BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 8/99 f. 7
  • Njoftime

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Njoftime
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1999
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1999
km 8/99 f. 7

Njoftime

◼ Oferta e literaturës për gushtin: Mund të përdoret secila nga broshurat e mëposhtme me 32 faqe: A kujdeset me të vërtetë Perëndia për ne?, A duhet të besojmë në Trinitet?, Çfarë ndodh me ne kur vdesim?, Cili është qëllimi i jetës: Si mund ta gjesh? dhe Kur të vdes një njeri i dashur. Broshurat Një libër për të gjithë njerëzit dhe A do të ekzistojë ndonjëherë një botë pa luftë? mund të ofrohen kur të jetë e përshtatshme. Shtator: Njohuria që të çon në jetën e përhershme. Tetor: Kopje të veçanta të revistave Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Kur gjatë rivizitave gjendet interes, mund të ofrohen pajtime. Nëntor: Çfarë kërkon Perëndia prej nesh? ose Njohuria që të çon në jetën e përhershme.

◼ Në periudha të ndryshme gjatë vitit, në çdo zonë ka festa të ndryshme. Për nxënësit e shkollave, si dhe për ata që punojnë, këto ditë festash jepen si ditë pushimi. Për kongregacionin, këto ditë janë raste të shkëlqyera për të shtuar pjesëmarrjen në shërbimin në fushë. Pleqtë duhet të planifikojnë më përpara lidhur me këto ditë dhe të njoftojnë me kohë kongregacionin për rregullimet e bëra për një dëshmi në grup gjatë këtyre periudhave.

◼ Në kërkesën e literaturës për shtatorin, kongregacionet mund të fillojnë të përfshijnë kërkesën për Kalendari i Dëshmitarëve të Jehovait për vitin 2000, në gjuhë të huaja. Kalendarët do të jenë në dispozicion në këto gjuhë: angleze, arabe, armene, çeke, daneze, frënge, greke, gjermane, holandeze, hungareze, italiane, japoneze, kineze, koreane, kroate, norvegjeze, polake, portugeze, rumune, ruse, serbe, spanjolle, suedeze, turke dhe ukrainase.

◼ Çdo kongregacioni do t’i dërgohet një sasi e mjaftueshme formularësh, të nevojshëm për t’u përdorur gjatë vitit të shërbimit 2000. Këta formularë nuk duhen shpërdoruar kot. Ata duhen përdorur vetëm për qëllimin për të cilin janë caktuar.

◼ Botime të reja në dispozicion:

Një botë e re paqësore: A do të vijë? (Fletushka Nr. 17)​—Gjuha: kazak

A e sundon fati jetën tonë apo Perëndia na konsideron ne përgjegjës?​—Gjuha: ruse

Zjarri i ferrit: A është pjesë e drejtësisë hyjnore? (Fletushka Nr. 74)​—Gjuha: ruse

Si ta gjejmë rrugën për në parajsë? (për myslimanë)​—Gjuha: bengale

Si të përmirësosh të folurin dhe mësimdhënien tënde​—Gjuha: hindi

A ka një Krijues që interesohet për ju?​—Gjuha: arabe

Jehovai: Kush është ai? (Fletushka Nr. 23)​—Gjuha: gjermane, polake, ruse

Të rinjtë pyesin: Përgjigje praktike​—Gjuha: hindi

Treguesi i botimeve Watch Tower 1986-1995​—Gjuha: spanjolle

Çfarë ndodh me ne kur vdesim?​—Gjuha: daneze, holandeze, faroeze, norvegjeze, sllovene, suedeze

Çfarë shprese ka për të vdekurit? (Fletushka Nr. 16)​—Gjuha: kazak

Kush janë Dëshmitarët e Jehovait? (Fletushka Nr. 73)​—Gjuha: ruse

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo