Të ofrojmë librin Njohuria që të çon në jetën e përhershme
1 Psalmisti David shprehu vlerësimin e tij për fjalën e Perëndisë, kur tha: «Sa e dua ligjin tënd! Ai është meraku im gjatë gjithë ditës.» (Psalmi 119:97, BR.) Si mund t’i ndihmojmë të tjerët që të kenë të njëjtën çmueshmëri për Fjalën e Perëndisë kur t’u ofrojmë librin Njohuria që të çon në jetën e përhershme gjatë dhjetorit?
2 Disa njerëz mund të përgjigjen: «Unë e kam Biblën.» Megjithatë, pak njerëz e lexojnë Biblën dhe aq më pak i kuptojnë parimet e saj për jetën e përditshme. Ata duhet të njohin se si mund të ndikojë për mirë Fjala e Perëndisë në jetën e tyre dhe se ndjekja e këshillave të saj në ndershmërinë, moralin dhe jetën familjare mund t’i ndihmojë ata që të përballojnë problemet e sotme. Por si mund të bëhet kjo?
3 Një prezantim i sugjeruar: «A do të ishit dakord se me ndryshimin e shpejtë të vlerave morale sot dhe me pasigurinë që ekziston për të ardhmen, kemi nevojë për një drejtim të besueshëm në jetë? [Lëre të përgjigjet.] Edhe pse është libri më i vjetër, Bibla jep këshilla praktike për mënyrën e të jetuarit sot dhe për një jetë të lumtur familjare.» Pastaj shko te kapitulli 2 i librit Njohuria dhe lexo paragrafin 10 dhe fjalinë e parë të paragrafit 11, duke përfshirë 2. Timoteut 3:16, 17. Nëse tregon interes, lëri librin Njohuria dhe shpjegoji programin tonë të studimit biblik pa pagesë në shtëpi. Nëse mendon se është më mirë që studimi të fillohet me broshurën Çfarë kërkon?, mund ta bësh.
4 Le të shfaqim çmueshmërinë tonë për Biblën! Mund ta bëjmë këtë duke ofruar me zell librin Njohuria gjatë dhjetorit.