Njoftime
◼ Oferta e literaturës për muajt prill dhe maj: Kopje të veçanta të revistave Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Të mbajmë në dispozicion për njerëzit e interesuar broshurën Çfarë kërkon? dhe të përpiqemi të fillojmë studime biblike. Qershor: Njohuria që të çon në jetën e përhershme. Korrik dhe gusht: Mund të përdoret secila nga broshurat e mëposhtme me 32 faqe. A kujdeset me të vërtetë Perëndia për ne?, A duhet të besosh në Trinitet?, Çfarë ndodh me ne kur vdesim?, Cili është qëllimi i jetës: Si mund ta gjesh? dhe Kur të vdes një njeri i dashur. Broshurat Një libër për të gjithë njerëzit dhe A do të ekzistojë ndonjëherë një botë pa luftë? mund të ofrohen kur të jetë e përshtatshme.
◼ Kur punojnë një territor të pacaktuar, lajmëtarët mund të ofrojnë librin Njohuria ose broshurën Çfarë kërkon? Nëse pronari i shtëpisë i ka këto dy botime, mund të ofrohet ndonjë botim tjetër. Të gjithë duhet të mbajnë me vete fletushka të ndryshme për ata që nuk janë në shtëpi ose për individët që nuk e pranojnë literaturën. Duhen bërë përpjekje për ta ndjekur interesin e gjetur, veçanërisht kur territoret e pacaktuara mund të punohen nga pionierë specialë ose mund të arrihen lehtë nga kongregacionet fqinj.
◼ Sekretari i kongregacionit duhet të mbajë një sasi të mjaftueshme të formularëve për pionierë që jepen më poshtë: Kërkesë për Shërbimin si Pionier i Rregullt (S-205), Kërkesë për Shërbimin si Pionier Ndihmës (S-205b) dhe Njoftim për Ndërprerjen e Shërbimit si Pionier i Rregullt (S-206). Këta formularë mund të porositen me Formularin e Kërkesës për Literaturë (S-14). Mbaj të paktën sasinë e nevojshme për një vit. Rishiko formularin e kërkesës për shërbimin si pionier i rregullt përpara se të postohet, për t’u siguruar nëse është plotësuar. Nëse kërkuesit nuk mund ta kujtojnë saktësisht datën kur janë pagëzuar, ata duhet ta llogaritin atë afërsisht dhe ta mbajnë shënim.
◼ Botime të reja në dispozicion:
Një libër për të gjithë njerëzit—Gjuha: gujarati, hindi
Gëzo jetën në tokë përgjithmonë!—Gjuha: kri
Si të përmirësosh të folurin dhe mësimdhënien tënde—Gjuha: vietnameze
A ka një Krijues që interesohet për ju?—Gjuha: armeno-lindore, çeke, gjermane, hungareze, japoneze, kroate, rumune, ruse, serbe, shqipe, turke, ukrainase
Jehovai: Kush është ai? (Fletushka Nr. 23)—Gjuha: kamboxhiane, palauane, spanjolle, vietnameze
Libri im i tregimeve biblike (format i vogël)—Gjuha: tigrinia
Të rinjtë pyesin: Përgjigje praktike—Gjuha: hebraike
Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë—Gjuha: perse
Treguesi i botimeve Watch Tower 1998—Gjuha: angleze
Treguesi i botimeve Watch Tower 1986-1995—Gjuha: finlandeze, gjermane, holandeze
Çfarë kërkon Perëndia prej nesh?—Gjuha: azerbajxhane
Çfarë ndodh me ne kur vdesim?—Gjuha: amharike, arabe, armene, armene-lindore, cebuane, çeke, gjermane, iloke, japoneze, kroate, perse, polake, rumune, ruse, tagaloge, thai, ukrainase, urdu
◼ Duke filluar me numrin e 1 prillit 1999, Kulla e Rojës do të jetë në dispozicion në gjuhën punjabi si një botim i përdyjavshëm.