Mbledhjet e Shërbimit për nëntorin
Java që fillon më 1 nëntor
Kënga 12 (113)
10 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. Shqyrto «Shiko fuqinë e Biblës!»
15 min.: «Predikimi na dallon.» Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo me një diskutim me pyetje e përgjigje. Duke përdorur librin Njohuria, faqe 173, paragrafi 8, trego shkurtimisht se çfarë mund të themi për të inkurajuar një student që të vërë si synim pjesëmarrjen në shërbim.
20 min.: «Kush mund të pranojë një studim biblik?» Fjalim dhe demonstrime. Në harmoni me paragrafin 4, sugjero mënyra të ndryshme se si të nxitet interesi për të mësuar se çfarë përmbajnë botimet tona. Të përgatiten dy demonstrime të shkurtra që tregojnë se si mund të bëhet kjo gjë. Ftoje auditorin të tregojë se si ka arritur të ketë sukses në fillimin e studimeve.
Kënga 5 (46) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 8 nëntor
Kënga 23 (200)
10 min.: Njoftime lokale. Raporti i llogarisë. Kujtoju vëllezërve që të përgatiten për diskutimin e 18 paragrafëve të parë të shtojcës së nëntorit që do të trajtohen javën tjetër.
15 min.: Kutia e pyetjes. Fjalim. Trego rregullimet lokale për mbajtjen pastër dhe në gjendje të mirë të Sallës së Mbretërisë.
20 min.: «Çfarë t’i themi një myslimani?» Me pyetje dhe përgjigje. Thekso nevojën për të përdorur aftësi shquese kur bisedohet me njerëz të kulturave të tjera. Të demonstrohet një prezantim i përgatitur mirë. Për më shumë informacion rreth islamizmit, shiko shtojcën e Shërbimi ynë i Mbretërisë, shkurt 1998; librin Të arsyetojmë, faqet 23-24 dhe Njerëzimi në kërkim të Perëndisë, kapitulli 12, të gjitha këto në anglisht.
Kënga 7 (51) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 15 nëntor
Kënga 16 (143)
8 min.: Njoftime lokale. Trego rregullimet e veçanta për shërbimin në fushë për datën 28 nëntor.
25 min.: «Përdorimi i Internetit: Të jemi syhapur ndaj rreziqeve!» Diskutim me pyetje dhe përgjigje i paragrafëve 1-18. Të lexohen paragrafët 4-7, 12, 16, 17. Inkurajoi të gjithë që të përgatiten mirë për diskutimin e paragrafëve 19-36 që do të trajtohen javën tjetër.
12 min.: Prindër: A drejtoni një studim të rregullt familjar? Fjalim dhe diskutim me auditorin. Shpjego se përse familjet duhet të studiojnë së bashku. (Shiko Kulla e Rojës, 1 korrik 1999, faqet 13-14 dhe Udhëzuesin e Shkollës, faqet 37-38, anglisht.) Shqyrto pengesat e mëposhtme për studimin familjar: (1) mendimi se fëmijët janë mjaft të vegjël për të nxjerrë dobi, (2) arsyetimi se ndjekja e mbledhjeve të kongregacionit është e mjaftueshme, (3) lodhja për shkak të programeve të ngarkuara dhe (4) shpërqendrimi nga shikimi i televizorit. (Shiko Kulla e Rojës, 15 gusht 1994, faqet 11-12.) Fto kryefamiljarë që të tregojnë se si i kapërcejnë pengesat për të mbajtur një rutinë të mirë të studimit familjar. Thekso që kjo gjë kërkon përpjekje, vendosmëri dhe bashkëpunim.
Kënga 19 (164) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 22 nëntor
Kënga 25 (204)
10 min.: Njoftime lokale dhe përvoja nga shërbimi në fushë.
10 min.: Cili është qëndrimi ynë ndaj caktimeve? Fjalim nga një plak ose një vëlla i kualifikuar. Ekziston një listë e gjatë e punëve të nevojshme që duhen bërë për funksionimin siç duhet të kongregacionit, si: përgatitja e programit të caktimeve; marrja e të tjerëve në mbledhje me makinën tonë ose shoqërimi i tyre në shërbim; dhënia e ndihmës të moshuarve si dhe pastrimi, riparimi dhe kujdesi për Sallën e Mbretërisë, duke përfshirë kujdesin për oborrin dhe heqjen e dëborës. Si reagojmë kur kërkohet ndihma jonë? Disa mund të refuzojnë, të tjerë mund të pranojnë pa dëshirë ose nuk e çojnë punën deri në fund. Të diskutohet se përse pranimi dhe përmbushja e caktimeve është një privilegj që na bën të lumtur. Inkurajoi të gjithë në kongregacion që të shfaqin një frymë të gatshme vullnetare.—Psal. 110:3, shën., BR; Isa. 6:8.
25 min.: «Përdorimi i Internetit: Të jemi syhapur ndaj rreziqeve!» Diskutim me pyetje dhe përgjigje i paragrafëve 19-36. Të lexohen paragrafët 23-25 dhe 34-36.
Kënga 9 (37) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 29 nëntor
Kënga 20 (93)
10 min.: Njoftime lokale. Kujtoju lajmëtarëve që të dorëzojnë raportin e shërbimit në fushë për nëntorin.
15 min.: Inkurajo të interesuarit e rinj të ndjekin mbledhjet. Fjalim ndërmjet një plaku dhe një ose dy shërbëtorëve ndihmës ose midis tre vëllezërve të kualifikuar, bazuar në broshurën Të bashkuar për të kryer vullnetin e Perëndisë, faqet 14–15. Të shqyrtohet se përse është jetësore që të interesuarit e rinj të ndjekin mbledhjet. Këtu ata do të marrin pjesën më të madhe të stërvitjes, inkurajimit dhe ndihmës që u nevojitet. Të merren në shqyrtim të pesë mbledhjet javore, duke shpjeguar dobitë e secilës prej tyre. Të diskutohet se si mbledhjet nxitin për sjellje të shenjta, si ndërtojnë frymësisht, si na tërheqin drejt organizatës, si na ndihmojnë që të zhvillojmë lidhje të ngushta me të tjerët dhe të kuptojmë qëllimin e shërbimit tonë. Auditori të inkurajohet të përdorë broshurën për të nxitur të interesuarit e rinj që të vijnë në mbledhje.
20 min.: Zgjedhja jonë: Përkthimi Bota e Re. Fjalim nga një vëlla i kualifikuar. Organizata jonë është unike mes organizatave të tjera fetare, për vetë faktin se ne botojmë, përdorim dhe shpërndajmë një përkthim të Biblës të përgatitur nga adhurues të mirosur të Jehovait. Dëshira jonë nuk është që të nxjerrim fitim nga ana tregtare ose të përhapim bindje sektare. Përkundrazi, ajo që na motivon është dëshira për të nderuar emrin e Perëndisë dhe për të ndihmuar të tjerët që ta njohin më mirë Perëndinë. Përkthimet e tjera shpesh e përkthejnë Fjalën e Perëndisë në një formë të vështirë për t’u kuptuar, prandaj le të shqyrtojmë epërsitë e dallueshme të Përkthimit Bota e Re. (Shiko Kulla e Rojës, 15 tetor 1999, faqet 28-31 dhe librin «I gjithë Shkrimi», faqet 327-331, anglisht.)
Kënga 5 (46) dhe lutja përmbyllëse.