Programi i ri i Asamblesë Speciale njëditore
Tema e programit të Asamblesë Speciale Njëditore, që fillon në shtator të vitit 1999, është: «Të kërkojmë në gjërat e thella të Perëndisë.» (1. Kor. 2:10) Çfarë gjërash të vlefshme do të mësojmë në këtë asamble?
Në kërkimet e tyre për njohuri, shumë njerëz nuk janë freskuar nga ajo që kanë gjetur. Bibla na nxit, siç do të tregohet nga mbikëqyrësi qarkor në pjesën e tij me titull: «Kërkimi në Fjalën e Perëndisë sjell freskim.» Ndërsa drejton pyetjen «Si e konsideroni predikimin e Mbretërisë?», oratori vizitues do të bëjë lidhjen midis kërkimit në gjërat e thella të Perëndisë dhe predikimit të lajmit të mirë.
Si mund t’i ndihmojnë prindërit fëmijët e tyre që të gërmojnë thellë në Fjalën e Perëndisë? Udhëzime praktike do të sigurohen në pjesën me titull: «Ngulitni Fjalën e Perëndisë te fëmijët tuaj.» Të rinjtë e krishterë ndikohen në mënyrë të shëndetshme kur shoqërohen me persona të pjekur frymësisht në kongregacion. Në pjesën me titull «Të rinj që mësojnë nga më të rriturit», do të theksohen shembuj që tregojnë se si ky shoqërim ka ndikuar pozitivisht tek ata.
Pse duhet të kërkojmë me zell në këtë kohë për thesaret e fshehura frymore? Jehovai është Zbulues sekretesh. Në fjalimin me titull «Jehovai zbulon progresivisht gjëra të thella», oratori vizitues do të na shpjegojë se çfarë ka zbuluar Jehovai në kohërat e lashta dhe moderne. Kjo gjë do ta forcojë vendimin tonë që të vazhdojmë «të kërkojmë në gjërat e thella të Perëndisë».
T’i bëjmë që tani planet për të qenë të pranishëm. Ata që duan të simbolizojnë dedikimin e tyre ndaj Jehovait me pagëzimin në ujë, duhet të informojnë mbikëqyrësin drejtues sa më shpejt që të jetë e mundur. Dëshira jonë e fortë për të gërmuar me kujdes në Fjalën e Perëndisë do të forcohet nga ajo që dëgjojmë. Prandaj, të mos e humbim këtë ditë speciale të mësimit frymor!