Mbledhjet e Shërbimit për majin
Java që fillon më 1 maj
Kënga 4 (43)
10 min.: Njoftime lokale dhe njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë.
15 min.: «Lajm i mirë për të butët.» Të trajtohet artikulli me auditorin pastaj të demonstrohen një ose dy prezantime.
20 min.: «Për cilindo një Lajmërim i Mbretërisë i veçantë.» Fjalim dhe bisedë me auditorin nga mbikëqyrësi i shërbimit. Rishiko se çfarë është bërë në shpërndarjen e Lajmërim i Mbretërisë, veçanërisht duke shënuar përkrahjen e mirë që është dhënë për rregullimet e shërbimit dhe pjesëmarrjen e të rinjve në shërbimin në fushë për herë të parë. Raporto mbi mbulimin e territorit; shpjego se çfarë duhet bërë nëse kërkohet ndihmë nga një kongregacion tjetër. Inkurajoji të gjithë që të bëjnë një përpjekje të mëtejshme për të shpërndarë pjesën e vet të Lajmërim i Mbretërisë. Thekso rëndësinë e mbajtjes së regjistrimit të interesit dhe të rivizitave të bëra duke u për-pjekur për të nisur studime biblike. Demonstro prezantimin e sugjeruar.
Kënga 11 (85) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 8 maj
Kënga 26 (212)
15 min.: Njoftime lokale. «Edhe ti mund të gëzosh përvoja të mira!» Nëse të lejon koha, ftoje auditorin të tregojë përvojat inkurajuese që ka gëzuar gjatë prezantimit të Lajmërim i Mbretërisë.
15 min.: Nevoja lokale.
15 min.: «Përse të mbajmë një regjistrim të atyre që nuk janë në shtëpi?» Me pyetje dhe përgjigje.
Kënga 29 (222) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 15 maj
Kënga 7 (51)
10 min.: Njoftime lokale. Raporti i llogarisë.
15 min.: «Të ndjekim Shembullin tonë si mbajtës të dritës.» Me pyetje dhe përgjigje.
20 min.: «Kongresi krahinor 1995 ‘Lavdërues të gëzuar’.» Trajto me pyetje dhe përgjigje paragrafët 1-16, sipas nevojave lokale.
Kënga 6 (45) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 22 maj
Kënga 23 (200)
10 min.: Njoftime lokale. Inkurajo shërbimin si pionier ndihmës gjatë muajve të verës.
15 min.: «Vulosja që shkakton çlirim.» Bisedë me auditorin. Përfshi një ose dy demonstrime për të treguar se si mund të bëhen rivizitat.
20 min.: «Kongresi krahinor 1995 ‘Lavdërues të gëzuar’.» Trajto me pyetje dhe përgjigje paragrafët 17-27. Rishiko pjesën «Përkujtesa për Kongresin Krahinor». Nëse të lejon koha rishiko hollësira përkatëse nga shtojca «Thjeshtim i kongresit krahinor 1995», e cila gjendet në Shërbimi Ynë i Mbretërisë i shkurtit 1995.
Kënga 11 (85) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 29 maj
Kënga 17 (187)
15 min.: Njoftime lokale. Ofro sugjerime që do të inkurajojnë lajmëtarët për t’u përpjekur që të lexojnë një shkrim nga Bibla si pjesë e prezantimit të tyre në dyer. Shumë njerëz kanë respekt për Biblën dhe janë të gatshëm të na dëgjojnë kur e lexojmë atë. Këshillat e saj kanë peshë dhe do të nxitin ndonjë që është i sinqertë. Mund të jetë e përshtat-shme që të kemi Biblën në dorë kur i afrohemi derës. Shkrimi duhet të lexohet me ndjenjë dhe rrjedh-shmëri.
12 min.: Kutia e pyetjes. Me pyetje dhe përgjigje. Shpjego se përse përfitojmë më shumë nga mbledhjet kur përgatitemi më përpara dhe marrim me vete të gjitha materialet e caktuara për studim.
18 min.: Të ofrojmë çdo libër që është në dispozicion në depon e kongregacionit, gjatë qershorit. Trego se çfarë kanë thënë personat e interesuar të cilëve u kanë bërë përshtypje librat Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi Tokë dhe Libri im i tregimeve biblike. Përgatit dy demonstrime mbi prezantimin e këtyre librave, duke përdorur edhe shkrimet e cituara në to. Kujtoju të gjithëve që të marrin kopje për t’i përdorur në shërbim gjatë kësaj fundjave.
Kënga 8 (53) dhe lutja përmbyllëse.