Njohuria prej Perëndisë u përgjigjet shumë pyetjeve
1 Përpara se të arrije një njohje të saktë të së vërtetës, ka të ngjarë që të kesh pasur shumë pyetje rreth jetës, të cilave nuk ishe në gjendje t’u përgjigjeshe. Sa i lumtur u ndjeve kur more përgjigjet e bazuara në Bibël të këtyre pyetjeve! Tani je në gjendje të ndihmosh të tjerët, që të gjejnë po të njëjtat përgjigje. (Krahaso 2. Timoteut 2:2.) Mund të ndash me ta njohurinë e Perëndisë, që çon në jetën e përhershme. (Gjoni 17:3) Por si mund ta ndihmosh dikë, që të çmojë vlerën e kësaj njohurie? Mirë, pra. Mendo pyetjet, të cilave e vërteta u dha për ty përgjigje. Çfarë është ajo që dëshirojnë të dinë kërkuesit e së vërtetës? Pasja ndër mend e këtyre linjave të mendimit, mund të të ndihmojë për të ofruar librin Njohuria që të çon në jetën e përhershme. Sugjerimet e mëposhtme mund të të ndihmojnë, kur përgatitesh për të dhënë dëshmi gjatë qershorit.
2 Meqenëse shumë njerëz pyesin veten se përse ka kaq shumë vuajtje në botë, duke iu drejtuar në këtë mënyrë, mund të nxitësh dhënien e një përgjigjeje të mirë:
◼ «Kur godet një katastrofë ose kur aktet kriminale dhe të dhunshme janë në ritje, njerëzit pyesin shpesh se përse ndodhin gjëra të tilla të tmerrshme. Cila do të ishte përgjigjja juaj?» Lëre të përgjigjet dhe trego vlerësim për përgjigjen e personit. Pastaj kalo në kapitullin 8 të librit Njohuria dhe tërhiqe vëmendjen tek ajo që thuhet në paragrafin 2. Shpjego se ky libër paraqet shpjegimin e Biblës se përse ndodhin gjëra të liga dhe i thuaj: «Nëse më jepni fjalën se do ta lexoni, do të isha i kënaqur t’jua lija këtë kopje.» Nëse libri pranohet, shpjego rregullimin e kontributeve.
3 Kur bën një rivizitë atje ku ke lënë librin «Njohuria», mund të thuash:
◼ «Më intereson përfundimi që keni arritur në lidhje me atë se përse ka kaq shumë vuajtje në botë. A jeni dakort me përgjigjen e Biblës, siç është paraqitur në libër?» Lëre të përgjigjet. Lexo paragrafin 17 në faqen 77 të librit Njohuria dhe ftoje që të ndjekë leximin e Romakëve 9:14 nga Bibla e tij. Pastaj thuaj: «Lajmi i mirë është që Perëndia nuk na shkakton padrejtësisht dhimbje dhe vuajtje. Ai ka premtuar të na japë një jetë të përhershme në paqe dhe lumturi. Kapitulli i parë në këtë libër, titullohet ‘Ti mund të kesh një të ardhme të lumtur!’ Do të kisha dëshirë t’ju shpjegoja se si mund të jetë e vërtetë kjo për ju dhe për njerëzit tuaj të dashur.» Kalo tek kapitulli 1 dhe demonstroji metodën tonë të studimit. Trajto nga kapitulli, aq material sa të jetë i përshtatshëm për rrethanat.
4 Mund të zgjedhësh për të përdorur këtë hyrje, që paraqitet në faqen 14 të librit «Të arsyetojmë», në anglisht:
◼ «Keni pyetur ndonjëherë: ‘A është vdekja fundi i gjithçkaje, apo pas vdekjes ka diçka tjetër?’ [Lëre të përgjigjet.] Bibla sqaron çdo pyetje që mund të kemi në lidhje me vdekjen. [Lexo Eklisiastiun 9:5, 10.] Ajo tregon, gjithashtu, se për ata që kanë besim ekziston një shpresë e vërtetë. [Kalo tek paragrafi 13 në faqen 84 të librit Njohuria; lexo dhe shpjego fjalët e Jezuit, që gjenden në Gjonin 11:25] I gjithë ky kapitull i është kushtuar përgjigjes së pyetjes: Çfarë u ndodh njerëzve tanë të dashur që kanë vdekur? Nëse keni dëshirë ta lexoni, mund t’ju lë këtë kopje.» Jepi pronarit të shtëpisë mundësinë për të kontribuar.
5 Kur të bësh rivizitën, mund t’i japësh të njohur dhe pastaj t’i thuash:
◼ «Pak kohë më parë biseduam mbi atë që ndodh kur vdes një person. Shumë njerëz besojnë se çfarëdolloj jete pas vdekjes, do të jetë ose në qiell ose në ferr. Por, a keni menduar ndonjëherë për mundësinë që të vdekurit të jetojnë përsëri pikërisht këtu në tokë? [Lëre të përgjigjet.] Sipas Biblës, të ringjallurit do të jenë mes të butëve që do të trashëgojnë tokën. [Lexo Psalmin 37:11, 29 dhe pastaj trajto paragrafin 20 në faqen 88 të librit Njohuria.] Kjo shpresë ka ngushëlluar me miliona njerëz, që jetonin me frikën e vdekjes. Ky libër do t’ju ndihmojë që ta kuptoni më mirë këtë çështje. A mund t’jua demonstroj se si?»
6 Nëse parapëlqen një prezantim të thjeshtuar, mund të provosh këtë:
◼ «Do të kisha dëshirë t’ju tregoja një ilustrim në këtë libër, Njohuria që të çon në jetën e përhershme. A nuk është një pikturë e bukur?» Hap librin, që pronari i shtëpisë të mund të shohë faqet 4-5. Lëre të japë përgjigjen e tij. Pastaj lexo fjalët në faqen 5. Përfundo, duke thënë: «Këtë libër mund ta mbani, që ta lexoni vetë. Për të nuk ka një çmim, por ne pranojmë kontribute të vogla për veprën tonë mbarëbotërore.» Mëso se kur do të ishte e volitshme të kthehesh, për të ndjekur interesin e treguar.
7 Ne kemi njohurinë prej Perëndisë, e cila u përgjigjet pyetjeve të rëndësishme të jetës. Përgatitu me zell dhe Jehovai do t’i bekojë përpjekjet e tua për ta ndarë këtë informacion jetëdhënës me ata që janë në kërkim të së vërtetës.