BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w15 15/6 f. 18-19
  • «Nëse Kingzli ia doli, edhe unë mund t’ia dal»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • «Nëse Kingzli ia doli, edhe unë mund t’ia dal»
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • MERR PJESË DHE PËRFSHIHET NË MBLEDHJE
  • Ç’do të thotë të jesh i krishterë?
    Zgjohuni!—2007
  • Pika që u ndryshojnë jetën të verbërve
    Si përdoren dhurimet e tua
  • Regjistrimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
  • Shkolla e Shërbimit Teokratik për vitin 2001
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2000
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
w15 15/6 f. 18-19
Kingzli duke u pagëzuar

«Nëse Kingzli ia doli, edhe unë mund t’ia dal»

ME NJË prekje të lehtë në shpatull, Kingzli filloi leximin e Biblës, caktimin e parë në Shkollën e Shërbimit Teokratik. Ai shqiptoi me kujdes çdo fjalë, pa lënë asnjë rrokje. Por, prit pak. Pse nuk shihte Biblën?

Kingzli nga Sri-Lanka ishte i verbër. Dhe jo vetëm kaq. Ai nuk dëgjonte mirë dhe kishte nevojë për karrocë invalidi që të lëvizte. Si mësoi për Jehovain e si u kualifikua për të marrë pjesë në Shkollën e Shërbimit Teokratik? Po ju tregoj si ndodhi.

Kur e takova në fillim Kingzlin, mbeta pa fjalë nga etja e tij për të vërtetën biblike. Tashmë kishte studiuar Biblën me disa Dëshmitarë dhe libri i tij në gjuhën braile Njohuria që të çon në jetën e përhershme ishte copë-copë.a Megjithëse e pranoi ftesën për të rifilluar studimin, kishim dy vështirësi.

E para ishte se Kingzli jetonte bashkë me të tjerë në një shtëpi për të moshuarit dhe për ata me probleme fizike. Për shkak të zhurmës përreth e ngaqë Kingzli mezi dëgjonte, më duhej ta ngrija shumë zërin. Ç’është e vërteta, çdo javë studimin e dëgjonte gjithë dynjaja.

E dyta ishte se Kingzli arrinte të lexonte e të kuptonte vetëm pak nga gjërat e reja që mësonte. Kingzli përgatitej gjithë merak që të nxirrte sa më shumë dobi nga studimi. Qysh më përpara e lexonte dhe e rilexonte materialin, kërkonte shkrimet në Biblën e tij në gjuhën braile dhe më pas formulonte në mendje përgjigjet e pyetjeve. Kjo metodë pati shumë rezultat. Gjatë studimit, ai ulej këmbëkryq në një qilim dhe i binte dyshemesë gjithë entuziazëm teksa shpjegonte me sa i hante zëri atë që kishte mësuar. S’kaloi shumë dhe studimin e bënim dy herë në javë, dhe zgjaste dy orë.

MERR PJESË DHE PËRFSHIHET NË MBLEDHJE

Kingzli dhe Poli

Kingzli dhe Poli

Kingzli donte shumë të ndiqte mbledhjet në Sallën e Mbretërisë, por nuk ishte e lehtë. Kishte nevojë për ndihmë që të hipte e të zbriste nga karroca e invalidit dhe nga makina, si edhe që të hynte e të dilte nga Salla. Megjithatë shumë në kongregacion e ndihmonin me radhë, duke e parë këtë si privilegj. Gjatë mbledhjeve, Kingzli mbante një boks të vogël pranë veshit, dëgjonte me vëmendje e madje komentonte.

Pasi studioi për ca kohë, vendosi të regjistrohej në Shkollën e Shërbimit Teokratik. Dy javë para caktimit të parë të leximit të Biblës, e pyeta nëse kishte bërë prova. Ai tha plot siguri: «Po vëlla, kam bërë rreth 30 prova.» E lavdërova për këtë dhe e pyeta nëse mund ta dëgjoja pak. Ai hapi Biblën, vuri gishtat në tekstin braile dhe filloi leximin. Vura re se nuk i lëvizte gishtat përgjatë rreshtave, siç bënte zakonisht. E kishte mësuar përmendsh!

Me lot në faqe, nuk po u besoja dot syve. E pyeta si arrinte ta kujtonte aq mirë tekstin vetëm pas 30 provash. Ai tha: «Jo, jo, kam bërë rreth 30 prova në ditë.» Për më shumë se një muaj, Kingzli ishte ulur në qilimin e vet duke lexuar e stërlexuar tekstin derisa e kishte mësuar përmendsh.

Më në fund erdhi dita e caktimit. Kur mbaroi, kongregacioni shpërtheu në duartrokitje dhe mjaft veta derdhën lot, të prekur nga vendosmëria e këtij studenti të ri. Një lajmëtare, e cila s’bënte më fjalime ngaqë e bllokonin emocionet e forta, kërkoi të merrte pjesë sërish në shkollë. Pse? Ajo tha: «Nëse Kingzli ia doli, edhe unë mund t’ia dal.»

Pasi kishte studiuar Biblën për tre vjet, më 6 shtator 2008 Kingzli e simbolizoi kushtimin ndaj Jehovait duke u pagëzuar në ujë. Ai vdiq si Dëshmitar besnik më 13 maj 2014. Ishte i sigurt se në Parajsën tokësore do të vazhdojë shërbimin besnik me fuqi të plotë e shëndet të përsosur. (Isa. 35:5, 6)—Treguar nga Pol MekManusi.

a Botuar në vitin 1995; tani nuk shtypet më.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo