Përfito nga programi i Shkollës së Shërbimit Teokratik për vitin 1999
1 Jezui ishte Mësuesi Mjeshtër. Njerëzit ‘mbeteshin gojëhapur nga mënyra e tij e të mësuarit’. (Marku 1:22, BR.) Edhe pse asnjëri nga ne nuk mund të flasë dhe mësojë si Jezui, mund të përpiqemi që ta imitojmë atë. (Vep. 4:13) Për të arritur këtë qëllim, pjesëmarrja në programin e Shkollës së Shërbimit Teokratik do të na ndihmojë që të vazhdojmë të përmirësojmë aftësitë e të folurit dhe të mësimdhënies.
2 Në vitin 1999, caktimi nr. 1 do të bazohet kryesisht në artikujt e revistave të Kullës së Rojës dhe Zgjohuni! të viteve 1995-1997. Kuptueshmëria jonë për çështjet frymore do të rritet shumë nëse ne e lexojmë këtë informacion më përpara dhe pastaj e dëgjojmë atë në programin e shkollës. Ata që janë caktuar për të bërë këtë fjalim udhëzimi, duhet të bëjnë një zbatim praktik të materialit, duke e prezantuar atë në një mënyrë interesante dhe të gjallë. Caktimi nr. 3 do të bazohet në librin Lumturia familjare dhe caktimi nr. 4 në Argumente biblike për t’u trajtuar. Mbikëqyrësi i shkollës duhet ta konsiderojë materialin me kujdes përpara se të caktojë pjesët. Të gjithë studentët e caktuar për të trajtuar materialin nga libri Lumturia familjare, duhet të jenë shembullorë në jetën e tyre familjare.
3 Zbato këshillën dhe përgatitu mirë: Gjithkush mund të përmirësojë më tepër artin e të folurit dhe të mësimdhënies. (1. Tim. 4:13) Prandaj, duhet të kërkojmë këshillë dhe të mos e konsiderojmë asnjëherë atë si diçka që duhet shmangur. (Prov. 12:15; 19:20) Prezantimi i së vërtetës në mënyrë të efektshme në mbledhje dhe në shërbimin në fushë, kërkon më shumë se sa thjesht tregimin e fakteve ose leximin e shkrimeve mekanikisht. Ne duhet të arrijmë zemrat dhe të nxitim ata që na dëgjojnë. Mund ta bëjmë këtë, duke e thënë të vërtetën në mënyrë bindëse nga zemra jonë. (Krahaso Veprat 2:37) Këshillat që marrim në shkollë do të na ndihmojnë që ta kryejmë këtë gjë.
4 Sapo e merr një caktim, mendo për cilësitë e të folurit për të cilat duhet të punosh, siç shpjegohet në broshurën Si të përmirësosh të folurin dhe mësimdhënien tënde. Shqyrto se çfarë ke nevojë të bësh për të zbatuar këshillat e mëparshme që ke marrë. Medito mbi temën, rrethanat që do të përdorësh, nëse ka nevojë, dhe si do t’i zbatosh shkrimet në materialin që të është caktuar. Mendo se si ta përdorësh sa më mirë informacionin për të mësuar dhe për të dhënë nxitje.—1. Tim. 4:15, 16.
5 Nëse je i shqetësuar që të marrësh pjesë në shkollë, bëj lutje dhe pastaj fol me mbikëqyrësin e shkollës për atë që ndjen. Gjithkush mund të nxjerrë dobi nga shfrytëzimi i plotë i programit që do të prezantohet në Shkollën e Shërbimit Teokratik për vitin 1999.