Rishikim i Shkollës së Shërbimit Teokratik
Rishikim me libër të mbyllur mbi materialin e trajtuar në caktimet e Shkollës së Shërbimit Teokratik, gjatë javëve 4 janar deri 19 prill 1999. Përdor një letër tjetër për të shkruar përgjigjet e sa më shumë pyetjeve që mundesh brenda kohës së lejuar.
[Shënim: Gjatë rishikimit me shkrim, për dhënien e përgjigjeve mund të përdoret vetëm Bibla. Referimet që ndodhen pas pyetjeve, janë për kërkimin tënd personal. Numrat e faqeve dhe të paragrafëve mund të mos jenë vendosur për të gjitha referimet në Kullën e Rojës.]
Përgjigjju secilit prej pohimeve të mëposhtme, duke shkruar i vërtetë ose i rremë:
1. Jehovai nuk e ka diktuar gjithmonë fjalë për fjalë atë që është shkruar në Bibël. (2. Tim. 3:16) [1, w97 15/6 f. 5 par. 3].
2. Harmonia familjare dhe zhvillimi frymor i fëmijëve varen krejtësisht nga prindërit. (Prov. 22:6) [9, fy f. 85 par. 19].
3. Pasi mëkati «po e priste te porta» për Kainin nuk kishte ndonjë mundësi që të shmangte kryerjen e keqbërjes serioze. (Zan. 4:7) [4, leximi javor i Biblës; shiko w94 15/9 f. 14 par. 11.]
4. Ndërsa një adoleshent rritet, automatikisht i duhet lënë më shumë hapësirë në zgjedhjen e pushimit. [5, fy f. 73 par. 20].
5. Mbikëqyrësit udhëtues vizitojnë kongregacionet për të na ndërtuar, por edhe ata kanë nevojë të ndërtohen frymësisht. [6, w96 15/11 f. 12 par. 9].
6. Për t’i bërë ‘thëniet e gojës sonë dhe meditimin e zemrës sonë të kënaqshme për Jehovain’, kur lutemi duhet të përpiqemi të jemi sa më gojëtar që është e mundur. (Psal. 19:14, BR) [8, w97 1/7 f. 29 par. 4-5].
7. Urdhërimet, statutet dhe ligjet e Jehovait të përmendura në Zanafillën 26:5, u referohen atyre në besëlidhjen e Ligjit. [11, leximi javor i Biblës; shiko w92 1/11 f. 10 par. 8.]
8. Kur Jezui tha «besimi yt të shëroi», siç tregohet në Luka 8:48, donte të thoshte se gruaja e sëmurë duhej të deklaronte se besonte që ai ishte Mesia përpara se të kurohej. [13, w97 1/7 f. 4 par. 2-4].
9. Zanafilla 11:1 është një prej disa vargjeve në Bibël që e përdor termin «tokë» për t’iu referuar njerëzimit në përgjithësi ose shoqërisë njerëzore. [12, g97 janar mars f. 27 par. 3].
10. Edhe pse nuk kishte ndonjë shenjë miratimi nga Dina, prapëseprapë ajo mbante njëfarë përgjegjësie për humbjen e virgjërisë së saj. (Zan. 34:1, 2) [13, leximi javor i Biblës; shiko w97 1/2 f. 30 par. 3, 4.]
Përgjigjju pyetjeve të mëposhtme:
11. Çfarë la të kuptohej Satanai sipas arsyetimit të paraqitur në Zanafillën 3:1-5? [3, leximi javor i Biblës; shiko w95 15/10 f. 5 par. 1.]
12. Kush janë «të tjerët» që përmenden në Zbul. 19:21, që do të asgjësohen bashkë me mbretërit e dheut dhe ushtritë e tyre gjatë luftës së Harmagedonit? [2, leximi javor i Biblës; shiko w98 15/4 f. 30 par. 1.]
13. Që njohuria jonë mbi Fjalën e Perëndisë të na ndihmojë të harmonizohemi më shumë me Jehovain si Person, mbi çfarë duhet të meditojmë pas leximit të një pjese nga Bibla apo nga literatura e bazuar në Bibël? [5, w95 15/9 f. 21 par. 12].
14. Siç tregon shembulli i Abrahamit, çfarë përfshin njohja e emrit të Perëndisë? (Zan. 12:8) [6, leximi javor i Biblës; shiko w94 1/3 f. 4 par. 6.]
15. Në atë kontekst, çfarë donte të thoshte Jehovai kur i tha Pavlit: «Dashamirësia ime e pamerituar është e mjaftueshme për ty?» (2. Kor. 12:9) [7, w97 1/6 f. 25 par. 3].
16. Çfarë duket se e nxiti gruan e Lotit që të shihte mbrapa, duke shkaktuar që të kthehej në një shtyllë kripe? (Zan. 19:26) [8, leximi javor i Biblës; shiko br2 f. 21 par. 21.]
17. Çfarë mësimi mund të nxjerrim nga tregimi i vështirësive që hasi Loti pasi zgjodhi të jetonte në afërsi të Sodomës dhe Gomorrës? (Zan. 13:10, 11) [7, leximi javor i Biblës; shiko w93 1/5 f. 10 par. 1, 2.]
18. Siç tregohet në Zanafillën 33:18, përse Jakobi fushoi në Sikem dhe ndërtoi edhe një pus në këtë zonë? [13, leximi javor i Biblës; shiko w97 1/2 f. 30 par. 2, 3.]
19. A ishte i ekzagjeruar dhe dramatik reagimi i Jakobit ndaj lajmit të vdekjes së të birit? (Zan. 37:34) [14, leximi javor i Biblës; shiko w95 1/9 f. 7 par. 8.]
20. Cili është ndryshimi mes Perëndisë dhe njeriut kur është fjala për shprehjen e zemërimit? [16, g97 korrik-shtator f. 19 par. 2, 3].
Jep fjalën (fjalët) ose frazën që duhet për të plotësuar secilin nga pohimet e mëposhtme:
21. Të akuzosh të tjerët për motive të ․․․․․․․․ pa pasur një arsye bazë, është njësoj sikur t’i gjykosh ata. [4, w97 15/5 f. 26 par. 5]
22. Besnikëria ndaj organizatës së dukshme të Jehovait do të thotë të mos kemi të bëjmë fare me ․․․․․․․․. Të krishterët besnikë as që ․․․․․․․․ për atë që mund të thonë këta njerëz. [3, w96 15/3 f. 17 par. 10]
23. Shembujt e Rehoboamit dhe të Elit mund t’i ndihmojnë prindërit që të vlerësojnë pasojat që vijnë kur janë tepër ․․․․․․․․ ose tepër ․․․․․․․․ në rritjen e fëmijëve. [7, fy f. 80-81 par. 9-13]
24. Marrja e ․․․․․․․․ është një hap i rëndësishëm në zhvillimin e një ․․․․․․․․ hyjnore. [9, w97 1/8 f. 4 par. 5]
25. Raportimi i keqbërjeve është një veprim i dashurisë së vërtetë parimore të treguar kundrejt ․․․․․․․․, ․․․․․․․․ dhe ․․․․․․․․. [15, w97 15/8 f. 30 par. 2]
Zgjidh përgjigjen e saktë në secilin prej pohimeve të mëposhtme:
26. Disiplina (kufizuese; e butë; e duhur) është provë e dashurisë së prindërve për fëmijën. (Hebr. 12:6, 11) [4, fy f. 72 par. 18]
27. Zanafilla 7:6, 11 i referohet vitit (2970; 2370; 2020) p.e.s., si viti «kur mbi tokë ndodhi përmbytja e ujërave». [5, leximi javor i Biblës; shiko w97 1/3 f. 11 par. 10.]
28. Në Gjonin 8:32, liria që kishte ndërmend Jezui ishte liria nga (sundimi romak, besëtytnia; mëkati dhe vdekja). [10, w97 1/2 f. 5 par. 1]
29. Në përmbushjen përfundimtare të Zanafillës 22:18, fara i referohet (Isakut; izraelitëve; Jezuit dhe 144.000-ve). [9, leximi javor i Biblës; shiko w98 1/2 f. 14 par. 8.]
30. Ajo që e ndihmoi Jozefin për t’i rezistuar me sukses tundimeve për imoralitet ishte (bindja ndaj Ligjit të Moisiut; realiteti i Perëndisë dhe druajtja se mos nuk i pëlqente atij; frika nga ndëshkimi). (Zan. 39:9) [15, leximi javor i Biblës; shiko w93 1/7 f. 31 par. 15.]
Përshtat shkrimet që vijojnë me pohimet e shënuara më poshtë:
Prov. 5:3, 4; 15:22; 20:11; Efes. 5:19; 2. Tim. 3:16
31. Për prindërit është jetësore që të sigurohen se fëmijët e tyre besojnë me gjithë zemër se sa e rëndësishme është të bëjnë një jetë të moralshme e të pastër. [3, fy f. 67 par. 8]
32. I foluri me mirëbesim ndërmjet prindërve dhe fëmijëve të tyre adoleshentë, është jetësor për të mbajtur të hapura rrugët e komunikimit. [2, fy f. 65 par. 4]
33. Çelësi për të përmirësuar mënyrën e të kënduarit në mbledhjet e kongregacionit është pasja e një qëndrimi të drejtë në zemër. [11, w97 1/2 f. 27 par. 3]
34. Pasja e një kuptueshmërie mbi mësimet e Fjalës së Perëndisë, Biblës, është një kërkesë për jetën e përhershme. [14, w97 15/8 f. 6 par. 5]
35. Për të shmangur tundimin për imoralitet duhet të pranojmë se ai është i gabuar dhe se ka pasoja të hidhura dhe shkatërrimtare. [12, fy f. 93 par. 9]