BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 5/96 f. 8
  • Vazhdo të flasësh për të vërtetën

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Vazhdo të flasësh për të vërtetën
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
  • Material i ngjashëm
  • Kthehu për të shpëtuar disa
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
  • «Besimi vjen nga dëgjimi»
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
  • Njohja e Perëndisë së vërtetë të çon në jetë
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
  • Njohuria prej Perëndisë u përgjigjet shumë pyetjeve
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1997
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
km 5/96 f. 8

Vazhdo të flasësh për të vërtetën

1 Apostujt deklaruan: «Ne nuk mund të mos flasim për ato që kemi parë dhe dëgjuar.» (Veprat 4:20) Sot ne, gjithashtu duhet të vazhdojmë të flasim për të vërtetën. Megjithëse shpërndarja e Kullës së Rojës dhe Zgjohuni! është një mjet për gjetjen e atyre që do të dëgjojnë, ne duhet të kthehemi nëse duam që t’i mësojmë më shumë të interesuarit mbi të vërtetën.

2 Kur kthehesh, pasi ke lënë numrin special për muajt prill-qershor të revistës «Zgjohuni!» me titull, «Kur të mos ketë më luftëra», mund të hapësh rrugën për një studim biblik, duke pyetur:

◼ «Herën e fundit, ne folëm mbi luftërat e kombeve dhe pjesën e fesë në to. A e keni kuptuar se ngjarje të tilla provojnë qartë se jemi duke jetuar në ato që Bibla i quan ditët e fundit? [Tregoji librin Njohuria. Lexo paragrafin e parë të kapitullit 11 dhe thekso kutinë në faqen 102.] Ky libër shpjegon këtë temë, bashkë me 18 tema të tjera të radhitura këtu në përmbajtje. [Trego faqen 3.] Nëse më lejoni do të dëshiroja të të tregoja se si mund t’ju ndihmojë ky libër për të gjetur një kuptueshmëri për këto çështje të rëndësishme biblike.» Nëse të lejohet fillo një studim në faqen 6.

3 Nëse ke premtuar të kthehesh dhe të shpjegosh se si është e mundur që të gëzosh një jetë të sigurt tani, mund të thuash diçka si kjo:

◼ «Kur u takuam herën e parë, trajtova me ju një pjesë nga Bibla, e cila na jep arsye për optimizëm në lidhje me të ardhmen e njeriut. Sot, unë do të dëshiroja të drejtoja vëmendjen tuaj drejt diçkaje, e cila tregon se cili mund të na japë një ndjenjë sigurie që tani.» Lexo Psalmin 4:8. Kthehu në librin Njohuria në faqen 168 dhe lexo paragrafin 19. Më pas pyet: «A do t’ju pëlqente të kishit një studim biblik pa pagesë në shtëpi, i cili ju tregon qartë se si edhe ju mund ta gjeni këtë lloj sigurie në jetën tuaj?» Nëse përgjigjja është po, kthehu në kapitullin 1.

4 Nëse gjatë vizitës së parë kishit folur për marrëdhënien midis fesë dhe shtetit, mund të thoni:

◼ «Herën e kaluar folëm për qëndrimin që duhet të ketë një besimtar ndaj shtetit. Kam me vete një libër që shpjegon se përse, siç thotë Bibla, është e drejtë t’u nënshtrohemi autoriteteve shtetërore dhe njëkohësisht, autoritetit më të lartë, Perëndisë.» Hap librin Njohuria në faqen 131, në kapitullin 14 dhe konsidero informacionet në paragrafët 7 dhe 8. Në fund, ofro një studim biblik.

5 Mund të bësh një ofrim të drejtpërdrejtë të një studimi gjatë rivizitës, duke thënë:

◼ «Ne i shpërndajmë revistat tona në të gjithë botën për të informuar njerëzit kudo që janë, mbi atë çka mëson Bibla. Nëse individët e çmojnë atë që mësojnë, ne ofrojmë një studim biblik pa pagesë në shtëpi. [Referoju kutisë ‘A do të dëshironit një vizitë?’ në kapakun e mbrapmë të Kullës së Rojës.] Ne përdorim librin Njohuria, si një udhëheqës. Më lër të të tregoj shkurtimisht se si bëhet një studim.»

6 Nëse vazhdojmë të flasim për të vërtetën, mund të jemi të sigurt se do të gjendet dikush që do të dëgjojë dhe do të përgjigjet në mënyrë të favorshme.​—Marku 4:20.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo