Rishikimi i Shkollës së Shërbimit Teokratik
Rishikim me libër të mbyllur mbi materialin e trajtuar në caktimet e Shkollës së Shërbimit Teokratik, gjatë javëve 3 maj deri 23 gusht 1999. Përdor një letër tjetër për të shkruar përgjigjet e sa më shumë pyetjeve që mundesh brenda kohës së lejuar.
[Shënim: Gjatë rishikimit me shkrim, për dhënien e përgjigjeve mund të përdoret vetëm Bibla. Referimet që ndodhen pas pyetjeve, janë për kërkimin tënd personal. Numrat e faqeve dhe të paragrafëve mund të mos jenë vendosur për të gjitha referimet në Kullën e Rojës.]
Përgjigju secilit prej pohimeve të mëposhtme, duke shkruar i vërtetë ose i rremë:
1. Prindërit nuk duhet të bëjnë kompromis me parimet biblike për të trajtuar në mënyrë të arsyeshme fëmijët e tyre.[ 1, fy f. 108, par. 14]
2. Tema që përshkon të gjithë Biblën është shfajësimi i Jehovait përmes Mbretërisë së sunduar nga «fara» e premtuar. (Zan. 3:15) [2, w94 1/5 f. 11, par. 10)
3. Secili duhet ta konsiderojë veten të emëruar nga Zotëria si administrator të kohës, të ndikimit, të parave të tij, etj. [3, w95 1/4 f. 15, par. 12]
4. Ata që jetojnë në varfëri ekstreme, nuk janë në gjendje të kontribuojnë në aspektin financiar për çuarjen përpara të interesave të Mbretërisë. [4, w97 15/9 f. 5, par. 7]
5. Dhënia e një shpërblimi të duhur prindërve dhe gjyshërve është pjesë e adhurimit tonë ndaj Jehovait. (1. Tim. 5:4) [7, w97 1/9 f. 4, paragrafët 1 dhe 2]
6. Fillimisht, mbajtja e sabatit ishte një shenjë midis Jehovait dhe gjithë kombeve. [10, leximi javor i Biblës; shiko td 49b.]
7. Kur një fëmijë është mjaft i rritur, sa të fillojë të marrë vendime, ai mban njëfarë përgjegjësie në rritje për veprimet e tij, veçanërisht në lidhje me ligjin hyjnor. (Rom. 14:12) [11, fy f. 135, par. 17]
8. Ne duam të mësojmë metodat më efektive për të dhënë mësime, pasi Biri i Perëndisë, Jezu Krishti, na urdhëron të jemi mësues dhe të bëjmë dishepuj. (Mateu 28:19, 20) [13, w95 15/1 f. 27, par. 7]
9. Fjalët e Jezuit të shënuara në Lukën 21:20, 21 u përmbushën në vitin 66 të e.s., kur ushtritë romake nën komandën e gjeneral Titit u tërhoqën nga Jerusalemi. [17, w97 1/4 f. 5, paragrafët 3 dhe 4]
10. Mësimi i Epikurit ishte i rrezikshëm për të krishterët, sepse bazohej në pikëpamjen e tij të pabesë e cila përshkruhet në 1. Korintasve 15:32. [16, w97 1/11 f. 24, par. 5]
Përgjigju pyetjeve të mëposhtme:
11. Çfarë mund të ndihmojnë për të korrigjuar mënyrën e gabuar të të menduarit të fëmijëve tanë apo të studentëve të Biblës? [13, w95 15/1 f. 28, par. 2]
12. Përse Jehovai e lejoi Satana Djallin që të ekzistonte? (Dal. 9:15, 16) [5, leximi javor i Biblës; shiko w92 1/7 f. 17, par. 14.]
13. Kur një pjesëtar i familjes përballon një sëmundje serioze, cilët janë hapat e parë që duhet të marrë familja për të vendosur përparësitë? (Prov. 15:22) [6, fy f. 122, par. 14]
14. Në ç’kuptim kombi i Izraelit ishte «një mbretëri priftërinjsh»? (Dal. 19:6) [7, leximi javor i Biblës; shiko w95 1/10 f. 16, par. 8.]
15. Cili është ndryshimi mes një syri «të thjeshtë» dhe një syri «të lig»? (Mat. 6:22, 23) [10, w97 1/10 f. 26, par. 5]
16. Si mund të jetë folur për Davidin si një njeri që eci «me integritet zemre dhe me drejtësi» kur ai bëri gabime? (1. Mbret. 9:4) [11, w97 1/5 f. 5, par. 2]
17. Cilat privilegje të sotme simbolizon fakti që izraelitët bënë «pikërisht ashtu» në lidhje me tendën e adhurimit? (Dal. 39:32) [12, leximi javor i Biblës; shiko w95 15/12 f. 12, par. 9.]
18. Çfarë tregohet nga fakti që Jehovai e zbuloi veten si «Unë do të tregoj se jam ai që do të tregoj se jam»? (Dal. 3:14) [3, leximi javor i Biblës; shiko w95 1/6 f. 10, par. 6.]
19. Cila është një provë e rëndësishme që mund të përdorim për të treguar se shkrimtarët e Biblës janë të besueshëm? [15, leximi javor i Biblës; shiko ba f. 16, par. 1.]
20. Përse ishte kaq e rëndësishme që izraelitët të ishin një popull i shenjtë? [16, leximi javor i Biblës; shiko w96 1/8 f. 11, par. 3.]
Jep fjalën (fjalët) ose frazën që duhet për të plotësuar secilin nga pohimet e mëposhtme:
21. Megjithëse nuk ekziston ndonjë kurë e mrekullueshme për vetminë, një prind i vetëm mund ta durojë atë me fuqinë që jep ․․․․․․․․ e cila fitohet duke qëndruar ․․․․․․․․. (1. Tim. 5:5) [2, fy f. 112, par. 21]
22. Një tragjedi në jetën e një personi mund të jetë rezultat ․․․․․․․․ ose për shkak të ․․․․․․․․. [6, w97 15/5 f. 22, par. 7]
23. Dedikimi ynë duhet të bazohet në ․․․․․․․․ dhe në ․․․․․․․․. (Rom. 10:2; Kolos. 1:9, 10; 1. Tim. 2:4) [12, w95 1/6 f. 11, par. 10]
24. Parësore është ajo se si jemi kur ndodhemi ․․․․․․․․ jo në ․․․․․․․․, e cila zbulon se çfarë jemi me të vërtetë nga brenda. [15, w97 15/10 f. 29, par. 4]
25. Nëse festat e të korrave kanë ngjyrime ․․․․․․․․ ose ․․․․․․․․ të krishterët e vërtetë mund të shmangin shkaktimin e pakënaqësisë Jehovait, duke refuzuar ․․․․․․․․ sadopak në një adhurim të tillë të ndotur. [1, w97 15/9 f. 9, par. 6]
Zgjidh përgjigjen e saktë në secilin prej pohimeve të mëposhtme:
26. Ata që fillimisht duke lexuar në heshtje nuk mund të marrin kuptimin e asaj që lexojnë në Bibël, s’ka pse të mos e shqiptojnë çdo fjalë (përsëri; me zë). Kryesore është që të mësohet e vërteta, duke lexuar Fjalën e shkruar të Perëndisë. [2, w96 15/5 f. 18, par. 11]
27. Nëse një familje do ta përballojë apo jo me sukses ndonjë sëmundje serioze, kjo varet në një masë të madhe nga (siguria financiare; qëndrimi; kontratat e sigurimit) që kanë pjesëtarët e familjes. (Prov. 17:22) [5, fy f. 120, par. 10]
28. Ai që thotë në zemrën e tij «nuk ka Jehova» quhet «i pamend» sepse është (i mangët moralisht; i paarsimuar; i mungon aftësia për të arsyetuar). (Psal.14:1) [9, w97 1/10 f. 6, par. 8]
29. Kur Adami dhe Eva u rebeluan, gjëja më e rëndësishme që humbën ishte (përsosmëria; marrëdhënia me Perëndinë kopshti-shtëpi), që ishte çelësi i lumturisë së tyre. [14, w97 15/10 f. 6, par. 2]
30. Kur një student i Biblës përpiqet për të kuptuar një doktrinë të veçantë ose për të mposhtur një zakon të rrënjosur, është momenti (për të pezulluar studimin; për të treguar durim). [13, w95 15/1 f. 29, par. 8
Përshtat shkrimet që vijojnë me pohimet e shënuara më poshtë:
Dal. 5:2; Dal. 21:29; Prov. 1:8; Gal. 5:20; Jak. 1:14, 15
31. Kushdo që pohon se është i krishterë, por vazhdimisht dhe pa u penduar lëshohet pas shpërthimeve të dhunshme të zemërimit, duke përfshirë edhe abuzimin fizik të pjesëtarëve të familjes, mund të përjashtohet [17, fy f. 150 par. 23]
32. Mënyra si veprojmë nis nga mënyra si mendojmë. [16, fy f. 148 par. 18]
33. Perëndia Jehova i përul të gjithë ata që në mënyrë kundërshtuese refuzojnë të pranojnë Hyjninë e tij. [4, leximi javor i Biblës; shiko w92 1/12 f. 26 par. 18.]
34. Megjithëse Bibla i cakton babait përgjegjësinë kryesore për mësimin e fëmijëve, edhe mamaja ka një rol të rëndësishëm për të kryer. [10, fy f. 133 par. 12]
35. Ligji nuk e merrte parasysh neglizhimin, si pretendim për mëshirë kur vritej dikush. [8, leximi javor i Biblës; shiko br2 f. 57, par. 5.]