BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 8/97 f. 5-6
  • Rishikim i Shkollës së Shërbimit Teokratik

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Rishikim i Shkollës së Shërbimit Teokratik
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1997
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1997
km 8/97 f. 5-6

Rishikim i Shkollës së Shërbimit Teokratik

Rishikim me libër të mbyllur mbi materialin e trajtuar në caktimet e Shkollës së Shërbimit Teokratik, gjatë javëve 5 maj deri 18 gusht 1997. Përdor një letër tjetër për të shkruar përgjigjet e sa më shumë pyetjeve që mundesh brenda kohës së lejuar.

[Shënim: Gjatë rishikimit me shkrim, për dhënien e përgjigjeve mund të përdoret vetëm Bibla. Referimet që ndodhen pas pyetjeve, janë për kërkimin tënd personal. Numrat e faqeve dhe të paragrafëve, mund të mos jenë vendosur për të gjitha referimet në Kullën e Rojës.]

Përgjigjju secilit prej pohimeve të mëposhtme, duke shkruar e vërtetë ose e rremë:

1. Dhembshuria e Jezuit, e përshkruar në Markun 1:41, paraqet një portretizim prekës të përkujdesjes së Jehovait për njerëzit. [3, leximi javor i Biblës; shiko w96 1/3 f. 5.]

2. Zbulesa 7:16 tregon se anëtarë të shumicës së madhe nuk do të vuajnë persekutime nga bota. [5, uw f. 108 par. 11]

3. Pyetja e Gjon Pagëzorit, që gjendet në Lukën 7:19, zbulon se atij i mungonte besimi. [14, leximi javor i Biblës; shiko w87 1/1 f. 16, angl.]

4. Në Pashkën e fundit të Jezuit me dishepujt e tij, ishte vetëm Pjetri ai që i tha: «Nuk do të të mohoj kurrsesi.» [1, leximi javor i Biblës]

5. Nuk ka asnjë dëshmi biblike që tregon se Pjetri ishte një burrë i martuar. [13, leximi javor i Biblës]

6. Mbretëria rreth së cilës predikoi Jezui, ishte dytësore në raport me sovranitetin universal të Perëndisë. [5, kl f. 91 par. 4]

7. Tipare të ditëve të fundit gjenden vetëm në Mateun 24, Markun 13 dhe Lukën 21. [12, kl f. 102 kutia]

8. Kur Jezui u tha farisenjve se Mbretëria e Perëndisë ishte në mes tyre, po i referohej vetes si Mbreti i ardhshëm. (Luka 17:21) [6, kl f. 91 par.6]

9. Shpërdorimi i gjakut e ndot njeriun, e bën atë jo të shenjtë. [5, td 16a]

10. Në Bibël nuk ka referime në lidhje me cilësitë që duhet të manifestojë shumica e madhe, që të mbijetojë Harmagedonin. [1, uw f. 105 par. 5]

Jepu përgjigje pyetjeve të mëposhtme:

11. Cilat shkrime në Psalmet dhe në Hebrenjve tregojnë se Jezui nuk filloi të sundonte menjëherë pasi u ngjit në qiell? [9, kl f. 96 par. 15]

12. Çfarë i pengon disa njerëz të pranojnë këshillat? [15, uw f. 127 par. 4]

13. Çfarë donte të thoshte apostulli Pavël kur tha se «ne nuk i drejtojmë sytë ndaj gjërave që shihen», siç lexohet në 2. Korintasve 14:16-18? [2, w96 15/2 f. 27.]

14. Çfarë kishte ndër mend Jezui, kur tha «Kini kripë në vetvete dhe jetoni në paqe me njëri-tjetrin»? (Marku 9:50) [7, leximi javor i Biblës; shiko w85 15/5 f. 24 par. 12, angl.]

15. Çfarë mësimi të vlefshëm mund të mësojmë nga reagimi që pati Jezui ndaj kontributit të së vesë së varfër? (Marku 12:42-44) [8, leximi javor i Biblës; shiko w87 1/12 f. 29 par. 7-f. 30 par. 1, angl.]

16. Çfarë përfshin uji jetëdhënës që përmendi Jezui në Gjonin 4:13, 14? [10, w96 1/1 f. 30.]

17. Kur krahasojmë Mateun 6:9, 10 dhe Lukën 11:2-4, përse mund të nxjerrim përfundimin se lutja model nuk nënkuptonte se duhej përsëritur fjalë për fjalë? [16, leximi javor i Biblës; shiko w90 15/5 f. 16 par. 6, angl.]

18. Si «mund të shikojmë me vëmendje në ligjin e përsosur», sipas fjalëve në Jakovin 1:22-25? [10, w96 1/1 f. 30.]

19. Sipas Zbulesës 7:14, në çfarë rezulton larja e rrobave në gjakun e Qengjit? [4, uw f. 106 par. 6-7]

20. Meqenëse e dimë që Jezuit nuk i mungoi kurrë besimi tek Perëndia, pse thirri: «Perëndia im, Perëndia im, përse më ke braktisur?» (Marku 15:34) [10, leximi javor i Biblës; shiko w87 15/6 f. 31, angl.]

