Të bëjmë rivizita kudo që kemi lënë broshura
1 Apostulli Pavël i lavdëroi filipianët pasi ata ‘kishin rigjallëruar kujdesin e tyre për të’. (Filip. 4:10) Nëse ne përdorim shembullin e tyre si një model për shërbimin në fushë, do të ‘rigjallërojmë kujdesin tonë’ ndaj atyre që u dëshmojmë dhe do të jemi të gatshëm për të bërë rivizita.
2 Nëse ke lënë broshurën «A kujdeset me të vërtetë Perëndia për ne?», mund të thuash diçka të ngjashme:
◼ «Unë po mendoja mbi bisedën që bëmë ditën tjetër dhe më erdhën në mendje dy shkrime që dëshiroj t’i lexoj me ju. Ju mund të kujtoni se ne folëm mbi Perëndinë i cili do të marrë sundimin mbi tokën. Në Bibël, Perëndia Jehova ka premtuar se kjo do të ndodhë. [Lexo Danieli 2:44.] A besoni se kjo mund të ndodhë me të vërtetë? [Lëre të përgjigjet.] Dëgjo se çfarë thotë Perëndia mbi aftësinë që ka për të plotësuar premtimet e tij. [Lexo Isaia 55:11.] A nuk na inkurajon kjo për të besuar në Mbretërinë e Perëndisë? Por, kur do t’i plotësojë Perëndia premtimet e tij?» Shpjegoji se do t’i përgjigjesh kësaj pyetjeje në vizitën tjetër.
3 Mund të përdorësh këtë prezantim kur të rivizitosh një person i cili ka marrë broshurën «Kur të vdes një njeri i dashur»:
◼ «Kam bërë një përpjekje të veçantë për t’u kthyer, për arsye të bisedës sonë mbi humbjen e dikujt në vdekje.» Tregoji ilustrimin në faqen 30 ndërsa thua: «A e kujton këtë skenë të lumtur të njerëzve të ringjallur dhe ribashkimin me të dashurit e tyre? Unë ju kisha bërë pyetjen se ku do të ndodhte kjo, në qiell apo në tokë. Ndoshta e keni gjetur përgjigjen biblike në faqen 26 të kësaj broshure.» Trajto pikat kryesore të paragrafëve 3 deri në 5 dhe lexo Gjonin 5:21, 28, 29. Nëse të premton koha, lexo ndonjë nga shkrimet e mbetura në atë faqe.
4 A ke filluar një studim me «Cili është qëllimi i jetës—Si mund ta gjesh?» Në rivizitë mund të bësh këtë:
◼ Referoju faqes 27 dhe tregoji pyetjen: «Sa afër jemi?» Rishiko paragrafët 11-14 duke lexuar një apo dy shkrime nga Bibla. Shpjego se Bibla nuk na demonstron vetëm se jemi në fund të këtij sistemi, por na tregon se çfarë duhet të bëjmë që të mund të mbijetojmë. Lër takim për rivizitën tjetër. Pas vizitës së tretë, nëse shihet se studimi do të vazhdojë mund të fillosh të bësh raport për një studim të ri!
5 Ti mund të rifillosh një bisedë mbi broshurën «A do të ekzistojë ndonjëherë një botë pa luftë?», në këtë mënyrë:
◼ «Herën e kaluar, munda t’ju tregoj emrin e Perëndisë në Bibël. Njohja dhe përdorimi i emrit të Perëndisë është një pjesë e rëndësishme e adhurimit tonë.» Duke përdorur Biblën, lexo Gjonin 17:3 dhe Mikean 4:5. Shpjego se ne sigurojmë një program studimi biblik që mund të tregojë se si do të shenjtërohet emri i Perëndisë në një mënyrë të përshtatshme dhe se si mund të gëzojmë ne bekimet e një toke parajsore.
6 Kështu, rigjallëron kujdesin tënd ndaj atyre që ke takuar. Ngulmo duke shkuar përsëri dhe përgatit diçka të dobishme për të ndarë. Ti mund të jesh një person ‘që jep fryt’ duke bërë dishepuj të rinj.—Mat. 13:23.