Mbledhjet e shërbimit për shtatorin
Java që fillon më 6 shtator
10 min.: Njoftime lokale. Tërhiq vëmendjen në pjesën «Kujtesë» dhe përmblidhe shkurtimisht. Bëj një demonstrim që tregon dobinë e mbajtjes me vete të ndonjë reviste për ta përdorur në dëshminë joformale.
15 min.: «Ndihmoni të tjerët të mësojnë mbi njeriun më të madh». Pyetje dhe përgjigje. Në bazë të kohës në dispozicion, pyeti të pranishmit të thonë përse janë të kënaqur të studiojnë këtë botim në studimin e librit të kongregacionit.
20 min.: «Përdorni fletushkat për të prezantuar librin Njeriu më i madh». Trajtoje artikullin me auditorin. Përgatit dy demonstrime. Tek i pari duhet të përdoret prezantimi i sugjeruar në paragrafin 2, pasi ka prezantuar fletushkën, lajmëtari vëren se pronari i shtëpisë nuk është shumë i interesuar prandaj vendos që në vend të librit të ofrojë dy revista. Në demonstrimin e dytë përdor të njëjtin prezantim të paragrafit 2, me ndryshim që këtë herë pronari i shtëpisë tregon interes. Pasi ka trajtuar shkurtimisht informacionet e fletushkës, lajmëtari prezanton librin dhe shpjegon me pak fjalë se si mbahet vepra jonë. Kujtoji lajmëtarët se nëse shkalla e interesit të pronarit të shtëpisë nuk e justifikon ofrimin e librit ose kur ai nuk e pranon, të ofrojnë revistat në vazhdim.
Lutja përmbyllëse
Java që fillon më 13 shtator
10 min.: Lajmërime lokale dhe lajmërime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. Sugjero pika të revistave në vazhdim që i përshtaten bisedave që do të përdoren në shërbimin në fushë gjatë kësaj jave.
15 min.: Kutia e pyetjes. Fjalim i njërit prej pleqve. Nënvizo përgjegjësinë për t’u sjellë ashtu siç duhet kur marrim pjesë në një pagëzim.
20 min.: «Përse fletushkat janë kaq të çmuara në shërbimin tonë sot.» Pyetje dhe përgjigje. Pas paragrafit të fundit, trego në një demonstrim të shkurtër se sa e lehtë është të përdorësh një fletushkë gjatë dëshmisë joformale.
Lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 20 shtator
10 min.: Njoftime lokale. Përmend pika kryesore nga raporti i fundit i shërbimit. Përmend edhe pjesën që ka pasur kongregacioni lokal në raportin e shërbimit të atij muaji. Përfshi llogarinë mujore dhe falënderime të mundshme të Kongregacionit Qendror për kontributet e dërguara. Lavdëro vëllezërit për mbështetjen financiare që i japin qoftë kongregacionit lokal, ashtu edhe veprës së predikimit.—Mat. 24:14.
15 min.: «Si të fillojmë studime biblike me librin Njeriu më i madh.» Pyetje dhe përgjigje. Pas paragrafit 2 demonstro se si mund të fillohet një studim biblik me librin. Lajmëtari fillon duke lexuar tre paragrafët e parë të kapitullit 111 të librit dhe vazhdon kështu me prezantimin e sugjeruar në paragrafin 2 të artikullit.
20 min.: Fjalim mbi Krijimin, i bazuar në librin Të jetosh përgjithmonë kapitulli 7, paragrafët 1-13. Oratori nuk duhet të zgjedhë më tepër pika se sa mund të trajtojë në mënyrë të përshtatshme në kohën e caktuar.
Lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 27 shtator
10 min.: Njoftime lokale dhe lajme teokratike. Vër në dukje disa pika nga revistat në vazhdim të përshtatshme për biseda në shërbimin nga shtëpia në shtëpi ose kur japim dëshmi joformale.
20 min.: «Ji i rregullt në shërbimin e fushës.» Fjalimi të mbahet nga mbikëqyrësi i shërbimit ose nga një vëlla tjetër i kualifikuar. Në bazë të kohës në dispozicion, trajto informacionet e librit Të organizuar për të kryer shërbimin tonë, faqet 106-110. Ripërsërit rëndësinë e pjesëmarrjes së rregullt në shërbim dhe dorëzimin e menjëhershëm të raporteve të shërbimit në fund të muajit.
15 min.: Nevoja lokale. Mund të trajtohen disa pika mbi nevojat e kongregacionit të vëna në dukje nga mbikëqyrësi qarkor në vizitën e tij të fundit.
Lutja përmbyllëse.