Mbledhjet e Shërbimit për korrikun
Java që fillon më 7 korrik
Kënga 27 (221)
10 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. Bëj një koment mbi raportin e shërbimit në fushë gjatë prillit, për vendin dhe kongregacionin lokal.
15 min.: «Besueshmëria shpërblehet.» Me pyetje dhe përgjigje. Përfshi shembullin e treguar në Zgjohuni! të 22 janarit 1993, faqet 18-21, anglisht.
20 min.: «Ndihmo të tjerët të gjejnë ngushëllim.» Trajtim me auditorin. Demonstrohen një ose dy prezantime. Fto auditorin që të tregojë mënyra të tjera në të cilat ka filluar biseda, duke përdorur të njëjtat broshura. Inkurajo përdorimin e fjalëve të thjeshta e të zgjedhura mirë, për nxitjen e interesit. Përmend broshurat e tjera që mund të ofrohen dhe që ka në dispozicion kongregacioni. Kur lihen broshura, nuk duhet ngurruar për të përmendur në mënyrë pozitive rregullimin e kontributeve.
Kënga 28 (224) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 14 korrik
Kënga 22 (130)
12 min.: Njoftime lokale. Raporti i llogarisë. Rishikimi i «Do të studiojmë librin Lumturia familjare.»
18 min.: «Dëshmo kudo që ka njerëz.» Fjalim. Sipas asaj që lejon koha, mund të merren përvoja shtesë nga Libri vjetor 1997, faqet 43-46, anglisht.
15 min.: Prindër: Mësojini fëmijët tuaj që nga foshnjëria. Një vëlla i kualifikuar trajton parimet biblike, duke theksuar nevojën që prindërit t’i mësojnë fëmijët e tyre që nga foshnjëria. (Prov. 22:6; 2. Tim. 3:14, 15) Disa prindër mendojnë se arsimimi i zellshëm biblik për fëmijët, nuk duhet siguruar derisa ata të jenë mjaft të rritur për të marrë vendimet e tyre personale. Në raste të tilla, shumë fëmijë janë humbur në botë. Mësimi frymor duhet të fillojë që në foshnjëri. (g97 8/3 26-27, anglisht; w88 1/8 12-13, anglisht) Intervisto një çift të martuarish, që tregojnë shqetësim për gjendjen frymore të fëmijëve të tyre. Trego se si e merr drejtimin babai, por se që të dy prindërit bëjnë pjesën e tyre në sigurimin e një programi të qëndrueshëm dhe të plotë, për mësimin e fëmijëve të tyre. Çifti tregon se çfarë kanë bërë ata në përpjekjen për t’u mësuar fëmijëve të tyre të vërtetën, duke zbatuar sugjerimet që ka siguruar organizata mbi pasjen e një programi të efektshëm e praktik për mësimin në shtëpi. Vëllai thekson rëndësinë e zbatimit të asaj që Fjala e Perëndisë i nxit prindërit të bëjnë.—w85 1/4 23, anglisht; Efes. 6:1-4.
Kënga 19 (164) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 21 korrik
Kënga 25 (204)
12 min.: Njoftime lokale. Rishikim i «Programi i asamblesë së re qarkore.»
13 min.: «Kush do të shkojë për ne?» Një fjalim pozitiv. Përfshi inkurajimin për të shërbyer si pionierë të rregullt, si dhe përvojën që ndodhet në shtojcën e Shërbimi ynë i Mbretërisë të shkurtit 1997, paragrafët 16-17. Ata që nuk mund të jenë pionierë të rregullt, mund të kenë dëshirë të planifikojnë muajin (muajt), për të shërbyer si pionierë ndihmës gjatë vitit të shërbimit që po vjen.
20 min.: Jini të përgatitur për të dhënë dëshmi joformale. Çdo ditë ne ndeshim mundësi, për t’u dëshmuar njerëzve që takojmë. Kur na jepet një rast, mund të vëmë re se nuk kemi as Bibël dhe as botime, për t’i përdorur. Planifikoni më parë. Në shtëpi, mbani pranë derës literaturë që mund të merret lehtë, kur përshëndet vizitorët. Vendos një shumëllojshmëri literature në një çantë të madhe apo të vogël dhe mbaje me vete, në makinën tënde, në vendin e punës ose në shkollë. Merr diçka me vete kur udhëton me transportin publik. Paketo një sasi literature kur ndërmerr një udhëtim biznesi, kur udhëton për në kongres apo kur shkon me pushime. Trajto sugjerime të mëtejshme, që ndodhen në Udhëzuesin për Shkollën, në faqet 80-82, paragrafët 11-16, anglisht. Demonstro shkurtimisht disa mënyra për t’iu drejtuar një shitësi, një shoku pune, një shoku shkolle, një udhëtari tjetër apo një pushuesi,
Kënga 12 (113) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 28 korrik
Kënga 18 (162)
9 min.: Njoftime lokale. Kujtoji të gjithë të dorëzojnë raportin e shërbimit në fushë. Rishiko ofrimin e literaturës për gushtin. Përqendrohu në mbajtjen e kontaktit me personat të cilëve u është lënë literaturë gjatë korrikut, me anë të rivizitave gjatë gushtit, duke bërë përpjekje për fillimin e studimeve biblike. Duke përdorur shtojcën e Shërbimi ynë i Mbretërisë të marsit 1997, nxirr në pah disa prej pikave thelbësore për një rivizitë të efektshme. Studimet duhen filluar me broshurën Çfarë kërkon? ose me librin Njohuria.
36 min.: Rishikim i programit të kongresit krahinor. Tre vëllezër të ndryshëm trajtojnë pikat kryesore të çdo dite të kongresit. Secili prej tyre, ka në dispozicion 12 minuta.
Kënga 5 (46) dhe lutja përmbyllëse