BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 3/00 f. 2
  • Programi i Mbledhjes së Shërbimit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Programi i Mbledhjes së Shërbimit
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2000
  • Nëntema
  • Java që fillon më 13 mars
  • Java që fillon më 20 mars
  • Java që fillon më 27 mars
  • Java që fillon më 3 prill
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2000
km 3/00 f. 2

Programi i Mbledhjes së Shërbimit

Java që fillon më 13 mars

Kënga 8 (53)

10 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë.

15 min.: «Ne predikojmë lajmin e mirë.» Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo me një diskutim me pyetje dhe përgjigje. Jep shembuj me pika pozitive biblike, që mund të nxirren nga libri Njohuria, kur e ofrojmë në shërbim.

20 min.: «A mund ta bëjmë prillin 2000 muajin tonë më të mirë?» (Paragrafët 1-11) Me pyetje dhe përgjigje. Përmend maksimumin e pionierëve ndihmës që ka pasur kohët e fundit kongregacioni. Disa prej atyre, që janë pjesë e këtij maksimumi, le të tregojnë dobitë personale që kanë marrë nga rritja e pjesëmarrjes së tyre në shërbim. Inkurajo kongregacionin që të punojë drejt një maksimumi të ri për pionierë ndihmës gjatë prillit. Rishiko kualifikimet e theksuara në librin Të organizuar, faqe 113-114. Lajmëtarët që dëshirojnë të shërbejnë si pionierë ndihmës mund të marrin një kërkesë pas mbledhjes.

Kënga 4 (43) dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 20 mars

Kënga 9 (37)

10 min.: Njoftime lokale. Raporti i llogarisë.

15 min.: «Çfarë mund të bëj?» Një drejtues i studimit të librit diskuton artikullin me një ose dy shërbëtorë ndihmës ose vëllezër të kualifikuar. Për shkak të kufizimeve të ndryshme, disa lajmëtarë mund të mendojnë se nuk janë në gjendje të kontribuojnë shumë në aktivitetin e kongregacionit. Rishiko disa prej mënyrave të shumta, në të cilat të gjithë mund të japim një kontribut të vlefshëm në forcimin e kongregacionit dhe përparimin e veprës së Mbretërisë. Përfundo, duke treguar se në ç’mënyrë të gjithë mund «Të marrim pjesë në raportin përfundimtar».​—Shiko librin Të organizuar, faqet 108-110.

20 min.: «A mund ta bëjmë prillin 2000 muajin tonë më të mirë?» (Paragrafët 12-18) Me pyetje dhe përgjigje. Përfshi një demonstrim të shkurtër, se si të ftojmë në Përkujtim një të njohurin tonë. Rishiko muajin prill në Kalendarin e vitit 2000 dhe thekso mbledhjet për shërbim, që janë planifikuar në nivel lokal. Kujtoju të gjithëve të bëjnë një program praktik për të marrë pjesë sa më shumë të jetë e mundur në shërbim gjatë muajit, duke synuar në këtë mënyrë si kongregacion një pjesëmarrje 100 për qind. Inkurajoji të gjithë ata që kanë mundësi, të shërbejnë si pionierë ndihmës dhe të marrin një kërkesë pas mbledhjes.

Kënga 18 (162) dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 27 mars

Kënga 15 (127)

10 min.: Njoftime lokale. Kujtoju të gjithëve të dorëzojnë raportet e shërbimit për marsin. Njofto emrat e atyre, që do të shërbejnë si pionierë ndihmës gjatë prillit. Shpjego se nuk është shumë vonë për të dorëzuar një kërkesë. Thekso gjithë programin e mbledhjeve për shërbim të planifikuara për muajin. Inkurajoji të gjithë që të marrin pjesë në shërbim këtë fundjavë, duke e nisur kështu prillin me një start të mbarë. Kujtoji vëllezërit se këtë fundjavë fillon të zgjatet dita. Kjo mund t’i ndihmojë pionierët ndihmës të arrijnë synimet e tyre. Gjatë muajit do të ofrojmë kopje të veçanta të revistave Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Zgjidh një artikull dhe pika të përshtatshme për të biseduar, që mund të përdoren me efektshmëri në prezantimin e sicilit prej numrave në vazhdim. Çdokush duhet të ketë një kopje të broshurës Çfarë kërkon? dhe të përpiqet ta përdorë atë për të nisur studime biblike me persona të interesuar.

13 min.: «Kërko ndihmë.» Fjalim dhe diskutim me auditorin nga një plak. Shpjego se si të gjithë kemi herë pas herë nevojë për ndonjë lloj ndihme. Natyrisht, secili duhet të mbajë barrën e vet. (Gal. 6:5) Megjithatë, kur s’jemi në gjendje t’i bëjmë ballë, nuk duhet të ngurrojmë për të kërkuar ndihmë nga një anëtar i pjekur frymësisht i kongregacionit. Ftoje auditorin të tregojë përvoja, që tregojnë se si i ka inkurajuar ata ndihma dashamirëse e dhënë prej të tjerëve.

10 min.: Nevoja lokale.

12 min.: Rishikim i Librit vjetor 2000. Diskutim me auditorin dhe rishikim i pikave kryesore nga «Totali për vitin 1999», faqe 31. Gjithashtu, diskuto «Letër nga Trupi Udhëheqës», në faqet 3-5. Kërko komente prej disave, se si do ta ndjekin ata inkurajimin e dhënë.

Kënga 20 (93) dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 3 prill

Kënga 7 (51)

10 min.: Njoftime lokale dhe përvoja nga shërbimi në fushë. Përdor disa përvoja të zgjedhura, që kanë ndodhur kohët e fundit në territorin lokal, të cilat do t’i inkurajojnë të tjerët të marrin pjesë në shërbim.

17 min.: «Të studiojmë Profecitë e Danielit.» Me pyetje dhe përgjigje. Komento shkurtimisht në lidhje me mundësinë që kemi për të nxjerrë dobi nga studimi i librit biblik të Danielit. (Shiko kapitullin 1, paragrafët 15-17, në librin Profecitë e Danielit.) Inkurajoji të gjithë që të ndjekin rregullisht Studimin e Librit të Kongregacionit.

18 min.: A duhet t’i raportojmë keqbërjet serioze? Fjalim serioz nga një plak ose një vëlla i kualifikuar, drejtuar të rinjve. Në shoqërinë moderne janë zhvilluar shumë probleme, të cilat kanë pasur një ndikim të dëmshëm mbi të rinjtë: rrënimi i normave morale, dhuna në rritje, dhënia pas drogës dhe mungesa e respektit për autoritetin. Disa adoleshentë bëjnë një jetë të dyfishtë, duke fshehur sjelljen e tyre të keqe. Kjo përbën një kërcënim real për mirëqenien frymore të të gjithë kongregacionit. Disa kryejnë keqbërje serioze dhe duan ta mbajnë të fshehtë. Çfarë duhet të bëjmë, nëse mësojmë se një vëlla ose motër në kongregacion ka bërë diçka, që është një dhunim serioz i ligjit të Perëndisë? Konsidero parimin që gjendet në Levitikun 5:1. (Shiko Kullën e Rojës të 15 gushtit 1997, faqe 27-30.) Referoju librit Të rinjtë pyesin, faqe 68-69 dhe shpjego se ç’duhet të bëjë një person në këtë rast.

Kënga 13 (124) dhe lutja përmbyllëse.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo