Mbledhjet e Shërbimit për nëntorin
Java që fillon më 3 nëntor
Kënga 25 (204)
10 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. «Lajmi i mirë në Internet.» Komento mbi raportin e shërbimit në fushë për vendin dhe për kongregacionin lokal.
15 min.: «Dera e gjerë e aktivitetit është hapur.» Fjalim nga një vëlla i kualifikuar, duke përfshirë bisedë me auditorin. Inkurajo të gjithë ata që munden, të synojnë për një pjesëmarrje më të madhe në veprën e predikimit. Përfshi disa këshilla të ofruara në Kullën e Rojës së 15 gushtit 1988, anglisht, faqe 22.
20 min.: «Ndiq interesin e lindur nga Lajmërim i Mbretërisë.» Me pyetje dhe përgjigje. Demonstro prezantimet në paragrafin 6. Në njërën prej tyre, trego fillimin e një studimi biblik.
Kënga 2 (15) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 10 nëntor
Kënga 4 (43)
10 min.: Njoftime lokale. Raporti i llogarisë. Informo kongregacionin se cili territor mbetet për t’u predikuar me Lajmërim i Mbretërisë nr. 35. Inkurajo të gjithë që të kenë një pjesëmarrje të plotë në këtë javë të fundit të fushatës speciale.
15 min.: Nevoja lokale.
20 min.: «U zgjatni dorën bashkëshortëve jo-Dëshmitarë.» Bisedë midis dy pleqsh, të cilët janë të interesuar për t’i njohur më shumë bashkëshortët jobesimtarë në një nivel personal. Ata shqyrtojnë, gjithashtu, sugjerime të ofruara në Kullën e Rojës së 15 majit 1989, anglisht, faqet 17-18, paragrafët 6-9. Përfshi përvoja nga Broshura me artikujt e studimit nga Kulla e Rojës për vitin 1995, faqet 18-19, paragrafët 11-12.
Kënga 23 (200) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 17 nëntor
Kënga 9 (37)
10 min.: Njoftime lokale. Trego disa përvoja lokale nga fushata me Lajmërim i Mbretërisë nr. 35.
20 min.: Shfrytëzoni këtë rast të pashoq! Një fjalim i bazuar në Kullën e Rojës së 15 nëntorit 1996, faqet 21-23.
15 min.: «Çfarë do të them?» Bisedë me auditorin. Lexo hyrjen e broshurës Argumente biblike për t’u trajtuar, duke shpjeguar se si broshura është projektuar që të na ndihmojë të dëshmojmë me efektshmëri mbi një llojshmëri argumentesh biblike. Ilustro me një ose dy demonstrime të përgatitura mirë.
Kënga 18 (162) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 24 nëntor
Kënga 20 (93)
8 min.: Njoftime lokale.
15 min.: Sjellje me edukatë në studimin e librit të kongregacionit. Ne e çmojmë mikpritjen e familjeve, të cilat hapin shtëpitë e tyre për studimin e librit. Kjo mund të përfshijë përgatitje të konsiderueshme dhe parehati. Kur jemi të pranishëm, ne duhet të shfaqim një sjellje me edukatë, të tregojmë respekt dhe konsideratë, gjë që përfshin sa vijon: (1) Duhet t’i fshijmë me kujdes këmbët para se të hyjmë për të shmangur ndotjen e dyshemesë apo të tapetit. (2) Prindërit duhet të mbikëqyrin fëmijët e tyre, duke u siguruar që ata të jenë të sjellshëm dhe të qëndrojnë në ambientin e shtëpisë së caktuar për studimin e librit. (3) Edhe pse grupi mund të jetë i vogël dhe atmosfera disi joformale, kjo është një mbledhje e kongregacionit dhe ne duhet të vishemi siç bëjmë kur shkojmë në Sallën e Mbretërisë. (4) Shoqërimi pas mbledhjes duhet të jetë i shkurtër në mënyrë që i zoti i shtëpisë të ketë kohë personale për vete. (5) Ndërkohë që i zoti i shtëpisë ku mbahet studimi mund të zgjedhë në një rast të servirë ndonjë pije freskuese pas studimit, të gjithë duhet të kuptojnë se një gjë e tillë as nuk pritet e as nuk kërkohet.
22 min.: Bëni dishepuj, duke i mësuar ata. Një plak drejton një bisedë me një grup prej tre apo katër lajmëtarësh, duke iu përgjigjur pyetjeve të bazuara në librin Të organizuar, faqet 88-92: (1) Përse bërja e rivizitave është thelbësore për një shërbim të efektshëm? Si mund ta përballojë një person sfidën e veprës së rivizitave? (2) Përse e vëmë kaq shumë theksin në fillimin e studimeve biblike? Si mund të bëhemi të aftë në drejtimin e studimeve? (3) Përse është e rëndësishme t’i drejtojmë studentët tek organizata? Si mund ta bëjmë këtë? Grupi tregon, gjithashtu, se si shtojcat e Shërbimi ynë i Mbretërisë së qershorit 1996 dhe të marsit e të prillit 1997 i kanë ndihmuar ata në këto zona.
Kënga 22 (130) dhe lutja përmbyllëse.