BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 6/98 f. 2
  • Mbledhjet e Shërbimit për qershorin

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Mbledhjet e Shërbimit për qershorin
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1998
  • Nëntema
  • Java që fillon më 1 qershor
  • Java që fillon më 8 qershor
  • Java që fillon më 15 qershor
  • Java që fillon më 22 qershor
  • Java që fillon më 29 qershor
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1998
km 6/98 f. 2

Mbledhjet e Shërbimit për qershorin

Java që fillon më 1 qershor

Kënga 5 (46)

8 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. Lajme teokratike.

15 min.: «Plotësisht i pajisur për çdo vepër të mirë.» Me pyetje dhe përgjigje. Bëj komente të shkurtra mbi Kullën e Rojës, 15 shkurt 1989, faqet 22-24, anglisht.

22 min.: «T’i dëshmojmë ‘çdo lloj njeriu’.» Një vëlla i emëruar apo i kualifikuar shpjegon se gjatë qershorit do të ofrohen broshurat, Çfarë kërkon? dhe Koha për nënshtrimin e vërtetë ndaj Perëndisë. Pastaj, me disa lajmëtarë me përvojë ai shqyrton prezantimet e sugjeruara. Të përgatiten një ose dy demonstrime të shkurtra.

Kënga 18 (162) dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 8 qershor

Kënga 7 (51)

10 min.: Njoftime lokale. Raporti i llogarisë.

15 min.: «Të kujdesemi për pronat e Zotërisë.» Fjalim nga një plak ose një vëlla i kualifikuar, i cili trajton informacionin e paraqitur në shtojcë.

20 min.: «Të gjithë ne duhet ta kryejmë veprën.» Me pyetje dhe përgjigje. Shpjego se përse pleqtë varen nga shumë vullnetarë të gatshëm që të kryejnë gjërat e nevojshme. Rishiko nevojat lokale, si p.sh., pastrimin dhe mirëmbajtjen e Sallës së Mbretërisë, dhënien e ndihmës të sëmurëve dhe të moshuarve dhe mbulimin e territorit. Ftoji pleqtë të komentojnë se sa e çmojnë mbështetjen e gatshme që japin shumë lajmëtarë. Thekso se sa të nevojshme janë përpjekjet e bëra nga secili.

Kënga 22 (130) dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 15 qershor

Kënga 3 (32)

10 min.: Njoftime lokale.

20 min.: Të shpërndajmë farën e Mbretërisë në çdo rast. Fjalim me demonstrime nga një vëlla i emëruar ose i kualifikuar, bazuar në Kullën e Rojës, 1 prill 1997, faqe 26 dhe në Shërbimi ynë i Mbretërisë, shtator 1996, faqet 3-6. Thekso parimin e Eklisiastiut 11:6 dhe aplikoje në mënyrë praktike sipas rrethanave të territorit lokal. Përgatit dy ose tri demonstrime të bazuara në sugjerimet e Shërbimi ynë i Mbretërisë, shtator 1996, duke përdorur pionierë ose lajmëtarë të aftë. Zgjidh situata sa më realiste për territorin e kongregacionit/grupit tuaj.

15 min.: «Sjellja jonë e mirë jep dëshmi.» Me pyetje dhe përgjigje. Intervisto disa të rinj shembullorë. Ata tregojnë se si janë ndikuar në mënyrë të favorshme të tjerët nga sjellja e tyre e krishterë. Trego një ose dy përvoja nga Kulla e Rojës, 1 janar 1995, faqet 24-25.

Kënga 9 (37) dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 22 qershor

Kënga 22 (130)

10 min.: Njoftime lokale. Raporto kur të ketë përfunduar llogaria e kongregacionit.

15 min.: Si të fillojmë një itinerar revistash. Thekso se çfarë nevojitet: regjistro të gjitha shpërndarjet e literaturës, kthehu brenda dy javësh, prezanto ide të reja nga revistat e fundit për të mbajtur gjallë interesin. Ky itinerar mund të përfshijë fqinjët, shokët e punës, shitësit e dyqaneve, punonjësit në pikat e karburantit etj. Ofroju pajtime gjashtëmujore atyre që tregojnë interes të vazhdueshëm. Fto një ose dy lajmëtarë që të tregojnë ndonjë përvojë ndërtuese në lidhje me itinerarin e revistave.

20 min.: Pionierët ndihmojnë të tjerët. Fjalim nga mbikëqyrësi i shërbimit ose nga një vëlla i kualifikuar, i cili rishikon rregullimin e bërë që pionierët të ndihmojnë personalisht të tjerët. Shpjego se si janë ndërmarrë programe ndihmëse në të kaluarën. (jv 100, anglisht; km 7/79 1, 3, anglisht) Më shumë se një milion lajmëtarë të rinj që u pagëzuan këto tri vitet e fundit kanë nevojë për stërvitje. Programi «Pionierët ndihmojnë të tjerët» shfrytëzon përvojat dhe stërvitjen e pionierëve të rregullt dhe specialë që kanë ndjekur Shkollën e Shërbimit për Pionierë. Synimi është që secili pionier të ndihmojë dy lajmëtarë në vit, që të bëhen më të aftë dhe të synojnë për një pjesëmarrje më të madhe në shërbim. Këta që po ndihmohen nuk kanë arsye për t’u shqetësuar; theksi është në dhënien e dashurisë dhe të inkurajimit të dashur. Ky program i ri siguron një potencial që qindra e mijëra të bëhen shërbëtorë më të efektshëm.

Kënga 15 (127) dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 29 qershor

Kënga 21 (191)

10 min.: Njoftime. Kujtoji të gjithë që të dorëzojnë raportin e shërbimit për qershorin. Shqyrto ofertën e literaturës për korrikun.

15 min.: Nevoja lokale.

20 min.:«‘Ndero Jehovain me gjërat e tua të vlefshme.’ Si?» Fjalim entuziast nga një plak apo një vëlla i kualifikuar, bazuar në Kullën e Rojës, 1 nëntor 1997, faqet 26-29. Thekso përgjegjësinë që kemi për të mbështetur adhurimin e Jehovait me kontributet tona. Trajto, gjithashtu, informacionet nga letra e Shoqatës, 1 prill 1998, sipas udhëzimeve që gjenden në të.

Kënga 11 (85) dhe lutja përmbyllëse.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo