Të përdorim broshura të ndryshme në shërbimin tonë
1 Njerëzit sot janë të interesuar në subjekte të ndryshme. Ndërsa angazhohesh në shërbimin në fushë gjatë korrikut, mund të kesh me vete disa broshura të ndryshme, duke përdorur një specifike e cila do të nxitë personat në territor. Ndoshta do të të pëlqejë të përdorësh njërën nga këto prezantime:
2 Kur ofron broshurën «A kujdeset me të vërtetë Perëndia për ne?» mund të pyesësh:
◼ «Çfarë mendoni, si do të ishte bota nëse do të sundonte vetëm Perëndia? [Lëre të përgjigjet.] Që Perëndia të sundojë mbi tokën është saktësisht ajo që ne kërkojmë kur bëjmë lutjen e Zotërisë apo Ati ynë që na mësoi Jezu Krishti në Mateun 6:10. [Kalo në faqen 26 dhe lexo paragrafin 19.] Nëse do t’ju pëlqente të jetonit në një botë si kjo, duhet të lexoni këtë broshurë.» Ofroja atë.
3 Broshura «Kur të vdes një njeri i dashur» mund të ofrohet në këtë mënyrë:
◼ «A mendoni se do të vijë ndonjëherë dita kur asnjë nuk do të humbë një njeri të dashur në vdekje? [Lëre të përgjigjet.] Kjo broshurë e shkruar në mënyrë të mrekullueshme ka ngushëlluar miliona njerëz me premtimin e sigurt të Biblës se një ditë e tillë po vjen së shpejti. [Shko në faqen 5 dhe lexo paragrafin e pestë, duke përfshirë 1. Korintasve 15:21, 22. Pastaj kalo në ilustrimin e faqes 30.] Këtu artisti ka shprehur gëzimin që mund të provojmë kur të mirëpresim personat tanë të dashur që kanë vdekur, në ringjallje. Por ku do të ndodhë kjo skenë e lumtur? Kjo broshurë do t’ju tregojë përgjigjen biblike të kësaj pyetjeje.» Nëse e pranon broshurën, mund të shtosh: «Do të isha i lumtur të kthehesha një herë tjetër për të biseduar mbi këtë subjekt.»
4 Mund të përdorësh broshurën «Cili është qëllimi i jetës—Si mund ta gjesh?», duke përdorur këtë prezantim të drejtpërdrejtë për të nisur një studim biblik:
◼ «Shumë njerëz bëjnë pyetje mbi Biblën. Ky botim radhit disa nga pyetjet e zakonshme që mund të lindin. [Referoju faqes 20.] Ky argument ka ngjallur interesin e shumë vetave: ‘Jeta ka një qëllim madhështor’.» Lexo Zanafillën 1:26 dhe trego figurën. Trajto paragrafët 9-10 në faqen 21 duke shqyrtuar shkrimet nga Bibla. Përfundo duke lënë broshurën dhe duke marrë takim për një rivizitë kur mund të trajtosh disa nga pyetjet e tjera.
5 Mund të të pëlqejë të përdorësh këtë prezantim të thjeshtë me broshurën «A do të ekzistojë ndonjëherë një botë pa luftë?»:
◼ «Një nga gjërat e para që kam mësuar nga Bibla ishte emri i Perëndisë. A e dini se cili është? [Lëre të përgjigjet.] Më lër t’jua tregoj. Është këtu në Bibël në Psalmin 83:18. [Lexoje.] Kjo broshurë tregon se si emri i Perëndisë Jehova gjendet në tekstin origjinal të Shkrimeve Hebreje rreth 6.800 herë. Është shumë interesante se çfarë thotë kjo broshurë mbi emrin e Perëndisë. [Tregoji paragrafët 4 dhe 5 në faqen 19.] Nëse do t’ju pëlqente të mësonit më shumë për Jehovain dhe qëllimet e tij, mund të lexoni këtë broshurë.» Lëri broshurën të zotit të shtëpisë.
6 Me një shumllojshmëri të tillë broshurash të mira që kemi për të përdorur, sigurisht që jemi të pajisur mirë «për t’u dhënë një lajm të mirë të përulurve».—Isa. 61:1.