Programi i Shkollës së Shërbimit Teokratik për vitin 2000
Udhëzime
Gjatë vitit 2000 Shkolla e Shërbimit Teokratik do të drejtohet në këtë mënyrë:
BURIMI I MATERIALIT: Bibla Diodati i Ri [Dio], Kulla e Rojës [w], Zgjohuni! [g], Argumente biblike për t’u trajtuar [td] dhe Të rinjtë pyesin: Përgjigje praktike [yp].
Shkolla duhet të fillojë NË KOHËN E CAKTUAR me këngë, lutje dhe një përshëndetje të shkurtër mirëseardhjeje. Nuk është e nevojshme të bëhet një shikim paraprak i asaj që është në program. Ndërsa mbikëqyrësi i Shkollës paraqet secilën pjesë, ai do të përmendë temën që do të zhvillohet. Vazhdohet si më poshtë:
FJALIMI NR. 1: 15 minuta. Duhet të trajtohet nga një plak ose një shërbëtor ndihmës dhe do të bazohet në revistën Kulla e Rojës ose Zgjohuni! Ky fjalim duhet të prezantohet si një fjalim udhëzimi, që zgjat 15 minuta pa rishikim gojor. Synimi i fjalimit nuk duhet të jetë thjesht trajtimi i materialit, por përqendrimi i vëmendjes në vlerën praktike të informacionit që trajtohet, duke nxjerrë në pah atë që do të jetë më e dobishme për kongregacionin. Duhet të përdoret tema e shënuar.
Vëllezërit, të cilëve u caktohet ky fjalim, duhet të kenë kujdes për të qëndruar brenda kohës së lejuar. Mund të jepet këshillë private nëse është e nevojshme ose nëse kërkohet nga oratori.
PIKA KRYESORE NGA LEXIMI I BIBLËS: 6 minuta. Këto duhen trajtuar nga një plak ose një shërbëtor ndihmës, i cili me efektshmëri do të bëjë aplikimin e materialit për nevojat lokale. Nuk ka nevojë për ndonjë temë. Nuk duhet të jetë thjesht një përmbledhje e leximit të caktuar. Mund të përfshihet një rishikim i përgjithshëm prej 30 deri 60 sekondash i kapitujve të caktuar. Megjithatë, synimi kryesor është të ndihmohet auditori që të kuptojë përse dhe si informacioni është i vlefshëm për ne. Pas kësaj pjese, mbikëqyrësi i shkollës do t’i ftojë studentët që të ndahen në klasat përkatëse.
FJALIMI NR. 2: 5 minuta. Ky fjalim i jepet një vëllai për të lexuar materialin e caktuar nga Bibla. Ai do të mbahet në klasën kryesore si edhe në të gjitha të tjerat. Zakonisht, këto caktime janë mjaft të shkurtra, sa për t’i lejuar studentët që të zhvillojnë komente të shkurtra shpjeguese në hyrje dhe në përfundim. Mund të përfshihen rrethanat historike, domethënia profetike ose doktrinale dhe zbatimi i parimeve. Të gjitha vargjet e caktuara duhen lexuar pa ndërprerje. Natyrisht, nëse vargjet që duhen lexuar nuk janë të njëpasnjëshme, studenti mund të citojë vargun, aty ku vazhdon leximi.
FJALIMI NR. 3: 5 minuta. Ky do t’i caktohet një motre. Tema e këtij prezantimi do të bazohet në broshurën Argumente biblike për t’u trajtuar. Rrethanat mund të jenë një dëshmi joformale, një rivizitë ose një studim biblik në shtëpi. Ato që marrin pjesë në fjalim mund të qëndrojnë ulur ose në këmbë. Mbikëqyrësi i shkollës do të interesohet veçanërisht për mënyrën se si e zhvillon studentja temën e caktuar dhe se si e ndihmon zotin e shtëpisë që të arsyetojë mbi shkrimet. Studentja së cilës i caktohet kjo pjesë duhet të dijë të lexojë. Mbikëqyrësi i shkollës do të caktojë një ndihmëse, por mund të përdoret edhe një ndihmëse tjetër. Rëndësi parësore duhet t’i jepet përdorimit të efektshëm të Biblës dhe jo rrethanës.
FJALIMI NR. 4: 5 minuta. Tema e këtij fjalimi do të bazohet në librin Të rinjtë pyesin: Përgjigje praktike si dhe në broshurën Argumente biblike për t’u trajtuar. Studenti duhet të zhvillojë temën e caktuar dhe duhet të përpiqet të bëjë një aplikim praktik të shkrimeve. Ky fjalim mund t’i caktohet një vëllai ose një motre. Kur i caktohet një vëllai duhet të jetë gjithmonë një fjalim. Kur i caktohet një motre, informacioni duhet prezantuar siç përshkruhet për fjalimin nr. 3. Gjithashtu, sa herë që temës së fjalimit nr. 4 i paraprin shenja #, duhet që ai më mirë t’i caktohet një vëllai.
*PROGRAMI SHTESË I LEXIMIT TË BIBLËS: Ky program është vendosur në kllapa, pas numrit të këngës për çdo javë. Ndjekja e këtij programi, duke lexuar rreth dhjetë faqe në javë, bën të mundur që e gjithë Bibla të lexohet në tre vjet. Në këtë program shtesë të leximit të Biblës, nuk bazohet asnjë pjesë e programit të shkollës ose e rishikimit me shkrim.
SHËNIM: Për informacione dhe udhëzime të mëtejshme në lidhje me këshillat, kohëmatjen, rishikimet me shkrim dhe përgatitjen e fjalimeve, jini të lutur të shihni Shërbimi ynë i Mbretërisë, tetor 1996, faqja 3.
PROGRAMI
3 janar Leximi i Biblës: Ligji i përtërirë 4-6
Kënga 16 (143) [*Jeremia 49-52]
Nr. 1: Të çmojmë bekimet e Jehovait (w98 1/1 f. 22-24)
Nr. 2: Ligji i përtërirë 6:4-19
Nr. 3: td 1A Përse nuk e miraton Perëndia adhurimin e të parëve?
Nr. 4: Përse duhet ta nderoj nënën dhe babanë tim? (yp kap. 1 f. 11-17)
10 janar Leximi i Biblës: Ligji i përtërirë 7-10
Kënga 12 (113) [*Vajtimet 1-5]
Nr. 1: Të lartësojmë Perëndinë e vërtetë (w98 1/1 f. 30-31)
Nr. 2: Ligji i përtërirë 8:1-18
Nr. 3: td 1B Njerëzit mund të nderohen, por vetëm Perëndia adhurohet
Nr. 4: Përse prindërit nuk më kuptojnë? (yp kap. 2 f. 18-25)
17 janar Leximi i Biblës: Ligji i përtërirë 11-14
Kënga 11 (85) [*Ezekieli 1-9]
Nr. 1: Përse të planifikojmë përpara për njerëzit tanë të dashur? (w98 15/1 f. 19-22)
Nr. 2: Ligji i përtërirë 11:1-12
Nr. 3: td 18A Harmagedoni: Lufta e Perëndisë për t’i dhënë fund ligësisë
Nr. 4: Si mund të fitoj më shumë liri nga prindërit? (yp kap. 3 f. 26-33)
24 janar Leximi i Biblës: Ligji i përtërirë 15-19
Kënga 21 (191) [*Ezekieli 10-16]
Nr. 1: Fuqia transformuese dhe bashkuese e së vërtetës (w98 15/1 f. 29-31)
Nr. 2: Ligji i përtërirë 19:11-21
Nr. 3: td 18C Përse Harmagedoni është një akt i dashurisë së Perëndisë?
Nr. 4: Përse mami dhe babi u ndanë? (yp kap. 4 f. 34-41)
31 janar Leximi i Biblës: Ligji i përtërirë 20-23
Kënga 1 (13) [*Ezekieli 17-21]
Nr. 1: Pikëpamja biblike për lavdërimin dhe lajkën (w98 1/2 f. 29-31)
Nr. 2: Ligji i përtërirë 20:10-20
Nr. 3: td 39A Pagëzimi: Një kërkesë e krishterë
Nr. 4: Çtë bëj kur njëri nga prindërit martohet përsëri? (yp kap. 5 f. 42-49)
7 shkurt Leximi i Biblës: Ligji i përtërirë 24-27
Kënga 29 (222) [*Ezekieli 22-27]
Nr. 1: Baza për optimizëm të vërtetë (w98 1/2 f. 4-6)
Nr. 2: Ligji i përtërirë 25:5-16
Nr. 3: td 39B Pagëzimi nuk heq mëkatet
Nr. 4: Pse e kam të vështirë të shkoj mirë me vëllanë dhe motrën? (yp kap. 6 f. 50-55)
14 shkurt Leximi i Biblës: Ligji i përtërirë 28-30
Kënga 5 (46) [*Ezekieli 28-33]
Nr. 1: Të kultivojmë frymën e mirënjohjes (w98 15/2 f. 4-7)
Nr. 2: Ligji i përtërirë 28:1-14
Nr. 3: td 3A Bibla është fjala e frymëzuar e Perëndisë
Nr. 4: A duhet të iki nga shtëpia? (yp kap. 7 f. 56-63)
21 shkurt Leximi i Biblës: Ligji i përtërirë 31-34
Kënga 19 (164) [*Ezekieli 34-39]
Nr. 1: Ndihmojini fëmijët tuaj që të ecin mbarë (g97 tetor-dhjetor f. 8-11)
Nr. 2: Ligji i përtërirë 32:35-43
Nr. 3: td 3C Bibla: Një udhëheqje praktike për ditët tona
Nr. 4: Si mund të bëj shokë të vërtetë? (yp kap. 8 f. 69-72)
28 shkurt Leximi i Biblës: Josiu 1-5
Kënga 16 (143) [*Ezekieli 40-45]
Nr. 1: A mund të kontrollohet stresi? (g98 mars f. 10-13)
Nr. 2: Josiu 2:8-16
Nr. 3: td 3DH Bibla: Një libër për të gjithë njerëzit
Nr. 4: Si mund t’u rezistoj presioneve të bashkëmoshatarëve? (yp kap. 9 f. 73-80)
6 mars Leximi i Biblës: Josiu 6-9
Kënga 19 (164) [*Ezekieli 46–Danieli 2]
Nr. 1: Prindër: Ruani fëmijët tuaj! (w98 15/2 f. 8-11)
Nr. 2: Josiu 7:1, 10-19
Nr. 3: td 16A Transfuzionet dhunojnë shenjtërinë e gjakut
Nr. 4: Sa e rëndësishme është pamja e jashtme? (yp kap. 10 f. 82-89)
13 mars Leximi i Biblës: Josiu 10-13
Kënga 2 (15) [*Danieli 3-7]
Nr. 1: Çfarë thotë Bibla rreth magjepsjes? (w98 15/2 f. 23-27)
Nr. 2: Josiu 11:6-15
Nr. 3: td 16B A duhet shpëtuar me çdo kusht jeta e një personi?
Nr. 4: A e zbulon veshja personalitetin tim? (yp kap. 11 f. 90-96)
20 mars Leximi i Biblës: Josiu 14-17
Kënga 15 (127) [*Danieli 8–Hozea 2]
Nr. 1: Njerëz besnikë «me ndjenja si tonat» (w98 1/3 f. 26-29)
Nr. 2: Josiu 15:1-12
Nr. 3: td 27A Kur përfunduan kohët e paganëve?
Nr. 4: Përse jam i pakënaqur me veten? (yp kap. 12 f. 98-103)
27 mars Leximi i Biblës: Josiu 18-20
Kënga 28 (224) [*Hozea 3-14]
Nr. 1: Të rijetojmë ditët e fundit të Jezuit në tokë (w98 15/3 f. 3-9)
Nr. 2: Josiu 18:1-10
Nr. 3: td 24A Çfarë është kisha e krishterë?
Nr. 4: Përse jam kaq i dëshpëruar? (yp kap. 13 f. 104-114)
3 prill Leximi i Biblës: Josiu 21-24
Kënga 13 (124) [*Joeli 1–Amosi 7]
Nr. 1: A është beqaria me betim një detyrim për shërbëtorët e krishterë? (g98 qershor f. 16-17)
Nr. 2: Josiu 21:43-22:8
Nr. 3: td 24Ç A është Pjetri «Shkëmbi»?
Nr. 4: Si mund ta largoj vetminë? (yp kap. 14 f. 115-120)
10 prill Leximi i Biblës: Gjyqtarët 1-4
Kënga 4 (43) [*Amosi 8–Mikea 5]
Nr. 1: A janë realë demonët? (g98 prill f. 18-19)
Nr. 2: Gjyqtarët 3:1-11
Nr. 3: td 25A Shkenca mbështet tregimin e Biblës për krijimin
Nr. 4: Përse jam kaq i ndrojtur? (yp kap. 15 f. 121-126)
17 prill Leximi i Biblës: Gjyqtarët 5-7
Kënga Nr. 9 (37) [*Mikea 6-7; Nahumi 1-3; Habakuku 1-3–Sofonia 1]
Nr. 1: Të mësojmë nga udhëzimet që u dha Jezui të 70-ve (w98 1/3 f. 30-31)
Nr. 2: Gjyqtarët 5:24-31
Nr. 3: td 25B A ishte 24-orëshe secila nga ditët e krijimit?
Nr. 4: A është normale të hidhërohem kështu? (yp kap. 16 f. 127-132)
24 prill Rishikim me shkrim. Përfundoni Ligji i përtërirë 4-34; Jos 1-24-Gjyqtarët 7
Kënga 26 (212) [*Sofonia 2-3; Hageu 1-2–Zakaria 1-7]
1 maj Leximi i Biblës: Gjyqtarët 8-10
Kënga 23 (200) [*Zakaria 8-14–Malakia 1-4]
Nr. 1: Të respektojmë dinjitetin personal të të tjerëve (w98 1/4 f. 28-31)
Nr. 2: Gjyqtarët 9:7-21
Nr. 3: td 28A A vdiq Jezui në një kryq?
Nr. 4: A duhet ta lë shkollën? (yp kap. 17 f. 134-139)
8 maj Leximi i Biblës: Gjyqtarët 11-14
Kënga 10 (82) [*Mateu 1-8]
Nr. 1: Barnaba, «biri i ngushëllimit» (w98 15/4 f. 20-23)
Nr. 2: Gjyqtarët 13:2-10, 24
Nr. 3: td 28B A duhet ta adhurojnë të krishterët kryqin?
Nr. 4: Si mund t’i përmirësoj notat? (yp kap. 18 f. 140-149)
15 maj Leximi i Biblës: Gjyqtarët 15-18
Kënga 11 (85) [*Mateu 9-14]
Nr. 1: Siguri botërore pa ndihmën e ushtrive (w98 15/4 f. 28-30)
Nr. 2: Gjyqtarët 17:1-13
Nr. 3: td 59A Cili është shkaku i vdekjes?
Nr. 4: Përse shokët s’më lënë të qetë? (yp kap. 19 f. 150-157)
22 maj Leximi i Biblës: Gjyqtarët 19-21
Kënga 7 (51) [*Mateu 15-21]
Nr. 1: A është e gabuar të jesh krenar? (g99 korrik f. 20-21)
Nr. 2: Gjyqtarët 19:11-21
Nr. 3: td 59B A mund të të dëmtojnë të vdekurit?
Nr. 4: Si mund të shkoj mirë me mësuesin? (yp kap. 20 f. 158-165)
29 maj Leximi i Biblës: Rutha 1-4
Kënga 2 (15) [*Mateu 22-26]
Nr. 1: Mizoria ndaj kafshëve: A është e gabuar? (g98 nëntor f. 26-27)
Nr. 2: Rutha 3:1-13
Nr. 3: td 59C A mund të flasin njerëzit me të afërmit e tyre të vdekur?
Nr. 4: Si mund të gjej (dhe të ruaj) një vend pune? (yp kap. 21 f. 166-173)
5 qershor Leximi i Biblës: 1 Samuelit 1-3
Kënga 21(191) [*Mateu 27–Marku 4]
Nr. 1: Veshja dhe krehja jonë: A i interesojnë Perëndisë? (g98 gusht f. 20-21)
Nr. 2: 1 Samuelit 1:9-20
Nr. 3: td 8A A është Djalli një person real?
Nr. 4: Cilën karrierë duhet të zgjedh? (yp kap. 22 f. 174-179)
12 qershor Leximi i Biblës: 1 Samuelit 4-7
Kënga 11 (85) [*Marku 5-9]
Nr. 1: Kush është Jehovai? (w98 1/5 f. 5-7)
Nr. 2: 1 Samuelit 4:9-18
Nr. 3: td 8B Djalli: Sundimtari i padukshëm i botës
Nr. 4: Marrëdhëniet seksuale para martesës. (yp kap. 23 f. 181-191)
19 qershor Leximi i Biblës: 1 Samuelit 8-11
Kënga 16 (143) [*Marku 10-14]
Nr. 1: Integriteti shpërblehet (w98 1/5 f. 30-31)
Nr. 2: 1 Samuelit 8:4-20
Nr. 3: td 8Ç Çfarë thotë Bibla rreth engjëjve që mëkatuan?
Nr. 4: Si t’u them jo marrëdhënieve seksuale paramartesore? (yp kap. 24 f. 192-197)
26 qershor Leximi i Biblës: 1 Samuelit 12-14
Kënga 5 (46) [*Marku 15–Luka 3]
Nr. 1: A mund të të bëjnë të lumtur pasuritë? (w98 15/5 f. 4-6)
Nr. 2: 1 Samuelit 14:1-14
Nr. 3: td 57A Toka: E krijuar për të qenë një parajsë
Nr. 4: Sa e rëndë është çështja e masturbimit? (yp kap. 25 f. 198-204)
3 korrik Leximi i Biblës: 1 Samuelit 15-17
Kënga 10 (82) [*Luka 4-8]
Nr. 1: Eunika dhe Loide: Mësuese shembullore (w98 15/5 f. 7-9)
Nr. 2: 1 Samuelit 16:4-13
Nr. 3: td 57C Jeta mbi tokë nuk do të marrë fund kurrë
Nr. 4: Si ta mposht dëshirën për t’u masturbuar? (yp kap. 26 f. 205-211)
10 korrik Leximi i Biblës: 1 Samuelit 18-20
Kënga 22 (130) [*Luka 9-12]
Nr. 1: Të arrijmë zemrën me artin e bindjes (w98 15/5 f. 21-23)
Nr. 2: 1 Samuelit 19:1-13
Nr. 3: td 45A A mund t’i njohim profetët e rremë?
Nr. 4: A duhet të jem gjithmonë i ndershëm? (yp kap. 27 f. 212-217)
17 korrik Leximi i Biblës: 1 Samuelit 21-24
Kënga 7 (51) [*Luka 13-19]
Nr. 1: Të mbajmë mbi supe përgjegjësitë tona familjare. (w98 1/6 f. 20-23)
Nr. 2: 1 Samuelit 24:2-15
Nr. 3: td 52A Sa i rëndësishëm është shërimi frymor?
Nr. 4: Si të kapërcej një dashuriçkë? (yp kap. 28 f. 219-224)
24 korrik Leximi i Biblës: 1 Samuelit 25-27
Kënga 17 (187) [*Luka 20-24]
Nr. 1: Drejtësi e vërtetë: Kur dhe si? (w98 15/6 f. 26-29)
Nr. 2: 1 Samuelit 25:23-33
Nr. 3: td 52B Mbretëria e Perëndisë: Mjeti për të sjellë shërime të përhershme fizike
Nr. 4: A jam gati për t’u shoqëruar me dikë të seksit të kundërt? (yp kap. 29 f. 225-235)
31 korrik Leximi i Biblës: 1 Samuelit 28-31
Kënga 19 (164) [*Gjoni 1-6]
Nr. 1: Të mbrojmë fëmijët tanë prej bandave (g98 maj f. 8-11)
Nr. 2: 1 Samuelit 31:1-13
Nr. 3: td 52C Shërimi i sotëm përmes besimit nuk është nga Perëndia
Nr. 4: A jam gati për martesën? (yp kap. 30 f. 236-241)
7 gusht Leximi i Biblës: 2 Samuelit 1-4
Kënga 10 (82) [*Gjoni 7-11]
Nr. 1: Çfarë rezervon e ardhmja për gratë? (g98 prill f. 12-14)
Nr. 2: 2 Samuelit 2:1-11
Nr. 3: td 52Ç A është të folurit në shumë gjuhë një provë e sigurt e favorit të Perëndisë?
Nr. 4: Si mund të di nëse është dashuri e vërtetë? (yp kap. 31 f. 242-251)
14 gusht Leximi i Biblës: 2 Samuelit 5-8
Kënga 21 (191) [*Gjoni 12-18]
Nr. 1: «Përpiquni energjikisht» (w98 15/6 f. 30-31)
Nr. 2: 2 Samuelit 7:4-16
Nr. 3: td 46B Kush shkon në qiell?
Nr. 4: Si mund të kem një periudhë të suksesshme njohjeje? (yp kap. 32 f. 252-260)
21 gusht Leximi i Biblës: 2 Samuelit 9-12
Kënga 23 (200) [*Gjoni 19–Veprat 4]
Nr. 1: Ji një i afërm i mirë (w98 1/7 f. 30-31)
Nr. 2: 2 Samuelit 11:2-15
Nr. 3: td 13B Ferri nuk është një vend torturash
Nr. 4: Të pish: Pse jo? (yp kap. 33 f. 262-271)
28 gusht Rishikim me shkrim. Përfundoni Gjyqtarët 8–2 Samuelit 12
Kënga Nr. 9 (37) [*Veprat 5-10]
4 shtator Leximi i Biblës: 2 Samuelit 13-15
Kënga 19 (164) [*Veprat 11-16]
Nr. 1: T’u japim fëmijëve një nisje të mirë në jetë (w98 15/7 f. 4-6)
Nr. 2: 2 Samuelit 13:20-33
Nr. 3: td 13C Zjarri është simbol i shfarosjes
Nr. 4: Përse t’i them jo drogës? (yp kap. 34 f. 272-281)
11 shtator Leximi i Biblës: 2 Samuelit 16-18
Kënga 16 (143) [*Veprat 17-22]
Nr. 1: Një pikëpamje e krishterë për zakonet e funeralit (w98 15/7 f. 20-24)
Nr. 2: 2 Samuelit 16:5-14
Nr. 3: td 13D Tregimi i të pasurit e Lazrit s’provon mundimin përjetë
Nr. 4: A ka rëndësi çfarë lexoj? (yp kap. 35 f. 283-288)
18 shtator Leximi i Biblës: 2 Samuelit 19-21
Kënga 5 (46) [*Veprat 23–Romakëve 1]
Nr. 1: A mund t’i besojmë ndërgjegjes sonë? (w98 1/9 f. 4-7)
Nr. 2: 2 Samuelit 20:1, 2, 14-22
Nr. 3: td 14B Pikëpamja e krishterë mbi festimet
Nr. 4: Si ta kontrolloj kohën që i kushtoj TV-së? (yp kap. 36 f. 289-295)
25 shtator Leximi i Biblës: 2 Samuelit 22-24
Kënga 23 (200) [*Romakëve 2-9]
Nr. 1: Çfarë mund të bëjmë ndaj krenarisë raciale? (g98 shkurt f. 25-27)
Nr. 2: 2 Samuelit 23:8-17
Nr. 3: td 51A Përdorimi i shëmbëlltyrave çnderon Perëndinë
Nr. 4: Përse të mos zbavitem herë pas here? (yp kap. 37 f. 296-303)
2 tetor Leximi i Biblës: 1 Mbretërve 1-2
Kënga 26 (212) [*Romakëve 10–1. Korintasve 3]
Nr. 1: Çfarë është fryma e shenjtë e Perëndisë? (g99 janar f. 26-27)
Nr. 2: 1 Mbretërve 2:1-11
Nr. 3: td 51B Pasojat e adhurimit të shëmbëlltyrave
Nr. 4: Çfarë më ofron e ardhmja? (yp kap. 38 f. 305-310)
9 tetor Leximi i Biblës: 1 Mbretërve 3-6
Kënga 7 (51) [*1. Korintasve 4-13]
Nr. 1: T’i mbajmë përparësitë në vendin e duhur (w98 1/9 f. 19-21)
Nr. 2: 1 Mbretërve 4:21-34
Nr. 3: td 51C Vetëm Jehovai duhet adhuruar
Nr. 4: td 10A #Bashkimi fetar nuk është mendimi i Perëndisë
16 tetor Leximi i Biblës: 1 Mbretërve 7-8
Kënga 18 (162) [*1. Korintasve 14–2. Korintasve 7]
Nr. 1: Të dëshmojmë para funksionarëve të lartë (w98 1/9 f. 30-31)
Nr. 2: 1 Mbretërve 7:1-14
Nr. 3: td 10B A janë të mira të gjitha fetë?
Nr. 4: td 20A Të krishterët duhet ta përdorin emrin personal të Perëndisë
23 tetor Leximi i Biblës: 1 Mbretërve 9-11
Kënga 5 (46) [*2. Korintasve 8–Galatasve 4]
Nr. 1: Pikëpamja e krishterë në lidhje me çmimin e nuses (w98 15/9 f. 24-27)
Nr. 2: 1 Mbretërve 11:1-13
Nr. 3: td 20C E vërteta rreth ekzistencës së Perëndisë
Nr. 4: td 20Ç #Identifikimi i cilësive të Perëndisë
30 tetor Leximi i Biblës: 1 Mbretërve 12-14
Kënga 12 (113) [*Galatasve 5–Filipianëve 2]
Nr. 1: A është real Perëndia për ty? (w98 15/9 f. 21-23)
Nr. 2: 1 Mbretërve 13:1-10
Nr. 3: td 20DH Jo të gjithë i shërbejnë të njëjtit Perëndi
Nr. 4: td 6A A janë Dëshmitarët e Jehovait një fe e re?
