Mbledhjet e shërbimit për janarin
Java që fillon më 3 janar
10 min.: Njoftime lokale dhe njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. Sugjero mënyra për të përdorur revistat në vazhdim në territorin lokal. Nxirr në pah rëndësinë për të rivizituar të gjithë ata që marrin revistat, me qëllimin që të vendosim një itinerar revistash. Nëse i zoti i shtëpisë është me të vërtetë i interesuar mund t’i ofrohet një pajtim.
15 min.: «A e respektojmë vendin tonë të adhurimit?» Të zhvillohet duke ndjekur skemën që vijon: Ta përdorim siç duhet vendin tonë të adhurimit. Salla e Mbretërisë nuk duhet të përdoret si një vend për grumbullime shoqërore apo gjëra personale. (1. Kor. 14:26-40; 1. Kor. 11:20-29) Nuk duhet të harrojmë se për çfarë qëllimi ne jemi në Sallën e Mbretërisë. (Mat. 6:33; Filip. 1:10) Pleqtë dhe shërbëtorët duhet të japin shembull. Pleqtë do të drejtojnë përkujdesjen për riparimet dhe nevojat materiale të Sallës së Mbretërisë. (2. Kronikat 24:5, 13; 29:3; 34:8; Neh. 10:39; 13:11) Të gjithë mund të marrim pjesë në përkujdesjen për pastrimin e Sallës. (Hebr. 13:7) Përfundo me Mateu 18:20 dhe Eklis. 5:1. (Shiko gjithashtu w-E 15/6/93, faqet 28-31.)
20 min.: Të intensifikojmë shërbimin tonë nga shtëpia në shtëpi gjatë muajit janar. Mbikëqyrësi i shërbimit ose një vëlla tjetër i kualifikuar shqyrton me auditorin rëndësinë e shërbimit nga shtëpia në shtëpi. Mënyra e shumanshme për ofrimin e literaturës gjatë muajit janar merr parasysh një seri të gjerë prezantimesh. Demonstrime: (1) Lajmëtari e fillon me idenë për ta drejtuar bisedën në një artikull të Kullës së Rojës në vazhdim. Në varësi të interesit që shfaq i zoti i shtëpisë, lajmëtari mund t’i ofrojë personit revistën e fundit ose një fletushkë. (2) Lajmëtari përdor një fletushkë për të filluar një bisedë joformale dhe ofron revistën në vazhdim për personin e interesuar. (3) Lajmëtari, duke bërë itinerarin e revistave vendos të ofrojë një pajtim. Një shumanshmëri e tillë duhet të inkurajojë të gjithë lajmëtarët për të intensifikuar shërbimin e tyre nga shtëpia në shtëpi gjatë muajit janar. Pa dyshim këtë muaj disa pjesëtarë të kongregacionit do të shërbejnë si pionerë ndihmës këtë muaj. Edhe për të tjerë që dëshirojnë të bëjnë këtë kërkesë nuk është akoma vonë.
Lutja përmbyllëse
Java që fillon më 10 janar
10 min.: Njoftime lokale. Përfshi raportin e llogarisë. Bëj të njohur kontributet e bëra dhe falendero kongregacionin për mbështetjen që jep për nevojat lokale dhe veprën botërore. Rishiko shkurtimisht përgatitjet e shërbimit në fushë dhe shpreh çmueshmërinë për mbështetjen me zell nga lajmëtarët.
15 min.: «Të përdorim revistat tona nga shtëpia në shtëpi.» Të trajtohet me auditorin. Kemi arsye të mira për të qenë entuziastë në prezantimin e revistave personave që takojmë në shërbimin në fushë dhe atyre që u japim dëshmi në mënyrë joformale. Megjithëse revistat janë të datuara dhe në ditën e shpërndarjes së revistave duhet të jepen revistat e fundit, nuk duhet të ngurrojmë për të ofruar revistat e vjetra kur na paraqitet rasti. Të sigurohemi që revistat që do të ofrojmë të jenë të pastra dhe të padëmtuara. Cakto një lajmëtar të kualifikuar për të demonstruar prezantimin e treguar në paragrafin 4.
20 min.: «Mësimi hyjnor ndikon në mënyrë të fuqishme.» Artikulli të trajtohet me pyetje dhe përgjigje. Lexo paragrafët dhe cito shkrimet sipas kohës në dispozicion. Kërko komente të shkurtra që shprehin çmueshmërinë personale për dobitë e marra nga pjesëmarrja në kongres dhe duke përdorur botimet e reja që dolën atje.
Lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 17 janar
5 min.: Njoftime lokale. Lajme teokratike.
15 min.: «Të nxjerrim dobi nga broshura ‘Të shqyrtojmë shkrimet çdo ditë’.» Konsidero me pyetje dhe përgjigje artikullin në faqen tre.
15 min.: «T’i kushtojmë vëmendje interesit të gjetur.» Fjalim me disa pyetje drejtuar auditorit. Demonstro se si lajmëtarët e kanë kultivuar interesin në territorin lokal apo një lajmëtar të tregojë përvoja mbi rëndësinë për të rivizituar ata që kanë pranuar ndonjë numër të Kullës së Rojës.
10 min.: Nevoja lokale. Fjalim i bazuar në artikullin e Kullës së Rojës së 1 dhjetorit 1993 të titulluar «Të krishterët dhe shoqëria njerëzore sot.» Thekso nevojën për të imituar sot shembullin e të krishterëve të parë.
Lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 24 janar
10 min.: Njoftime lokale. Përfshij rregullime mbi shërbimin në fushë gjatë javës dhe tërhiq vëmendjen mbi pika të rëndësishme nga revista në vazhdim që lajmëtarët mund të përdorin në shërbimin në fushë. Nëse të premton koha, demonstro shkurtimisht një ose dy prezantime që do të ishin të përshtatshme për territorin lokal. Kujto nevojën për të rivizituar të gjithë ata që kanë shfaqur interes.
15 min.: Jini të përgatitur për të ngushëlluar ata që mbajnë zi (fjalim i bazuar në fletushkën Shërbimi ynë i nëntorit 1993, faqe 4). (5 min.) Vëllai që drejton pjesën shpjegon se Dëshmitarët e Jehovait nuk i hedhin tej të gjitha traditat që kanë lidhje me vdekjen. (10 min.) Demonstrim: Një dëshmitar i shpjegon një kolegu pune përse Dëshmitarët e Jehovait i shmangin disa zakone tradizionale që kanë lidhje me të mbajturit zi, duke e bazuar bisedën në faqen 4 të fletushkës Shërbimi ynë i nëntorit.
20 min.: «Të drejtojmë një studim biblik në shtëpi.» Trajto artikullin me pyetje dhe përgjigje. Përgatit një demonstrim të përgatitur mirë ku lajmëtari ndihmon studentin të kuptojë se si shkrimet e cituara por jo të shkruara mbështesin informacionet e paragrafit që po trajtojnë. Në të njëjtin demonstrim lajmëtari përdor pyetje plotësuese për të ndihmuar studentin që ta bëjë të tijën të vërtetën. Përdor një pjesë nga libri Të jetosh përgjithmonë.
Lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 31 janar
10 min.: Njoftime lokale. Inkurajo ata që mund të mendojnë për të shërbyer si pionierë ndihmës në mars dhe prill.
20 min.: «Sa të besueshme janë profecitë biblike?» Fjalim i bazuar në w-AL 1/10/93 faqet 3-5. Trego se si materiali i këtij artikulli mund të ketë një përdorim praktik në shërbimin në fushë. Demonstrim i shkurtër nga dy vëllezër gjatë një rivizite, ata përdorin pikat kulminante nga materiali i këtij artikulli.
15 min.: Teksti i vitit 1994. Fjalimi bazohet në materialin që paraqitet në broshurën Të shqyrtojmë shkrimet çdo ditë i cili ka lidhje me tekstin e vitit 1994: «Beso në Jehovain me gjithë zemrën tënde.» (Proverbat 3:5) Inkurajo të gjithë që të besojnë plotësisht në Jehovain ndërsa ballafaqojmë sfidat e jetës së përditshme në këtë sistem të vjetër.
Lutja përmbyllëse.