Programi i Mbledhjes së Shërbimit
SHËNIM: Duke filluar me këtë numër të Shërbimi ynë i Mbretërisë, Programi i Mbledhjes së Shërbimit do të përfshijë edhe skemën e Mbledhjes së parë të Shërbimit të muajit pasues. Ky rregullim po bëhet për të kompensuar ndonjë vonesë të mundshme në dërgimin e Shërbimi ynë i Mbretërisë, për shkak të një rregullimi të ri në lidhje me transportin.
Java që fillon më 6 dhjetor
Kënga 6 (45)
10 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë.
15 min.: «Të imitojmë paanshmërinë e Jehovait.» Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo me një diskutim me pyetje e përgjigje. Shpjego domethënien e paanshmërisë, si e shfaq Jehovai atë dhe si mund të tregojmë ne paanshmëri në shërbimin tonë.—Shiko Mendjehollësi, vëllimi 1, faqe 1192, paragrafët 4-7, anglisht.
20 min.: «A nuk e kemi dëgjuar më parë këtë?» Fjalim dhe diskutim me auditorin. Ftoje auditorin të komentojë rreth asaj se si përsëritja e ka ndihmuar që të kuptojë dhe të çmojë në një masë më të plotë të vërtetën.—Shiko Kulla e Rojës, 15 tetor 1995, faqet 21, 22 dhe 15 dhjetor 1993, faqet 20, 21, paragrafët 10-12.
Kënga 5 (46) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 13 dhjetor
Kënga 7 (51)
10 min.: Njoftime lokale. Raporti i llogarisë. Ofro sugjerime se si t’u përgjigjemi me takt urimeve në ditët e festave. Nëse kongregacioni ka në depo kopje të librit Njeriu më i madh, trego se si mund të përdoret ai për të pasur sa më shumë sukses në shërbim gjatë festës së Krishtlindjeve.
15 min.: «Programi i Shkollës së Shërbimit Teokratik për vitin 2000.» Fjalim nga mbikëqyrësi i Shkollës së Shërbimit Teokratik. Shqyrto ndryshimet e mëposhtme në program për vitin e ri të shërbimit. Fjalimi Nr. 3 do të bazohet në broshurën Argumente biblike për t’u trajtuar. Fjalimi Nr. 4 do të bazohet në librin Të rinjtë pyesin: Përgjigje praktike si dhe në broshurën Argumente biblike për t’u trajtuar. Sa herë që numrit të këtij fjalimi i paraprin shenja (#), duhet që më mirë ai t’i caktohet një vëllai. Inkurajoi të gjithë që të vazhdojnë me leximin e tyre javor të Biblës dhe të jenë të zellshëm në përmbushjen e caktimeve në shkollë.
20 min.: «Çfarë t’i themi një ateisti?» Me pyetje dhe përgjigje. Diskuto arsyet e ndryshme se përse shumë veta kanë humbur besimin te Perëndia. Sugjero disa mënyra se si mund t’u afrohemi atyre, për t’i ndihmuar të kuptojnë se pranimi i ekzistencës së Perëndisë është diçka logjike. Përgatit një ose dy demonstrime të shkurtra.—Shiko librin Të arsyetojmë, faqet 145-151, anglisht dhe Njerëzimi në kërkim të Perëndisë, kapitulli 14, anglisht.
Kënga 25 (204) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 20 dhjetor
Kënga 18 (162)
10 min.: Njoftime lokale. Ftoji lajmëtarët të tregojnë përvoja të shkurtra të përshtatshme, që kanë pasur kohët e fundit në shërbimin në fushë.
15 min.: Si t’u përgjigjemi kundërshtimeve të mundshme? Diskutim me auditorin dhe demonstrime. Në pjesën më të madhe territori ynë përbëhet nga persona të fesë myslimane. Është e rëndësishme, pra, që të jemi gati për të kapërcyer «kundërshtimet e mundshme» që mund të hasim në një territor të tillë. Broshura Koha për nënshtrimin e vërtetë ndaj Perëndisë, është plot me argumente që mund t’i përdorim për të arsyetuar me myslimanët. Zgjidh dy ose tre «kundërshtime të mundshme» nga faqja 16 par. 2-4, faqja 17 par. 5-8, faqja 28 par. 1, faqet 31 dhe 32 par. 1-3, faqja 34 par. 1 dhe faqet 36-38 par. 1-6 ose disa kundërshtime që hasen shpesh në territorin tonë. Shqyrto disa prej përgjigjeve që sugjerohen dhe analizo se përse ato mund të jenë të efektshme për zonën. Përgatit demonstrime të shkurtra për disa prej tyre. Ftoje auditorin të tregojë përgjigjet e përdorura në raste kundërshtimesh që kanë sjellë rezultate të mira.
20 min.: A duhet të pranoj një punë që ka të bëjë me një organizatë fetare? Fjalim nga një plak ose një vëlla i kualifikuar, bazuar në Kullën e Rojës, 15 prill 1999, faqet 28-30. Disa individë e kanë pranuar një punë të tillë dhe më vonë kanë zbuluar se ajo që po bënin nuk ishte në harmoni me parimet biblike. Shqyrto pyetjet që duhet të konsiderojmë kur kemi për të marrë një vendim lidhur me fillimin e një pune në botë, që ka disa lidhje me fenë. Inkurajoi të gjithë që të ndjekin një drejtim që do t’u siguronte një qëndrim të mirë përpara Jehovait.—2. Kor. 6:3, 4, 14-18.
Kënga 9 (37) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 27 dhjetor
Kënga 20 (93)
10 min.: Njoftime lokale. Nëse kongregacioni yt do të ndryshojë oraret e mbledhjeve për vitin 2000, jep një inkurajim të ngrohtë, duke i nxitur të gjithë që të vazhdojnë të ndjekin rregullisht mbledhjet sipas orareve të reja. Njofto për çdo ndryshim studentët e Biblës dhe personat e tjerë të interesuar. Kujtoju të gjithë lajmëtarëve që të dorëzojnë raportin e shërbimit për dhjetorin.
15 min.: Nevoja lokale.
20 min.: Të ofrojmë librat e vjetër gjatë janarit. Fjalim dhe demonstrime. Trego dy ose tre libra të vjetër që janë në magazinën e kongregacionit dhe inkurajoi lajmëtarët të tërheqin disa prej tyre për t’i përdorur në shërbim. (Nëse nuk ka asnjë në dispozicion, diskuto ofertën e literaturës për janarin.) Shpjego se përse këto botime të vjetra janë akoma të efektshme për kultivimin e interesit ndaj Biblës. Në secilin libër tërhiq vëmendjen tek ato argumente dhe ilustrime që mund të përdoren për të pasur sukses në nisjen e bisedave me personat. Të demonstrohen një ose dy prezantime. Kur gjendet interes, për të filluar një studim mund të përdoret broshura Çfarë kërkon?
Kënga 21 (191) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 3 janar
SHËNIM: Kongregacionet nuk duhet ta mbajnë Mbledhjen e Shërbimit për javën 3 janar ndonjë ditë më përpara, nëse nuk kanë vizitën e mbikëqyrësit.
Kënga 22 (130)
8 min.: Njoftime lokale.
17 min.: Të dimë si të japim një përgjigje. (Kolos. 4:6) Fjalim dhe diskutim me auditorin. Broshura Argumente biblike për t’u trajtuar është një ndihmë e shkëlqyer për t’i hapur udhën ndarjes së të vërtetave biblike me të tjerët. Për shumë kundërshtime ndaj bindjeve tona kemi një argument specifik që mund ta përdorim për të arsyetuar me personat. Të diskutohen vërejtjet lidhur me Biblën që shënohen në argumentet 3, 19 e 43, si edhe të shqyrtohet se përse shkrimet e sugjeruara mund të dalin që janë të efektshme për t’iu përgjigjur pyetjeve që mund të lindin.
20 min.: «Kongresi Krahinor i Dëshmitarëve të Jehovait për vitin 2000 ‘Zbatues të Fjalës së Perëndisë’.» Sekretari trajton me pyetje dhe përgjigje informacionin për kongresin që gjendet në shtojcë. Të përdoren shkrimet e cituara për të treguar se përse të gjithë ne duhet të ndjekim nga afër udhëzimin e Shoqatës. Të theksohet rëndësia që secili të marrë masa për të përcaktuar qartë më përpara datat e pushimeve, me qëllim që të arrijë të ndjekë çdo ditë të kongresit, duke përfshirë edhe të premten. Të lavdërohen vëllezërit për bashkëpunimin me rregullimet e Shoqatës.
Kënga 6 (45) dhe lutja përmbyllëse.