Përse fletushkat janë kaq të çmuara në shërbimin tonë sot.
1 Në Kullën e Rojës së 1 janarit 1991 [jo në shqip], në faqen 30, kishte një përvojë të titulluar «Gjithçka filloi me një fletushkë.» Tregonte historinë e një nëpunësi hekurudhe i cili gjeti një nga fletushkat tona poshtë shinës së trenit. E lexoi menjëherë dhe pastaj i tha një kushëriri: «Sot kam gjetur të vërtetën!» Që të dy porositën botime të tjera dhe i studiuan. Sot, më shumë se njëqind pasardhës të tyre janë aktivë në të vërtetën. Kjo tregon se çfarë rezultatesh mund të arrihen me leximin e vetëm një fletushke.
2 Shfrytëzoni rastet: Vëllezërit po shfrytëzojnë rastet për të shpërndarë fletushka në rrethana nga më të ndryshmet. Një e re Dëshmitare vuri re se mësuesja e saj ishte e trishtuar sepse i kishte vdekur vjehrra. Kjo motër e vogël i shkroi mësueses një letër ngushëllimi dhe ia dërgoi bashkë me fletushkën A ka shpresë për të vdekurit tanë? Mësuesja i shkroi një letër falenderimi dhe pastaj foli me të. Tani kjo mësuese i pranon rregullisht revistat nga kjo motër e re.
3 Ndërsa jepnin dëshmi në një rrugë që të çonte në një varrezë, disa lajmëtarë panë disa njerëz që po zbardhnin varret. Lajmëtarët shfrytëzuan rastin për t’u ofruar atyre fletushka. Të nesërmen ishte një ditë feste dhe njerëzit shkonin në varreza, kështu lajmëtarët vendosën që të qëndronin në hyrje të varrezave për të ofruar fletushka. Lanë më shumë se pesëqind fletushka, vetëm tre persona i refuzuan. Vitin e ardhshëm lajmëtarët u kthyen dhe shpërndanë më tepër se njëmijë fletushka: vetëm gjashtë persona i refuzuan. Disa shprehën mirënjohjen e tyre të sinqertë. Një burrë që po ikte e lexoi fletushkën dhe pas pak u kthye për të folur me motrën që ia kishte dhënë. Ai tha: «Është një person që do të doja ta lexonte këtë mesazh. A mund të më japësh një tjetër?»
4 Në saj të formatit të tyre fletushkat janë të manovrueshme dhe me lehtësi mund t’i marrim me vete kudo që shkojmë. Kur bëjmë biseda joformale, qofshin të panjohur apo të njohur, duhet të përpiqemi të bëjmë një deklaratë të shkurtër e cila mund të na çojë në trajtimin e njërës prej tetë fletushkave aktualisht në dispozicion. Mund ta bëjmë kur flasim me të afërmit, kur psonisim apo presim dikë, kur shkojmë për vizitë tek kushërinjtë dhe në shumë raste të tjera.
5 Përse janë të efektshme: Fletushkat janë me ngjyra dhe kjo i bën tërheqëse. Pronarët e shtëpisë dhe ata me të cilët flasim në dëshminë joformale shohin se nuk të hanë shumë kohë, për atë se nuk kanë shumë për të lexuar. Megjithatë, mesazhi është bindës dhe informativ. Personi kupton një pikëpamje të bazuar biblike mbi argumentin që trajton fletushka. Pasi kishte marrë dhe konsideruar fletushkën Jeta në botën e re dhe paqedashëse, një i ri ka thirrur: «Nuk kam dëgjuar kurrë informacione kaq inkurajuese mbi situatën botërore!»
6 Duhet t’i përdorim fletushkat në çdo rast të përshtatshëm. Shumë lajmëtarë i kanë gjetur të dobishme për të filluar bisedën nga shtëpia në shtëpi. Shumë studime që mbahen sot kanë nisur me një fletushkë. Në faqen 4 të kësaj fletushke Shërbimi ynë i Mbretërisë ndodhen disa sugjerime praktike mbi përdorimin e efektshëm të fletushkave. Po, fletushkat janë mjete të vogla por të çmueshme për t’i përdorur në shërbimin tonë.