Bëj përdorim të mirë të revistës Kulla e Rojës
1 Kulla e Rojës është revista më e dobishme dhe më e çmuar që mund të lexohet sot. Përse? Sepse të vërtetat frymore që përmban ajo mund të rezultojnë për të mirën e përhershme të njerëzve. Megjithatë, shumë veta nuk e kuptojnë plotësisht nevojën e tyre frymore ose nuk dinë kujt t’i drejtohen për ta plotësuar. Është privilegji yt të imitosh apostullin Pavël duke ndihmuar njerëzit që të hapin sytë frymësisht.—Mat. 5:3; Veprat 26:18.
2 Ji pozitiv dhe i përgatitur mirë: Ka mundësi që në territorin tënd të ndodhen persona të ngjashëm deleve që tregohen të ndjeshëm ndaj së vërtetës. Ndoshta disa kanë nevojë vetëm për një inkurajim dashamirës për të lexuar revistat. Prandaj, ji pozitiv dhe bindës kur ofron Kullën e Rojës. Mbaj gjithnjë me vete një sasi revistash dhe shfrytëzo çdo rast për t’i shpërndarë, edhe kur prezanton botime të tjera.
3 Si mund të bëhesh më i efektshëm në shpërndarjen e revistave? Para së gjithash ti vetë duhet ta çmosh me të vërtetë përmbajtjen. Duhet të njohësh artikujt e revistave që ofron, gjë që do të shtojë besimin tënd dhe dëshirën tënde për t’i ofruar. Ki parasysh këtë aspekt kur t’i lexosh fillimisht. Hap sytë për të zgjedhur pika që mund të përdoren në shërbim. Pyet veten: «Kujt do t’i interesojë në mënyrë të veçantë ky artikull? A do t’i pëlqente një gruaje shtëpie, një të riu apo një burri që merret me tregti? Kjo pikë a do t’i tërhiqte vëmendjen një studenti, një personi të martuar apo një ambientalisti?» Për të qenë me të vërtetë i efektshëm duhet të kesh mundësi t’i këshillosh personat të lexojnë revistat në bazë të faktit që edhe ti i ke lexuar dhe ke çmuar artikujt e tyre të mundshëm.
4 Bëj një përdorim të mirë të numrave të kaluar: Mos harro, numrat e revistës Kulla e Rojës nuk e humbin vlerën e tyre edhe kur nuk shpërndahen brenda një ose dy muajve nga data e botimit. Informacioneve që përmbajnë nuk u humbet rëndësia me kalimin e kohës dhe nëse janë në gjendje të mirë nuk duhet të ngurrosh të ofrosh numrat e kaluar. Grumbullimi i revistave të kaluara pa i përdorur kurrë tregon një çmueshmëri të pakët për këto mjete me vlerë. Çdo revistë përmban të vërteta të cilat në mënyrë potenciale mund të rizgjojnë dhe plotësojnë dëshirën për gjërat frymore. Në vend se t’i grumbullosh dhe t’i harrosh numrat e kaluar të revistave, a nuk do të ishte më mirë të bëje një përpjekje të veçantë për t’i shpërndarë ose të paktën për t’ia lënë, në një vend që nuk bie në sy, atyre që nuk janë në shtëpi.
5 Revistat kanë ndihmuar shumë njerëz që në fillim nuk kishin prirje për gjërat frymore të kuptojnë nevojën e tyre frymore. Kulla e Rojës është një nga mjetet kryesore që Jehovai përdor për të ushqyer frymësisht popullin e tij. Kjo revistë luan një rol themelor në predikimin e lajmit të mirë.
6 Ndërsa shfrytëzon çdo rast për të ofruar revistat, mund të besosh plotësisht në efektshmërinë e tyre në lidhje me plotësimin e nevojave frymore të personave ngjashëm deleve. Duhet të jesh pozitiv, i përgatitur mirë dhe i rregullt në shërbim. Si lajmëtar i lajmit të mirë, përpiqu të bësh rregullisht një përdorim të mirë të revistës Kulla e Rojës.