6 nëntor Leximi i Biblës: 1 Mbretërve 15-17
Kënga 9 (37) [*Filipianëve 3–1. Thesalonikasve 5]
Nr. 1: Vazhdo të bësh progres frymor! (w98 1/10 f. 28-31)
Nr. 2: 1 Mbretërve 15:9-24
Nr. 3: td 22B Jezu Krishti: Bir i Perëndisë dhe Mbret i caktuar
Nr. 4: td 22Ç Përse besimi në Jezuin është i domosdoshëm për shpëtim?
13 nëntor Leximi i Biblës: 1 Mbretërve 18-20
Kënga 23 (200) [*2. Thesalonikasve 1–2. Timoteut 3]
Nr. 1: T’i zgjidhim problemet paqësisht (w98 1/11 f. 4-7)
Nr. 2: 1 Mbretërve 20:1, 13-22
Nr. 3: td 22D A mjafton thjesht të besosh në Jezuin për të shpëtuar?
Nr. 4: td 37B #Bekimet që do të sjellë Mbretëria e Perëndisë
20 nëntor Leximi i Biblës: 1 Mbretërve 21-22
Kënga 24 (185) [*2. Timoteut 4–Hebrenjve 7]
Nr. 1: A duhen nderuar të vdekurit? (g99 shkurt f. 10-11)
Nr. 2: 1 Mbretërve 22:29-40
Nr. 3: td 37C Sundimi i Mbretërisë fillon ndërsa armiqtë e Krishtit janë ende aktivë
Nr. 4: td 37D Mbretëria e Perëndisë nuk erdhi përmes përpjekjeve të njerëzve
27 nëntor Leximi i Biblës: 2 Mbretërve 1-3
Kënga 12 (113) [*Hebrenjve 8–Jakovit 2]
Nr. 1: A është e gabuar të shqiptohet emri i Perëndisë (g99 mars f. 26-27)
Nr. 2: 2 Mbretërve 2:15-25
Nr. 3: td 7A Çfarë nënkupton «fundi i botës»?
Nr. 4: td 7B #Të qëndrojmë zgjuar frymësisht ndaj dëshmisë së ditëve të fundit
4 dhjetor Leximi i Biblës: 2 Mbretërve 4-6
Kënga 2 (15) [*Jakobit 3–2. Pjetrit 3]
Nr. 1: Ruhu nga Simonia (w98 15/11 f. 28)
Nr. 2: 2 Mbretërve 5:20-27
Nr. 3: td 21B Jeta e përhershme nuk është vetëm një ëndërr
Nr. 4: td 21Ç Kush shkon në qiell?
11 dhjetor Leximi i Biblës: 2 Mbretërve 7-9
Kënga 14 (117) [*1. Gjonit 1–Zbulesa 1]
Nr. 1: Parimet biblike që duhen ndjekur kur japim ose marrim hua (w98 15/11 f. 24-27)
Nr. 2: 2 Mbretërve 7:1, 2, 6, 7, 16-20
Nr. 3: td 21D Numri i personave që do të marrin jetën e përhershme mbi tokë është i pakufizuar
Nr. 4: td 36B#Bashkimi martesor duhet të jetë i ndershëm
18 dhjetor Leximi i Biblës: 2 Mbretërve 10-12
Kënga 19 (164) [*Zbulesa 2-12]
Nr. 1: Historia e vërtetë e lindjes së Jezuit (w98 15/12 f. 5-9)
Nr. 2: 2 Mbretërve 11:1-3, 9-16
Nr. 3: td 36C Të krishterët duhet të respektojnë parimin e kryesisë
Nr. 4: td 36Ç Përgjegjësia e prindërve ndaj fëmijëve
25 dhjetor Rishikim me shkrim. Përfundoni 2 Samuelit 13–2 Mbretërve 12
Kënga 6 (45) [*Zbulesa 13-22]