U zgjatni dorën bashkëshortëve jo-Dëshmitarë
1 Është një shkak për gëzim të madh kur çiftet e martuara janë të bashkuara në adhurimin e vërtetë. Megjithatë, në shumë familje vetëm një nga bashkëshortët e ka pranuar rrugën e së vërtetës. Si mund t’u zgjatim dorën këtyre bashkëshortëve jo-Dëshmitarë dhe t’i inkurajojmë ata për të adhuruar Jehovain bashkë me ne?—1. Tim. 2:1-4.
2 Kuptoni mënyrën e tyre të të menduarit: Edhe pse disa bashkëshortë jo-Dëshmitarë mund të kundërshtojnë, në shumicën e rasteve problemi është ai i indiferencës apo keqkuptimit. Një person mund të ndihet i lënë pas dore apo mund të jetë xheloz për interesin e ri frymor që ka gjetur bashkëshortja (bashkëshorti) e tij (saj). «I vetëm në shtëpi, ndihesha i shkretë»,—kujton një burrë. «Ndihesha sikur gruaja dhe fëmijët e mi po më braktisnin»,— thotë një tjetër. Disa burra mund të mendojnë se po e humbasin familjen e tyre në një fe. (Shiko Kullën e Rojës së 1 janarit 1991, faqe 18-21.) Ja, pra, pse është më mirë që burri, nëse është e mundur, të përfshihet me gruan e tij në rregullimin e studimit biblik në shtëpi që nga fillimi.
3 Punoni si një skuadër: Një çift Dëshmitarësh punuan së bashku me efektshmëri për të ndihmuar personat e martuar që të futeshin në të vërtetën. Pasi motra kishte vendosur një studim me gratë, vëllai u bënte vizitë burrave të tyre. Shpesh, ai kishte mundësi të fillonte një studim me këta burra.
4 Jini miqësorë dhe mikpritës: Familjet në kongregacion mund të ndihmojnë, duke zhvilluar interesin në familjet që nuk janë akoma të bashkuara në adhurimin e vërtetë. Disa vizita miqësore mund të ndihmojnë bashkëshortin jo-Dëshmitar për t’i parë Dëshmitarët e Jehovait si të krishterë të ngrohtë e të kujdesshëm, të cilët i kanë për zemër interesat më të mira të të gjithëve.
5 Kohë pas kohe, pleqtë mund të rishikojnë përpjekjet e fundit që janë bërë për t’u zgjatur dorën bashkëshortëve jo-Dëshmitarë dhe të përcaktojnë se çfarë mund të bëhet më shumë me shpresën për t’i fituar për Jehovain.—1. Pjet. 3:1, shn, BR.