BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 8/99 f. 2
  • Mbledhjet e Shërbimit për gushtin

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Mbledhjet e Shërbimit për gushtin
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1999
  • Nëntema
  • Java që fillon më 2 gusht
  • Java që fillon më 9 gusht
  • Java që fillon më 16 gusht
  • Java që fillon më 23 gusht
  • Java që fillon më 30 gusht
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1999
km 8/99 f. 2

Mbledhjet e Shërbimit për gushtin

Java që fillon më 2 gusht

Kënga 12 (113)

10 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. Komento mbi raportin e shërbimit të vendit dhe të kongregacionit për muajin prill. Inkurajoi të gjithë lajmëtarët që të marrin pjesë në shërbimin në fushë gjatë gushtit.

17 min.: «T’i japim nderim të thellë emrit të bukur të Jehovait.» Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo me një diskutim me pyetje e përgjigje. Thekso shkrimet e cituara.​—Shiko librin Të jetojmë përgjithmonë, faqet 184 dhe 185.

18 min.: «Arsimimi dhe synimet tona frymore.» Një vëlla i kualifikuar diskuton artikullin me një të ri. Ata shohin edhe materialin e treguar në revistën Zgjohuni!, 22 dhjetor 1995, faqet 7-11, anglisht.

Kënga 9 (37) dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 9 gusht

Kënga 7 (51)

8 min.: Njoftime lokale. Raporti i llogarisë.

12 min.: Pionierët ndihmojnë të tjerët: Ç’përparim është bërë? Fjalim dhe intervista, drejtuar nga mbikëqyrësi i shërbimit ose një vëlla i kualifikuar. Rishiko udhëzimin e dhënë në Shërbimi ynë i Mbretërisë, shtator 1998, faqe 4. Trego se si u organizua kjo gjë në shkallë lokale dhe jep një njoftim të përditësuar mbi përparimin e bërë prej atyre që morën ndihmë. Intervisto një ose dy pionierë dhe disa lajmëtarë që nxorën dobi nga ndihma e tyre. Inkurajoi ata që do të ndihmohen së shpejti që të nxjerrin dobi të plotë nga kjo masë e marrë.

25 min.: «A e kemi tani të hapur derën për të shërbyer si pionierë?» Diskutim me pyetje dhe përgjigje, drejtuar nga një vëlla i emëruar ose i kualifikuar. Trego në mënyrë pozitive mundësitë ekzistuese që më shumë lajmëtarë të shërbejnë si pionierë. Intervisto pionierë që mund të tregojnë nga përvoja e tyre personale se si kanë arritur t’i kapërcejnë pengesat e zakonshme dhe të kenë sukses. Analizo «Programe model për pionierë të rregullt», duke theksuar se si një planifikim i mirë mund ta bëjë të arritshme kuotën e orëve. Njofto se kushdo që dëshiron të ketë një kërkesë për pionierë, mund ta marrë atë pas mbledhjes.

Kënga 4 (43) dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 16 gusht

Kënga 20 (93)

10 min.: Njoftime lokale. Kanë mbetur vetëm dy fundjavë për gushtin, prandaj inkurajo gjithsecilin që të marrë pjesë në shërbim, përpara mbarimit të muajit. Trajto «Programi i Asamblesë Speciale Njëditore».

15 min.: Nevoja lokale.

20 min.: A po marrim pjesë në bërjen e dishepujve? Diskutim me auditorin. Kundrejt sasisë së madhe të literaturës që po shpërndahet, synimi ynë duhet të jetë fillimi i studimeve biblike, që të mund t’i ndihmojmë njerëzit të nxjerrin dobi nga botimet që marrin. Fto lajmëtarë që të komentojnë mbi problemet që i pengojnë për të filluar më shumë studime: (1) është vështirë të gjesh njerëz që janë të gatshëm për të studiuar: (2) disa njerëz që tregojnë interes thonë se janë tepër të zënë për të studiuar. (3) pasi fillohet një studim, është e vështirë të gjendet personi në shtëpi për ta bërë studimin rregullisht. Drejto vëmendjen te ndjenjat që mund të provojnë disa lajmëtarë në lidhje me veprën e studimit biblik: (1) ‘Nuk ndihem i kualifikuar si mësues’. (2) ‘Nuk kam kohë për të drejtuar një studim biblik çdo javë’. (3) ‘Ngurroj ta angazhoj veten me një person tjetër’. (4) ‘Ndihem i kënaqur ndërsa marr pjesë në aspekte të tjera të shërbimit’. Ofro sugjerime pozitive se si t’i kapërcejmë këto pengesa, për të marrë pjesë personalisht në veprën e bërjes së dishepujve. Fto lajmëtarë të suksesshëm që të tregojnë gëzimin që kanë përjetuar në veprën e studimit biblik.​—Shiko shtojcën e Shërbimi ynë i Mbretërisë, prill 1998, paragrafët 3-8, 15.

