Njoftime
◼ Literatura që do të ofrohet në gusht: Çdonjëra prej broshurave të mëposhtme 32-faqëshe: A kujdeset me të vërtetë Perëndia për ne?; A duhet të besosh në Trinitetin?; Cili është qëllimi i jetës: Si mund ta gjesh? dhe Kur të vdes një njeri i dashur. Shtator: Sekreti i lumturisë familjare. Tetor: Kopje individuale të Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Kur gjendet interes në rivizita, mund të ofrohen pajtime. Duke filluar nga fundi i muajit, do të shpërndahet Lajmërim i Mbretërisë nr. 35. Nëntor: Do të vazhdojë shpërndarja e Lajmërim i Mbretërisë nr. 35. Kongregacionet që e mbulojnë të gjithë territorin e tyre, duke arritur pronarët e shtëpive në çdo shtëpi apo vendbanim me një kopje të Lajmërim i Mbretërisë nr. 35, mund të ofrojnë librin Njohuria.
◼ Në çdo zonë, në kohë të ndryshme gjatë vitit ka festa botërore kur fëmijët nuk shkojnë në shkollë dhe jepet ditë e lirë nga puna botërore. Këto përbëjnë mundësi të shkëlqyera që kongregacioni të ketë një pjesëmarrje më të madhe në shërbimin në fushë. Pleqtë duhet t’u paraprijnë këtyre rasteve që paraqiten dhe të njoftojnë kongregacionin që më përpara për rregullimet që po bëhen, për dëshminë në grupe gjatë periudhave të festave.
◼ Për vitin e shërbimit 1998, po i dërgohet çdo kongregacioni një sasi e përshtatshme formularësh. Ju lutemi përdorini këta formularë me maturi. Ata duhet të përdoren vetëm për qëllimin për të cilin janë bërë.
◼ Kongregacionet duhet të fillojnë të kërkojnë Kalendarin e Dëshmitarëve të Jehovait 1998 me kërkesën e literaturës për muajin shtator. Kalendarët do të jenë në dispozicion në gjuhët: angleze, çeke, daneze, frënge, greke, gjermane, holandeze, hungareze, italiane, japoneze, kineze, koreane, norvegjeze, polake, portugeze, rumune, ruse, serbe, spanjolle, suedeze, shqipe, turke dhe ukrainase.