BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 10/93 f. 2
  • Mbledhjet e shërbimit për tetorin

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Mbledhjet e shërbimit për tetorin
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1993
  • Nëntema
  • Java që fillon më 4 tetor
  • Java që fillon më 11 tetor
  • Java që fillon më 18 tetor
  • Java që fillon më 25 tetor
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1993
km 10/93 f. 2

Mbledhjet e shërbimit për tetorin

Java që fillon më 4 tetor

10 min.: Njoftime lokale dhe njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. Ngarko dy ose tre lajmëtarë të shpjegojnë se si bëjnë një përdorim të mirë të revistave të vjetra.

15 min.: «Të përdorim broshurat për të kërkuar të interesuarit.» Trajto artikullin me pyetje dhe përgjigje. Paragrafi 5 u referohet këtyre broshurave: Emri perëndorë dhe Gëzo jetën në tokë përgjithmonë. Informo kongregacionin mbi broshurat që janë në dispozicion dhe pyet auditorin se cilat mban veçanërisht të përshtatshme në territorin lokal. Këshillo me entuziazëm vëllezërit për të ofruar broshurat në tetor. Gjithashtu, përmend se ata që pranojnë një broshurë shpesh marrin edhe revistat.

20 min.: «Përdorimi me efektshmëri i broshurave në tetor.» Trajto me kongregacionin disa pika dhe pastaj bëj demonstrime të bazuara në paragrafët 3, 5 dhe 7. Inkurajoi të gjithë të përgatiten mirë.

Lutja përmbyllëse

Java që fillon më 11 tetor

10 min.: Njoftime lokale. Lexo llogarinë mujore dhe falënderime të mundshme të Shoqatës për kontributet e dërguara. Kujtoji kongregacionit rregullimet për shërbimin e fushës dhe trajto pika të ndryshme të revistave për të filluar biseda.

20 min.: «Kthehu për të nxitur interesin për Biblën.» Pas një hyrjeje të shkurtër, demonstro si t’i bëhet një rivizitë dikujt që ka treguar interes por nuk ka pranuar literaturë. Trego gjithashtu si të rivizitohet një person që ka qenë tepër i zënë për të folur por ka pranuar fletushkën Kush sundon me të vërtetë mbi botën? Në të dyja rastet, trego se si lajmëtari e nis bisedën dhe nxit interesin.

15 min.: Nevoja lokale, ose intervisto dy apo tre lajmëtarë duke i pyetur se si e kanë njohur të vërtetën. Këto përvoja duhet të zgjidhen që më parë dhe të tregohet efektshmëria në shërbim.

Lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 18 tetor

15 min.: Njoftime lokale dhe lajme teokratike. Gjithashtu, konsidero me auditorin artikullin «Program i ri i asamblesë qarkore».

15 min.: «A mund ta bësh?» Trajtoje artikullin me auditorin. Intervisto nja dy pionierë të rregullt ose nja dy lajmëtarë që herë pas here shërbejnë si pionierë ndihmës. Kërkoju atyre të shpjegojnë se çfarë i ka shtyrë të bëjnë më shumë dhe si i organizojnë veprimtaritë e tyre.

15 min.: Fjalim i njërit prej pleqve të kongregacionit mbi pastërtinë personale.

Java që fillon më 25 tetor

10 min.: Njoftime lokale. Një nga pleqtë analizon raportin e shërbimit të kongregacionit për muajin gusht, duke lavdëruar vëllezërit dhe duke i inkurajuar. Të konsiderojë edhe dy ose tre pika nga revistat në vazhdim për të filluar biseda dhe që mund të përdoren në shërbimin e fushës në fund të kësaj jave.

15 min.: «Kryqi», Referoju fletushkës Shërbimi ynë i Mbretërisë, 7/93 faqe 5 dhe 6. Trajtoje argumentin në formën e një rivizite tek një person i cili ka pranuar broshurën «Shiko». I zoti i shtëpisë tregon me gisht figurën lart në faqen 17 të broshurës dhe pyet përse Jezui është paraqitur mbi një shtyllë dhe jo mbi një kryq. Vëllai përdor fletushkën Shërbimi ynë i Mbretërisë për të ndihmuar të zotin e shtëpisë të kuptojë pikëpamjen biblike.

20 min.: «Bëj përdorim të mirë të revistës Kulla e Rojës». Trajto artikullin me pyetje dhe përgjigje. Ndihmo të gjithë të kuptojnë rëndësinë për të shfrytëzuar rastet që paraqiten çdo ditë për të shpërndarë revistat, si të rejat ashtu edhe numrat e kaluar.

Lutja përmbyllëse.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo