BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 1/94 f. 3
  • Material informativ, i paraqitur me qartësi

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Material informativ, i paraqitur me qartësi
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1994
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1994
km 1/94 f. 3

Studio XXI

Material informativ, i paraqitur me qartësi

1-3. Përse nevojitet material specifik, për ta bërë informativ një fjalim?

1 Fjalimet e dobishme fillojnë me përgatitjen e kujdesshme dhe kjo kërkon kohë dhe përpjekje. Por, ndonjë shpërblim merret! E shton bagazhin tënd me njohuri të saktë dhe ke diçka me të vërtetë të dobishme për të ndarë me auditorin. Në vend se të flasësh me terma të përgjithshme, ke hollësira të vlefshme për të ofruar dhe e di, se ajo që thua është e drejtë. Kjo ndërton çmueshmërinë e auditorit për Fjalën e Perëndisë dhe kështu nderon Jehovain. Konsiderimi ynë i materialit informativ bazohet veçanërisht mbi atë që thua në fjalimin tënd. Konsideron shkurtimisht aspektet e ndryshme të kësaj gjëje. Është pika e parë në fletushkën «Këshilla mbi fjalimet».

2 Material specifik. Fjalimi që përmend terma të përgjithshme është pa vlerë dhe pa autoritet. Është i papërcaktuar. E lë auditorin të paqartë. Idetë, që të kujtohen, duhet të jenë specifike, të sakta. Kjo është provë e kërkimeve dhe njohurisë mbi subjektin.

3 Kjo cilësi mund të fitohet gjatë përgatitjes, duke pyetur: Përse? Kur? Ku? etj. Zakonisht nuk mjafton të thuhet që ndodhi diçka. Përmend emra vendesh, data, ndoshta edhe arsye. Nuk mjafton të pohohen disa të vërteta. Trego; përse janë të vërteta, përse ia vlen t’i njohim. Nëse jep udhëzime, shpjego se si duhet bërë një gjë. Sasia e informacioneve, të këtij lloji, që nevojiten për t’u trajtuar varet nga sa prej tyre tashmë auditori njeh. Pra, shqyrto auditorin për të qartësuar se cilat hollësi mund të jenë të nevojshme.

4-6. Çfarë faktorësh duhet të mbash parasysh që fjalimi të jetë informativ për auditorin tënd të veçantë?

4 Informativ për auditorin tënd. Ajo që mund të jetë informative për një auditor mund të mos i shtojë asgjë njohurisë së një grupi tjetër, ose mund të arrijë deri aty sa ta lërë plotësisht në errësirë. Pra, është e qartë se materiali duhet të jetë i përshtatshëm për një auditor të veçantë. Për shembull, në një fjalim mbi mënyrën në të cilën kryhet vepra jonë, materiali do të prezantohej në një mbledhje shërbimi në një mënyrë krejtësisht të ndryshme se sa kur flasim me një person që përgatitet t’i dedikohet Jehovait, ose në një fjalim me një grup personash nga bota.

5 Këta faktorë duhen marrë në konsideratë edhe kur zhvillohen pjesë të ndryshme të caktuara në Shkollën e Shërbimit Teokratik. Materiali që trajtohet në çdo lloj fjalimi të caktuar duhet të konsiderohet duke mbajtur parasysh auditorin, ambjentin dhe qëllimin e fjalimit. Këta faktorë do të përcaktohen nga lloji i fjalimit dhe nga ambjenti, të vendosur nga oratori. Sigurisht, fjalimi i udhëzimit do të jetë një fjalim që mbahet në kongregacion. Fjalime të tjera mund të ndryshojnë, duke qenë të identifikuar nga ambjenti, auditori dhe qëllimi. Në çdo rast, si studenti ashtu edhe këshilltari mund të pyesin veten: A është i përshtatshëm materiali për këtë auditor të cilit i drejtohet prezantimi? A do të kontribuojë për të informuar dhe mësuar auditorin?

6 Gjatë përgatitjes pyet veten: Çfarë dua të arrij me këtë fjalim? Sa nga ajo që do të them dihet nga ky person apo ky grup? Çfarë themeli duhet të vë përpara se këto pika të qartësohen? Si do ta thoja në mënyrë të ndryshme në një grup krejtësisht të ndryshëm? Shpesh krahasimet i qartësojnë pikëpamjet tona. Gjatë përgatitjes tënde provo mënyra të ndryshme për të trajtuar argumentin para grupeve të ndryshme, në mënyrë që të vëresh ndryshimin kur shqyrton auditorin dhe mënyrën për ta bërë materialin informativ për atë auditor të veçantë të cilit do t’i flasësh.

7, 8. Si mund t’i bëjmë praktike fjalimet tona?

7 Material me vlerë praktike. Ka shumë për të mësuar, por jo gjithçka është praktike. Për ne, materiali informativ ka të bëjë me ato gjëra që duhet të njohim për jetën e krishterë, për shërbimin tonë. Duhet të njohim se si të përdorim informacionet që kemi kuptuar.

8 Studenti në përgatitje dhe mbikëqyrësi i shkollës në dhënien e këshillave, mund të konsiderojnë këtë pikë duke pyetur veten: Cilat parime treguese janë vënë në dukje në fjalim? A mund të përdoret materiali për të marrë vendime? A mund t’i përshtaten informacionet e paraqitura shërbimit në fushë? A e madhështojnë Fjalën e Perëndisë dhe a tregojnë qëllimin e Tij? Pak fjalime mund të ofrojnë të gjitha këto informacione, por që materiali i paraqitur të jetë praktik, duhet që në ndonjë mënyrë të mund të përdoret nga auditori.

9-11. Përse saktësia në pohime është kaq e rëndësishme?

9 Saktësi në pohime. Dëshmitarët e Jehovait janë një organizatë e së vërtetës. Duhet të shpallim të vërtetën dhe të jemi gjithmonë në mënyrë absolute të saktë në të gjitha hollësitë. Kjo duhet të bëhet jo vetëm në lidhje me doktrinat por edhe me citimet, në atë që themi rreth të tjerëve apo në mënyrën se si i paraqesim dhe në argumentet që përfshijnë të dhëna shkencore apo lajme televizive.

10 Pohimet e gabuara të bëra në një auditor mund të përsëriten dhe gabimi mund të zmadhohet. Pasaktësitë e njohura nga një auditor ngjallin dyshime mbi autoritetin e oratorit në pika të tjera, ndoshta duke vënë në dyshim edhe vërtetësinë e vetë mesazhit. Një person i interesuar, duke dëgjuar pohime të tilla dhe meqë ka dëgjuar të shprehin një pamje të ndryshme në një rast tjetër, mund të arrijë në përfundimin se nuk ka unitet mendimi midis Dëshmitarëve të Jehovait dhe të pushojë së shoqëruari pa zbuluar as arsyen.

11 Këshilltari nuk duhet të analizojë çdo pohim të bërë nga studenti, veçanërisht nga një i ri në të vërtetën që nuk është plotësisht i rrënjosur në gjërat e thella të Fjalës së Perëndisë. Për më tepër duhet të kontribuojë për t’i dhënë formë mendimit të studentit, duke i treguar se si të përmirësojë saktësinë e tij me një përgatitje të kujdesshme që më parë.

12, 13. Çfarë vlere kanë materialet e tjera qartësuese?

12 Material tjetër qartësues. Mendimet e paraqitura si fryt i meditimit, ose që mund të jenë mbledhur me anë të kërkimeve të mëtejshme mbi subjektin, mund të kontribuojnë dukshëm në efektshmërinë e një fjalimi dhe ndonjë herë mund të lejojnë shmangien e një përsëritjeje jo ndërtuese të materialit tashmë të njohur prej auditorit. Kjo i jep freski paraqitjes, gjallëron interesin e auditorit dhe mund ta bëjë me të vërtetë të pëlqyeshëm një subjekt shumë të njohur. Veç kësaj bën të fitohet besim tek oratori. Ai e shpreh fjalimin e tij me entuziazëm që rrjedh nga dijenia se ka diçka të ndryshme për të paraqitur.

13 Një rrezik që duhet shmangur është spekullimi privat. Duhet të përdoren botimet e Shoqatës dhe të kihet besim në to. Vërej Treguesit e botimeve Watch Tower (ang.) dhe shënimet mbi shkrimet. Sigurohu se ajo që thua qartëson gjërat dhe nuk i paraqet në mënyrë të gabuar.

14-16. Çfarë duhet bërë gjatë përgatitjes së një fjalimi që gjërat të deklarohen me thjeshtësi?

14 Në përgatitjen e materialit tënd është gjithashtu e rëndësishme t’i kushtohet vëmendje mënyrës se si shprehesh. Kësaj i referohet fletushka «Këshilla mbi fjalimet» me pikën «I qartë, i kuptueshëm». Duke mos i kushtuar vëmendje të mjaftueshme kësaj mund të mos jesh në gjendje të bësh për vete auditorin ose mund t’ia bësh të vështirë dëgjuesve të kujtojnë atë që kanë dëgjuar. Ka tre aspekte kryesore për të konsideruar mbi këtë çështje.

15 Deklarata të thjeshta. Kjo nuk do të thotë që frazat duhet të kuptohen që më parë. Por idetë që do të paraqiten duhet të analizohen dhe duhet të merren në konsideratë disa faktorë. Në përgjithësi kjo do t’i lërë vend një fjalimi të përmbledhur si dhe mendimeve të shprehura në mënyrë të thjeshtë, me një gjuhë të qartë. Një subjekt që është i komplikuar në mendjen e oratorit, do të jetë i komplikuar edhe në paraqitje.

16 Duhet të shmanget përgatitja në minutat e fundit. Çdo pikë e fjalimit duhet të peshohet me kujdes, derisa të bëhet i thjeshtë dhe i qartë për oratorin. Përsëritja e këtyre pikave gjatë përgatitjes së fjalimit, do t’i bëjë të qarta në mendjen e tij, kështu që do të shprehen menjëherë kur do t’i vijnë në mendje dhe do të rezultojnë mjaft të qarta për auditorin ashtu siç janë për oratorin.

17, 18. Përse duhet të shpjegohen termat jo të zakonshme?

17 Shpjegimi i termave jo të zakonshme. Studimi i Biblës dhe i botimeve të Shoqatës na ka dhënë një njohuri fjalësh tërësisht të panjohura për ata që nuk njohin veprën tonë. Nëse do të duhej t’u shpjegonim të vërtetat biblike, disa dëgjuesve duke përdorur terma si këto, ose do të humbiste shumë nga ajo që themi, ose fjalimi ynë do të ishte tërësisht i pakuptueshëm.

18 Shqyrtoni auditorin tuaj. Cila është shkalla e tyre e kuptueshmërisë? Sa njohin nga vepra jonë? Sa nga këto shprehje do të kuptohen nga ata menjëherë ashtu si nga vetë oratori? Terma si «teokraci», «mbetje», «dele të tjera» si dhe «Harmagedon» dhe «Mbretëri», mund të komunikojnë një mendim tjetër në mendjen e dëgjuesit ose nuk do të transmetojnë aspak asnjë ide. Edhe terma të tillë si «shpirt», «ferr» dhe «pavdekshmëri» duhet të sqarohen nëse dëgjuesi nuk e njeh veprën tonë. Por, nëse fjalimi mbahet në kongregacion, terma si këto nuk duhet të shpjegohen. Pra, është e nevojshme të merret në konsideratë ambjenti.

19, 20. Ç’duhet të bëjmë që të mos kemi tepër material?

19 Jo tepër material. Një fjalim mund të përmbajë aq shumë informacione saqë sasia e madhe e materialit e mbyt auditorin dhe kuptueshmëria errësohet ose humbet plotësisht. Që fjalimi të arrijë qëllimin e tij, nuk duhet të paraqitet më shumë material sesa mund të zhvillohet në mënyrë të qartë në kohën e caktuar. Nuk duhet të shprehet më shumë sesa mund të asimilohet në mënyrë të arsyeshme nga auditori. Veç kësaj, materiali që i paraqitet një të panjohuri apo një të interesuari të ri, duhet të jetë i thjeshtuar në mënyrë të konsiderueshme në krahasim me materialin me të njëjtin subjekt, që do t’i paraqitej kongregacionit. Edhe këtu këshilltari duhet të marrë në konsideratë auditorin të cilit i drejtohet oratori.

20 Si do ta dijë studenti se sa material duhet të vendosë në fjalim? Krahasimi do të jetë përparësia gjatë përgatitjes. Analizo atë që do të paraqesësh. Sa nga këto pika do t’i jenë tashmë të njohura auditorit, të paktën pjesërisht? Sa pika do të jenë tërësisht të reja? Sa më i gjerë të jetë themeli i njohurisë që auditori tashmë ka, aq më shumë mund të ndërtohet sipër në një kohë të dhënë. Por nëse në fakt nuk njeh asgjë nga subjekti që do të trajtohet, do të duhej të kihet shumë kujdes në lidhje me sasinë e gjërave që do të thuhen dhe në lidhje me sasinë e kohës që do të duhet për të shpjeguar këto pika, në mënyrë që të kuptohen plotësisht nga auditori.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo