BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 12/99 f. 1
  • A nuk e kemi dëgjuar më parë këtë?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A nuk e kemi dëgjuar më parë këtë?
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1999
  • Material i ngjashëm
  • A i doni tej mase përkujtuesit e Jehovait?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2000
  • A po na ngrenë frymësisht kujtuesit e Jehovait?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1995
  • Përkujtuesit e Jehovait janë të denjë për besim
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
  • Le ta ndriçojë fjala e Perëndisë shtegun tonë!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2005
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1999
km 12/99 f. 1

A nuk e kemi dëgjuar më parë këtë?

1 Sigurisht që po! Jehovai përsërit shumë gjëra në Fjalën e tij për dobinë e popullit të tij. Jezui i përsëriti shpesh mësimet që dha rreth aspekteve të ndryshme të Mbretërisë. Apostujt e tij i shqyrtuan vazhdimisht çështjet frymore me ata që ishin të vendosur fort në të vërtetën.​—Rom. 15:15; 2. Pjet. 1:12, 13; 3:1, 2.

2 Në ditët tona, organizata e Jehovait ka marrë masa që çështjet e rëndësishme të shqyrtohen herë pas here në mbledhjet e kongregacionit. Disa botime janë studiuar në mënyrë të përsëritur. Po, është e rëndësishme të dëgjojmë gjëra që i kemi dëgjuar më parë.

3 Përsëritja plotëson një nevojë jetësore: Përkujtesat që vijnë nga Jehovai thellojnë kuptueshmërinë tonë, zgjerojnë pikëpamjen tonë dhe forcojnë vendosmërinë tonë për të qëndruar të fortë frymësisht. (Psal. 119:129) Kur rishikojmë standardet dhe parimet e Perëndisë është sikur shihemi në një pasqyrë. Ajo na ndihmon të vëzhgojmë me kujdes e imtësisht veten dhe të kundërveprojmë ndaj prirjes për të qenë «një dëgjues harraq».​—Jak. 1:22-25.

4 Nëse nuk vazhdojmë t’i kujtojmë vetes të vërtetën, zemra jonë do të ndikohet nga gjëra të tjera. Përkujtesat e Perëndisë na forcojnë që t’i rezistojmë ndikimit korruptues të botës së Satanait. (Psal. 119:2, 3, 99, 133; Filip. 3:1) Përkujtesat e rregullta që marrim në lidhje me përmbushjen e qëllimeve të Perëndisë, na nxitin që «të rrimë zgjuar». (Mar. 13:32-37) Përsëritja e të vërtetave biblike, na ndihmon të qëndrojmë në udhën që të çon në jetën e përhershme.​—Psal. 119:144.

5 Si të nxjerrim dobi personalisht? Ne duhet ‘ta pririm zemrën tonë ndaj përkujtesave të Perëndisë’. (Psal. 119:36, BR) Kur në mbledhjen e kongregacionit do të shqyrtohet një çështje familjare, ne duhet të përgatitemi që më përpara, të kërkojmë shkrimet e cituara dhe të reflektojmë rreth asaj se si mund ta përdorim këtë informacion. Të mos e kapërcejmë rishikimin me shkrim në Shkollën e Shërbimit Teokratik, me mendimin se nuk është i nevojshëm. (Luka 8:18) Kurrë nuk do të donim të bëheshim të pavëmendshëm vetëm sepse të vërtetat bazë janë përsëritur shpesh në mbledhjet tona.​—Heb. 5:11.

6 Le të kemi të njëjtin qëndrim si psalmisti: «Në udhën e përkujtesave të tua kam ngazëlluar, pikërisht si për të gjitha gjërat e tjera me vlerë.» (Psal. 119:14, BR) Po, ne i kemi dëgjuar më parë këto gjëra të vlefshme dhe ka të ngjarë t’i dëgjojmë përsëri. Përse? Sepse Jehovai e di që kemi nevojë t’i dëgjojmë ato.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo