumicën».
Kënga 22 (130) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 17 prill
Kënga 12 (113)
13 min.: Njoftime lokale. Raporti i llogarisë. Nga prilli kanë mbetur vetëm dy fundjavë, prandaj inkurajoi të gjithë që të marrin pjesë në shërbim para se të përfundojë muaji. Demonstro një prezantim të shkurtër të një reviste, duke përdorur ndonjë nga numrat e fundit. Duke qenë se mund të jemi të detyruar t’u japim një përgjigje njerëzve të cilët duan që ne të marrim pjesë në zakonet e tyre të Pashkës, rishiko se çfarë thuhet në Kullën e Rojës, 1 prill 1996, faqet 4-5 dhe në librin Të arsyetojmë, faqet 179-180, anglisht.
16 min.: «A kemi një frymë vetësakrifikuese?» Me pyetje dhe përgjigje. Ne duhet të përcaktojmë përparësitë, duke vendosur gjërat kryesore në vendin e parë. Kërkohet iniciativë dhe vetëkontroll për të ngulmuar në bërjen e asaj që do të na sjellë dobi në aspektin frymor. Shpjego se çfarë mund të mësojmë nga shembulli i Jezuit.—Shiko Kullën e Rojës, 1 qershor 1995, faqet 14 dhe 15, paragrafët 5, 6 dhe Mendjehollësi, vëllimi 2, faqe 68, paragrafët 3-5, anglisht.
16 min.: Të lëmë revista aty ku ato do të jenë më të efektshme. Fjalim me pjesëmarrjen e auditorit. Rishiko sugjerimet në Kullën e Rojës, 15 shkurt 1998, faqet 28, 29 dhe në revistën Zgjohuni!, 8 janar 1995, faqet 22-24, anglisht. Shpjego përse është mirë të kërkohen njerëz që ka të ngjarë t’u përgjigjen artikujve të posaçëm që shfaqen në revista të ndryshme. Shqyrto shembuj nga numrat e kaluar dhe se cilët lloj individësh, njerëzit e cilave profesione ose ç’lloj organizatash në territorin lokal mund të kenë tërhequr artikujt. Ftoje auditorin të thotë përvoja që tregojnë se si ka arritur rezultate të mira duke përdorur këtë metodë.
Kënga 13 (124) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 24 prill
Kënga 20 (93)
10 min.: Njoftime lokale. Njofto kongregacionin për numrin e pjesëmarrësve në Përkujtim. Ftoje auditorin që të tregojë se si u shprehën ata që ishin të pranishëm në Përkujtim për herë të parë.
17 min.: T’i ndihmojmë studentët e rinj që të ndjekin mbledhjet. Fjalim i bazuar në librin Njohuria, faqet 161-163, paragrafët 5-8. Pasi kanë studiuar për një periudhë kohe, është thelbësore që studentët e rinj të fillojnë të vijnë në mbledhje. T’i bësh që t’i ndjekin ato mund të jetë një sfidë. Çfarë mund të bëhet për t’i motivuar? Ata që drejtojnë studime duhet të marrin kohë për ta rishikuar këtë material me studentët e tyre në librin Njohuria dhe më pas të bëjnë rregullime të përcaktuara qartë për t’i ndihmuar ata që të bashkohen me popullin e Jehovait në adhurimin e vërtetë.
18 min.: «A jemi lajmëtarë të rregullt të Mbretërisë?» Fjalim dhe diskutim me auditorin, trajtuar nga sekretari i kongregacionit ose një vëlla i kualifikuar. Shpjego përse e raportojmë aktivitetin e shërbimit tonë në fushë. (Shiko Të organizuar, faqet 106-108.) Trego disa nga problemet që krijohen kur nuk e dorëzojmë në kohë raportin e shërbimit. Ftoje auditorin të tregojë se çfarë bën për t’u siguruar që ta dorëzojë në kohë raportin. Trego se si mund të ndihmojnë për këtë gjë drejtuesit e Studimit të Librit të Kongregacionit. Ka mbetur vetëm një fundjavë për prillin, prandaj thekso përse është e rëndësishme që gjithsecili të marrë pjesë në shërbim dhe të raportojë aktivitetin në fund të muajit.
Kënga 4 (43) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 1 maj
Kënga 9 (37)
12 min.: Njoftime lokale. Kujtoju të gjithëve që të dorëzojnë raportin e shërbimit për prillin. Drejtuesit e Studimit të Librit të Kongregacionit duhet të sigurohen se çdo lajmëtar në grupin e tyre e ka dorëzuar raportin, kështu që deri më 6 maj të gjithë raportet të mund të jenë regjistruar. Rishiko Kutinë e Pyetjes, duke i bërë një aplikim lokal.
15 min.: Nevoja lokale.
18 min.: «Të sigurohemi që të kthehemi!» Diskutim me auditorin. Shqyrto arsyet përse mund të mos arrijmë të bëjmë rivizita. Shpjego përse janë të rëndësishme shënimet e sakta dhe gatishmëria për t’u kthyer. Sugjero që të lihet mënjanë një sasi kohe çdo javë për të bërë rivizita. Rishiko atë që thuhet në librin Të organizuar, faqet 88-89. Trego përvojën që gjendet në Libri vjetor—1995, faqe 45, anglisht.—1. Kor. 3:6, 7.
Kënga 7 (51) dhe lutja përmbyllëse.