Jep fjalën (fjalët) apo frazën që duhet për të plotësuar secilin nga pohimet e mëposhtme:

21. Buka dhe vera që përdoren në kremtimin e Përkujtimit janë thjesht ․․․․․․․․, ku buka përfaqëson ․․․․․․․․, ndërsa vera përfaqëson ․․․․․․․․ të tij. [8, uw f. 115 par. 13]

22. Kur marrim në shqyrtim se çfarë ka ndodhur me të vërtetë, duket qartë se thirrja qiellore në përgjithësi u plotësua rreth vitit ․․․․․․․․, kur shpresa tokësore e ․․․․․․․․ ․․․․․․․․ u dallua qartë. [6, uw f. 112 par. 6]

23. Kur Gjon Pagëzori filloi të predikojë, guvernator i Judesë ishte ․․․․․․․․ dhe tetrarku i Galilesë ishte ․․․․․․․․ . [12, leximi javor i Biblës; shiko Lukën 3:1]

24. Fryma që jep dëshmi bashkë me forcën nxitëse të mendjes dhe të zemrës së atyre që janë me të vërtetë bij të Perëndisë, është ․․․․․․․․ . [7, uw f. 113 par. 9]

25. Siç tregohet në Lukën 10:16, kur ne i pranojmë me çmueshmëri furnizimet frymore që vijnë nëpërmjet ․․․․․․․․ dhe Trupit Udhëheqës të tij, jemi duke treguar respekt për ․․․․․․․․ . [14, uw f. 123 par. 13]

Zgjidh përgjigjen e saktë në secilin nga pohimet e mëposhtme:

26. Të shenjtët, të cilëve u referohet Mateu 27:52, ishin (të ringjallur përkohësisht në mish; me të vërtetë trupa të pajetë, që nga tërmeti kishin dalë prej varreve të tyre; të ngritur në jetën qiellore, përpara se të ishte ngritur Jezui). [2, leximi javor i Biblës; shiko w90 1/9 f. 7, angl.]

27. Në vend që të rëndohemi nga mundimet e përkohshme, duhet ta përqendrojmë vështrimin tek (ata që vuajnë më shumë se ne; tek gjërat që janë të përhershme). (2. Kor. 14:16-18) [2, w96 15/2 f. 29.]

28. Emërimi i «skllavit të besueshëm dhe të matur» u vërtetua nga fryma e shenjtë në vitin (33 të e.s.; 1918; 1919). (Mat. 24:45) [12, uw f. 119 par. 6]

29. Një rregull që duhet ndjekur nga gjithë të krishterët, por veçanërisht nga ata që ndodhen në pozitën e mbikëqyrësit në organizatën e Perëndisë, është: «Ai që është (krenar; i rëndësishëm; më i vogli) nga ju të gjithë, ai do të jetë i madh.» (Luka 9:48) [13, uw f. 122 par. 12]

30. Nga shërbëtorët e Perëndisë kërkohet (rreptësi; durim), ndërsa ndajnë qumështin e pastër të Fjalës me personat e rinj dhe pa përvojë, me anë të studimeve biblike. [10, w96 1/1 f. 30.]

Përshtat shkrimet që vijojnë me pohimet e shënuara më poshtë: Prov. 4:13; Dan. 7:9, 10, 13, 14; Mar. 7:20-23; 13:10; Luka 8:31

31. Ne duhet të jemi vigjilentë që të identifikojmë çdo ndikim të paperëndishëm apo korruptues që mund të hyjë në mendjen e zemrën tonë dhe duhet ta largojmë atë përpara se të hedhë rrënjë. [6, leximi javor i Biblës; shiko w89 1/11 f. 14 par. 16, angl.]

32. Demonët do të bashkohen me Satanain në pasivitetin ngjashëm vdekjes, gjatë «një mijë vjetëve». (Zbul. 20:3) [15, leximi javor i Biblës]

33. Nevojitet një frymë urgjence, në mënyrë që vepra mbarëbotërore e dëshmisë të kryhet në një kohë të kufizuar. [9, leximi javor i Biblës; shiko w95 1/10 f. 27.]

34. Pranimi i mësimeve me anë të këshillave, mund ta mbrojë një person nga thënia dhe bërja e gjërave që mund të shkaktojnë keqardhje. [16, uw f. 128 par. 6]

35. Megjithëse nuk mund t’i shohim krijesat frymore, Fjala e Perëndisë na jep një shikim të shpejtë të organizatës së tij të padukshme qiellore dhe të disa prej aktiviteteve të saj që ndikojnë mbi adhuruesit e tij në tokë. [9, uw f. 117 par. 1]

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo