Studimi i librit të kongregacionit zhvillon veprimtari edukative
1 Studimi i librit të kongregacionit luan një rol të rëndësishëm në programin arsimor të organizatës së Jehovait. Studimet e librit në grupe janë shpërndarë nëpër territor, duke u bërë të përshtatshme për t’u ndjekur nga të gjithë. Me një studim që është caktuar në afërsi të tyre, personat e interesuar mund të jenë më të gatshëm për të pranuar një ftesë që ta ndjekin atë.
2 Është bërë përpjekje që çdo grup të jetë i vogël në numër. Kjo e lejon drejtuesin për ta ndihmuar secilin personalisht. Jo të gjithë mësojnë me të njëjtën shpejtësi. Nëse dikush ka vështirësi për të kuptuar një pikë edhe gjatë studimit, drejtuesi mund ta diskutojë atë më tepër pas studimit. Përveç kësaj, në një grup të vogël, ka më tepër mundësi për të bërë komente dhe për të marrë pjesë në leximin e shkrimeve. A kontribuon në diskutim me komente të rregullta? A përpiqesh të përgjigjesh me fjalët e tua? Gatishmëria jote për të marrë pjesë, mund të jetë e dobishme për ty dhe për të tjerët. Ndërsa përgatitesh, përdor forcën dalluese për të dalluar se si ti personalisht mund të aplikosh disa pika në mësim.—Heb. 5:14.
3 Duke vërejtur metodat e mësimit të përdorura nga drejtuesi i studimit të librit, mund të mësosh si të drejtosh një studim biblik në shtëpi në mënyrë sa më interesante dhe edukative. Pasi të lexohen paragrafët nga një vëlla i kualifikuar, do të diskutohen pyetjet. Drejtuesi i studimit i inkurajon të gjithë për të folur me një volum të mjaftueshëm. Nëse lejon koha, ai përpiqet që të komentohen shkrimet që janë cituar për të na ndihmuar të kuptojmë se si t’i aplikojmë ato. (Krahaso Nehemia 8:8.) Ndërkohë, mund të shtojë vetë një koment të shkurtër sqarues ose të përdorë pyetje ndihmëse për të nxjerrë pikat kyçe. Një shembull ose një ilustrim mund të na ndihmojë të shikojmë si ta lidhim informacionin me jetën tonë.
4 Pjesëmarrja në disa studime të librit të kongregacionit është pak a shumë e vogël. A i ndjek rregullisht? Nëse jo, ke humbur një përgatitje të rëndësishme. Rregulli i studimit të librit është një nga mënyrat me të cilat Jehovai kujdeset për ne. (1. Pjetr. 5:7) Ai dëshiron që ne të përparojmë në njohuri dhe mençuri, në mënyrë që të forcohemi frymësisht. Nga ana tjetër, Satanait i pëlqen të pengojë rritjen tonë frymore dhe të na dobësojë, në mënyrë që të jemi sa më pak të dobishëm për Jehovain dhe organizatën e tij. Mos lër që të ndodhë kjo! Lëre dashurinë dhe ambientin e ngrohtë në këtë grup familjar që të prekë zemrën tënde dhe të të nxitë që të vazhdosh të lavdërosh Jehovain.—Krahaso Psalmi 111:1.
5 Mbledhjet për shërbim të përshtatshme për lajmëtarët mbahen kryesisht në vendet e studimit të librit. Kjo mund të bëhet në mesjavë, fundjavë ose në dëshminë e mbrëmjes. Drejtuesi i studimit të librit siguron territor të mjaftueshëm dhe dikë që do të jetë i pranishëm të marrë drejtimin në fushë. Mbledhjet për shërbimin në fushë nuk duhet të zgjasin më tepër se 10-15 minuta. Drejtuesi mund të konsiderojë shkurt tekstin e ditës, nëse ka lidhje me veprimtarinë e predikimit tonë dhe të ofrojë një ose dy sugjerime apo të paraqesë një demonstrim të shkurtër të një ofrimi të tanishëm.
6 Drejtuesi duhet të gjejë kohën për të punuar me secilin në grupin e tij, duke i dhënë inkurajim dhe mësim të përshtatshëm.—Krahaso Marku 3:14; Luka 8:1.