Zell që nxit shumicën
Apostulli Pavël i lavdëroi korintasit, sepse zelli i tyre për vepra të mira kishte «nxitur shumicën» e të krishterëve të tjerë. (2. Kor. 9:2, BR) Shpesh, një individ, një familje, një grup i studimit të librit ose një kongregacion i tërë, mund të ketë një ndikim të ngjashëm te të tjerët, nëpërmjet pjesëmarrjes me zell në veprën e ungjillëzimit. Më poshtë jepen disa mënyra sesi mund të tregojmë zell për shërbimin.
◼ Të rezervojmë të shtunat për të marrë pjesë në aktivitetin e Ditës së revistave.
◼ Të kushtojmë një sasi kohe në shërbim të dielave.
◼ Të shfrytëzojmë faktin që dita është zgjatur për të dhënë dëshmi në mbrëmje.
◼ Të marrim pjesë në ndonjë nga ditët e veçanta që janë organizuar për të dhënë dëshmi.
◼ Të përdorim ndonjë ditë pushimi nga puna ose shkolla, për të dalë në shërbim.
◼ Të mbështetim shërbimin gjatë vizitës së mbikëqyrësit qarkor.
◼ Të shërbejmë si pionierë ndihmës një ose më shumë muaj gjatë vitit.
◼ Të bëjmë rregullime të rrethanave tona, që të shërbejmë si pionierë të rregullt, nëse është e mundur.
Shiko Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait—2000, faqet 17-19.