Njoftime
◼ Oferta e literaturës për tetorin: Kopje të veçanta të revistave Kulla e Rojës dhe Zgjohuni!. Kur gjatë rivizitave gjendet interes, mund të ofrohen pajtime. Nëntor: Çfarë kërkon Perëndia prej nesh? ose Njohuria që të çon në jetën e përhershme. Dhjetor: Njohuria që të çon në jetën e përhershme. Janar: Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi Tokë ose Jeta: Si erdhi ajo këtu? Me evolucion apo me krijim?. Nëse kongregacionet nuk i kanë këta libra, mund t’i porositin.
◼ Shtojca për këtë numër të Shërbimi ynë i Mbretërisë është «Programi i Shkollës së Shërbimit Teokratik për vitin 2000» dhe duhet ruajtur për referime të mëtejshme gjatë këtij viti.
◼ Nëse duke filluar nga 1 janari, kongregacioni juaj ndryshon oraret e mbledhjeve, të komunikojë me zyrën e Bethelit që regjistrimet të mbahen të përditësuara.
◼ Ftesat e Përkujtimit për vitin 2000 janë përfshirë në dërgesën vjetore të formularëve.
◼ Kongregacionet mund të fillojnë të përfshijnë në kërkesën e literaturës për muajin tetor edhe kërkesën për broshurën Të shqyrtojmë shkrimet çdo ditë, për vitin 2000, në gjuhë të huaja. Broshurat do të jenë në dispozicion në gjuhën: amharike, angleze, arabe, armene, bullgare, cebuane, daneze, finlandeze, frënge, greke, gujarate, gjermane, hebraike, holandeze, hungareze, iloke, indiane, italiane, japoneze, kamboxhiane, kineze, kineze (e thjeshtuar), koreane, kroate, maqedonase, norvegjeze, perse, polake, portugeze, punjabi, rumune, ruse, samoan, serbe, spanjolle, suedeze, shqipe, tagaloge, turke, thai, ukrainase dhe vietnameze. Derisa këto broshura të jenë në dispozicion dhe të bëhet dërgimi i tyre, në listat e botimeve të dërguara kongregacionit ato do të paraqiten si «Botime që do të merren më vonë». Broshura Të shqyrtojmë shkrimet, është një botim për të cilin nevojitet kërkesë e veçantë.
◼ Ju informojmë se për vitin e shërbimit 1999-2000, janë programuar asambletë si vijon:
Asamble speciale njëditore 1999:
3 tetor: Tiranë (Qarku 2A), Berat (Qarku 3A)
10 tetor: Durrës (Qarku 1A), Korçë (Qarku 2B)
17 tetor: Lezhë (Qarku 1B), Gjirokastër (Qarku 3C)
24 tetor: Fier (Qarku 3B)
Asamble qarkore 2000:
4-5 mars: Tiranë (Qarku 2A)
18-19 mars: Fier (Qarku 3B)
1-2 prill: Gjirokastër (Qarku 3C)
8-9 prill: Berat (Qarku 3A)
15-16 prill: Durrës (Qarku 1A)
29-30 prill: Lezhë (Qarku 1B)
13-14 maj: Korçë (Qarku 2B)
Më vonë do t’ju informojmë për hollësira të mëtejshme.
◼ Duke filluar me numrin e 1 shtatorit 1999, Kulla e Rojës do të jetë në dispozicion në gjuhën armene si një botim i përmuajshëm.
◼ Botime të reja në dispozicion:
Përkthimi Bota e Re i Shkrimeve të Shenjta (format i madh)—Gjuha: portugeze (Jo katër seritë e vëllimeve të njoftuara më parë.)
Kushtoju vëmendje profecive të Danielit!—Gjuha: angleze, frënge, spanjolle
◼ Videokaseta të reja në dispozicion:
Të rinjtë pyesin: Si mund të zë miq të vërtetë?—Gjuha: angleze