BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 4/97 f. 1
  • Po shtohen turma besimtarësh

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Po shtohen turma besimtarësh
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1997
  • Material i ngjashëm
  • Vazhdo të bësh progres frymor!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
  • Të gjithë mund të ndihmojnë që dikush të bëhet dishepull
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2007
  • Prilli​—Kohë ‘për të punuar pa u lodhur dhe për t’u përpjekur’
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2001
  • Vazhdoni «të forconi njëri-tjetrin»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2022 (Për studim)
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1997
km 4/97 f. 1

Po shtohen turma besimtarësh

1 Ashtu siç qe e vërtetë në shekullin e parë, rritja që po përjeton tani kongregacioni i krishterë, është fenomenale. (Vep. 2:41; 4:4) Vitin e kaluar, u pagëzuan 366.579 dishepuj të rinj, një mesatare prej mbi 1.000 persona çdo ditë! Gjatë tre vjetëve të fundit, janë pagëzuar më shumë se një milion persona. Në të vërtetë, Jehovai ka vazhduar të shtojë turma besimtarësh.​—Vep. 5:14.

2 Personat e shumtë, të rinj në të vërtetën, të cilëve u mungon përvoja në lidhje me mënyrën e jetesës së krishterë, kanë nevojë për ndihmë dhe stërvitje prej atyre që janë të fortë në besim. (Rom. 15:1) Mes të krishterëve të hershëm kishte disa që, edhe vite pas pagëzimit të tyre, kishin dështuar në «ecjen përpara drejt pjekurisë». (Hebr. 5:12; 6:1, BR) Ja sepse në letrën e tij drejtuar hebrenjve, Pavli theksoi fushat në të cilat të krishterët duhej të rriteshin frymësisht. Cilat janë këto fusha dhe si mund të ofrohet ndihma e nevojshme?

3 Fitimi i zakoneve të mira të studimit: Në përputhje me udhëzimin e Pavlit, të jesh një student i mirë përfshin të mësuarin, përsëritjen dhe përdorimin e ‘ushqimit të fortë’ në mënyrë aktive, të siguruar nga organizata e Jehovait. (Hebr. 5:13, 14; shiko Kullën e Rojës, 15 gusht 1993, faqe 12-17, anglisht). Duke i përfshirë besimtarët e rinj në bisedat frymore dhe duke ndarë me ta margaritarët e çmuar të së vërtetës, që ju keni zbuluar me anë të kërkimit personal, mund t’i nxitni ata që të fitojnë zakone të mira studimi. Ndoshta herë pas here mund ta ftoni një besimtar të ri, për t’u bashkuar me ju në studimin tuaj personal ose familjar.

4 Pjesëmarrja rregullisht në mbledhje: Shembulli juaj besimplotë dhe fjalët e dashura inkurajuese, do t’i ndihmojnë anëtarët e rinj të kongregacionit që të shmangin një fushë tjetër shqetësimi të përmendur nga Pavli: «zakonin» që kanë disa për të munguar në mbledhjet e krishtere. (Hebr. 10:24, 25) Ndihmojini të kuptojnë se mbledhjet janë lidhja e tyre jetësore nga pikëpamja frymore, me kongregacionin. Merrni iniciativën për t’i bërë që të ndihen të mirëpritur si pjesë e vëllazërisë sonë.

5 Afrimi ndaj Jehovait me siguri: Për të kapërcyer dobësitë mishore dhe të metat e personalitetit, ne duhet ta kërkojmë Jehovain në lutje, duke i shprehur atij mendimet tona më të thella dhe shqetësimet më intime. Të rinjtë në të vërtetën duhet të mësojnë se duke iu përgjëruar Jehovait për ndihmë, ashtu siç nxiti Pavli, atyre nuk do t’u duhet të lëkunden. (Hebr. 4:15, 16; 10:22) Tregimi i përvojave tuaja personale në lidhje me këtë, do t’i forcojë një besimtari të ri sigurinë se Jehovai i dëgjon lutjet nga zemra.

6 Programimi i kohës për shërbim: Pavli tregoi, gjithashtu, se kur «i ofrojmë vazhdimisht Perëndisë një flijim lavdie», kjo gjë është frymësisht forcuese. (Hebr. 13:15) A mund ta ftoni një lajmëtar të ri që të bashkohet me ju në rregullimet tuaja javore për shërbimin në fushë? Ndoshta që të dy mund të përgatitni prezantimet tuaja apo të shqyrtoni një veçori të shërbimit, që lajmëtari më i ri nuk e ka provuar ende.

7 Turmat që po shtohen janë shkak për një gëzim të madh. Shpenzimi i vetes sonë në stërvitjen dhe nxitjen e anëtarëve të rinj të kongregacionit, do t’i ndihmojë ata që të zhvillojnë besimin e fortë, të nevojshëm për ta ‘ruajtur gjallë shpirtin e tyre’.​—Hebr. 3:12, 13; 10:39, BR.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo