Mbledhjet e Shërbimit për gushtin
Java që fillon më 4 gusht
Kënga 20 (93)
7 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. Bëj një koment mbi raportin e shërbimit në fushë gjatë majit, për vendin dhe kongregacionin lokal.
13 min.: «Mbledhjet nxitin në vepra të shkëlqyera.» Me pyetje dhe përgjigje. Trego dobitë e bisedave ndërtuese para dhe pas mbledhjeve.
25 min.: «Mbështetuni në Jehovain për t’i bërë gjërat të rriten.» Fjalim dhe demonstrime. Thekso nevojën për bërë rivizita aty ku lëmë broshurat. Të bëhen dy demonstrime të përgatitura mirë që tregojnë si të fillohen studime biblike. Përfshi sugjerimet nga shtojca e Shërbimi ynë i Mbretërisë të muajit mars 1997, në paragrafët 7-11.
Kënga 16 (143) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 11 gusht
Kënga 18 (162)
10 min.: Njoftime lokale. Raporti i llogarisë. Kutia e pyetjes me pyetje dhe përgjigje.
20 min.: «Të moshuarit predikojnë pa pushim.» Me pyetje dhe përgjigje. Përfshi përvojën e një gjysheje të moshuar që ka shërbyer si pioniere ndihmëse, e marrë nga Kulla e Rojës e 1 korrikut 1988, faqe 13, anglisht.
15 min.: «A është e përshtatshme për të krishterët që të ‘ngrejnë dolli’ kur mblidhen bashkë?» Një vëlla i kualifikuar trajton me auditorin artikullin nga shtojca.
Kënga 23 (200) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 18 gusht
Kënga 7 (51)
10 min.: Njoftime lokale. Rishikim i «Programi i ri i asamblesë speciale njëditore».
10 min.: Nevoja lokale.
25 min.: Bëni rivizita, duke përdorur broshurën Kur të vdes një njeri i dashur. Trego se si të ngrejmë një pyetje dhe si t’i referohemi broshurës për t’iu përgjigjur. Për shembull, broshura i përgjigjet pyetjeve të mëposhtme: A ka ndonjë shpresë për të vdekurit? (Faqet 5-6) A është e gabuar të hidhërohemi? (Faqet 8-9) Si mund të përballojmë hidhërimin? (Faqe 18) Si mund të ndihmojnë të tjerët? (Faqet 20-23) Si mund të ndihmojmë fëmijët për të kuptuar vdekjen? (Faqe 25) Çfarë ngushëllimi jep Bibla? (Faqe 27) Pastaj, bisedo shkurtimisht me dy lajmëtarë të aftë se si e kanë përdorur ata këtë broshurë në rivizita, për t’iu përgjigjur pyetjeve që bëhen zakonisht mbi vdekjen. Demonstro si të përdoret broshura kur bëhet një rivizitë.
Kënga 24 (185) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 25 gusht
Kënga 9 (37)
10 min.: Njoftime lokale. Kujtoji të gjithë të dorëzojnë raportin e shërbimit në fushë. Njofto rregullimet për shërbimin në fushë për fundjavën.
15 min.: «Nxirr më të mirën nga shkolla.» Një baba trajton artikullin me fëmijët, duke përfshirë pika të dobishme nga Zgjohuni! e 22 dhjetorit 1995, faqet 7-11, anglisht.
20 min.: Prediko me një qëllim. Një plak dhe një apo dy shërbëtorë ndihmës ose vëllezër të kualifikuar rishikojnë librin Të organizuar, faqet 8-12. Përqendrohu mbi arsyet që na shtrëngojnë të mbajmë një qëndrim pozitiv, progresiv ndaj shërbimit tonë dhe gjithmonë të bashkëpunojmë nga afër me organizatën.
Kënga 4 (43) dhe lutja përmbyllëse.