Kënga 18 (162) dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 23 gusht

Kënga 14 (117)

10 min.: Njoftime lokale.

15 min.: Të ndihmojmë të interesuarit e rinj të çmojnë shenjtërinë e martesës. Një vëlla i kualifikuar drejton diskutimin me auditorin, bazuar në librin Sekreti i lumturisë familjare, faqet 10-12 dhe 17. Ne takojmë çifte që i përgjigjen mesazhit të Mbretërisë por që përparojnë ngadalë, për shkak se jetojnë së bashku pa pasur dobinë e një martese ligjore. Diskuto se si mund të ndihmohen që të kuptojnë se përse të krishterët duhet të përpiqen të mbajnë një martesë të nderuar. (Shiko Zgjohuni!, 8 janar 1992, faqet 26 dhe 27, anglisht.) Jep sugjerime rreth asaj që mund të themi me takt, për t’i ndihmuar çifte të tilla që të kuptojnë se përse nuk mund të jenë pjesë e kongregacionit për aq kohë sa martesa e tyre nuk është e regjistruar ligjërisht.

20 min.: «Çfarë t’i themi një budisti?» Me pyetje dhe përgjigje. Shpesh pyesim veten se çfarë të themi kur në territor gjejmë njerëz që i takojnë një feje jo të krishterë, që karakterizohet nga ide, praktika dhe rite të panjohura për ne. Ky artikull fillon një seri pesë-pjesëshe mbi këtë temë. Të demonstrohet një prezantim i përgatitur mirë.

Kënga 5 (46) dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 30 gusht

Kënga 23 (200)

10 min.: Njoftime lokale. Kujtoju të gjithëve që të dorëzojnë raportin e shërbimit për gushtin. Drejtuesit e Studimit të Librit të Kongregacionit duhet të sigurohen që secili lajmëtar në grupin e tyre e ka dorëzuar raportin, kështu që të gjithë raportet të mund të llogariten deri më 6 shtator.

17 min.: Ne i duam vëllezërit tanë. Fjalim nga një vëlla i emëruar ose i kualifikuar, duke përfshirë dhe një diskutim me auditorin, bazuar në Broshura me Artikujt e Studimit 1995, br2, faqet 74 dhe 75. Thekso dobitë e dyanshme që gëzojmë kur arrijmë t’i njohim mirë vëllezërit tanë, kur shkëmbejmë inkurajime me ta dhe kur e ndihmojmë njëri-tjetrin që të durojmë në sprova. Sugjero se si mund të bëhet kjo gjë në një masë më të madhe. Ftoje auditorin të thotë përvoja që tregojnë se si kanë qenë freskuar dhe forcuar nga inkurajimi i dashur që u kanë dhënë të tjerët.

18 min.: Të japim një arsye për shpresën tonë. Një vëlla i emëruar ose i kualifikuar interviston një ose dy adoleshentë shembullorë që ndjekin shkollën. Ata ndeshen vazhdimisht me situata ku bashkëmoshatarët nga bota duan të dinë se përse adoleshentët tanë zgjedhin që të mos marrin pjesë me ta në aktivitetet e tyre. Ndërsa përfitojnë nga mundësi të tilla për të shpjeguar bindjet e tyre të bazuara në Bibël, të rinjve tanë u duhet të jenë të palëkundur në qëndresën që u bëjnë presioneve të tilla. Të rinjtë diskutojnë se si mund të përgjigjen, nëse u ofrohet për të pirë duhan ose drogë. Rishiko arsyetimin e paraqitur në librin Të rinjtë pyesin: Përgjigje praktike, faqet 277-281. Shpjego se si qëndrimi i palëkundur në vendimin e tyre për të bërë atë që është e drejtë shërben si një mbrojtje dhe jep një dëshmi të mirë.

Kënga 21 (191) dhe lutja përmbyllëse.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo