Mbledhjet e shërbimit për qershorin
SHËNIM: Shërbimi ynë i Mbretërisë do të programojë një mbledhje shërbimi për çdo javë gjatë verës. Kongregacionet mund të bëjnë rregullime sipas nevojave për të ndjekur Kongresin Krahinor «Frikë Perëndie» dhe për 30 minuta të rishqyrtojnë pikat kryesore të programit në mbledhjen e shërbimit për javën që vjen. Ditë për ditë në shqyrtimin e programit të kongresit krahinor, duhet të caktohen përpara dy ose tre vëllezër të kualifikuar që të jenë të aftë të përqendrohen mbi pikat kryesore. Kjo përgatitje e mirë për rishqyrtim do të ndihmojë kongregacionin të mbajë mend pikat kyçe për t’i aplikuar personalisht dhe për t’i përdorur në shërbim. Komentet nga auditori dhe përvojat e treguara, duhet të jenë të shkurtra dhe të dobishme.
Java që fillon më 6 qershor
Kënga 22
10 min: Njoftime lokale dhe njoftime nga Shërbimi ynë i Mbretërisë që aplikohen në këtë zonë. Demonstro shkurtimisht se si mund të ofrohen numrat e fundit të revistave këtë fundjavë nga shtëpia në shtëpi. Kujto auditorin të marrë librin Tregime Biblike për ta përdorur në shërbim këtë fundjavë.
20 min: «A po mbjell me bollëk?» Pyetje dhe përgjigje. Nëse lejon koha, fto auditorin të tregojë përvoja personale, duke treguar se si ata kanë bërë përpjekje të shumta në disa aspekte të shërbimit dhe kanë pasur bekime për këtë.
15 min: «Të rinj, dëshmoni në mënyrë të efektshme në shkollë». Diskutoje me auditorin. Bëj një demonstrim për të treguar sugjerimin e paragrafit 5.
Kënga 27 dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 13 qershor
Kënga 20
10 min: Njoftime lokale. Lexo raportin e llogarive dhe lavdëro për kontributet ndaj Shoqatës. Përfshi komente të shkurtra, duke treguar se si një person me një shpirt bujar është i bekuar.—Prov. 11:24a.
15 min: «Ndihmo fëmijët për të lavdëruar Jehovain». Diskutoje me auditorin. Nëse lejon koha, një lajmëtar i aftë të demonstrojë një nga sugjerimet për rivizitë.
20 min: «Studimi i librit të kongregacionit zhvillon veprimtari edukative.» Një drejtues i studimit të librit të kongregacionit diskuton me auditorin. Thekso se si na inkurajon artikulli (1) për të rritur pjesëmarrjen në studimin e librit, (2) për të komentuar sa më shumë gjatë studimit dhe (3) për të mbështetur sa më mirë mbledhjet e shërbimit.
Kënga 15 dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 20 qershor
Kënga 4
10 min: Njoftime lokale. Tani shumica e të rinjve janë me pushimet e shkollës. Rishqyrto rastin e përshtatshëm që kanë për të rritur pjesëmarrjen e tyre në shërbim; disa mund të jenë të aftë për të qenë pionierë ndihmës. Ata që e kanë mbaruar fare shkollën, duhet të mendojnë seriozisht për planet e tyre për të ardhmen, me qëllim që të vendosin interesat e Mbretërisë në rradhë të parë.
10 min: Nevojat lokale.
10 min: Kutia e pyetjes. Diskutim me pyetje dhe përgjigje.
15 min: «A po kryen vullnetin e Perëndisë?» Fjalim nga një vëlla i kualifikuar bazuar në Kullën e Rojës të 1 qershorit 1994, faqe 28.
Kënga 7 dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 27 qershor
Kënga 12
10 min: Njoftime lokale. Rishqyrto rregullimet e shërbimit në fushë të planifikuara për fundjavën.
15 min: «Mbledhje kuptimplota për shërbimin në fushë.» Pyetje dhe përgjigje nga mbikëqyrësi i shërbimit. Kur diskuton paragrafin 3, vër në dukje një ose dy hyrje nga Shërbimi ynë i Mbretërisë, që mund të përdoret këtë fundjavë. Në paragrafin 5, përmend problemet që i përkasin shërbimit në fushë, që janë vërejtur në territor; jep sugjerime në mënyrë të sjellshme për t’u përmirësuar.
20 min: «Si mund ta di nëse është dashuri e vërtetë?» Të shqyrtohet me auditorin.
Kënga 14